13 Feb LRI letër të hapur Berishës: Na sqaroni për rritjen e taksës vjetore për studentët
” LRI letër të hapur Berishës: Na sqaroni për rritjen e taksës vjetore për studentët Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) duke qenë se është në kundërshtim të vendimit të Qeverisë lidhur me rritjen e taksës vjetore për studentët i dërgoi sot një letër Kryeministrit Berisha ministrit përkatës Pollo dhe rektorëve të universiteteve.
Më poshtë ndodhet deklarata e Kryetares së LRI-së Erisa Xhixho.
“Ne Lëvizja Rinore për Integrim kemi ardhur sot të depozitojmë një letër pranë Kryeministrisë për z.Sali Berisha Kryeministrin e Shqipërisë për një problem i cili na shqetëson shumë ne studentët lidhur me një vendim që është marrë nga Këshilli i Ministrave por që më parë është diskutuar nga rektorët.
Mendojmë se ky vendim për vendosjen e një takse vjetore e cila është 5 fishuar që do të paguhet nga ne studentët është jotransparent pasi ne nuk kemi një informacion të duhur se si është proceduar për vendosjen e kësaj takes se ku dhe si do të përdoren këto miliarda lekë që ne studentët jemi të detyruar ti paguajmë.
Për këto arsye ne kemi ardhur këtu që të kërkojmë nga Z. kryeministër një sqarim lidhur me këtë çështje. Gjithashtu ne këtë letër do t’ia çojmë gjithë palëve të interesuara të cilat janë Ministria e Arsimit dhe Rektoratët ku do t’i kërkojmë një sqarim dhe informim.
Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të mos merren më vendime arbitrare në kurriz të studentve dhe jemi kundër këtij fenomeni sepse derisa studentët përjashtohen nga çdo lloj vendimarrje ata përdoren nga interesa të ndryshme. Gjithashtu bëjmë me dije që nëse nuk kemi ndonjë reagim nga këto institucione përgjegjëse ne do informojmë edhe kolegët tanë ndërkombëtarë të cilët ndjekin dhe monitorojnë integrimin e Shqipërisë në BE sepse më këto vendime arbitrare që ndodhin në kuriz të studentëve ne nuk mund të shkojmë përpara por përkundrazi kthehemi pas në vitet ‘90 në kohën e komunizmit e cila ka qënë një plagë e shoqërisë shqiptare. Ne jemi të hapur për bashkëpunim por nëse këto dyer të institucioneve do të na mbyllen atëherë e dimë shumë mirë që të rinjtë dinë të protestojnë se sa të fuqishëm janë ata për çështjet që u interesojnë.
0x323030362d30312d3237 14:38)”