LRI kamping rinor në bregdetin e Jalës.

LRI kamping rinor në bregdetin e Jalës.

” LRI kamping rinor në bregdetin e Jalës.

Lëvizja Rinore për Integrim po organizon një kamping rinor në bregdetin e Jalës Aktivitet ky i cili tashmë është bërë një traditë në LRI. Me qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria anëtarë dhe simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë në këtë kamp rinor ku aktivitetet politike kulturore dhe argëtuese janë kryefjala e 5 ditëve të qëndrimit në bregdetin e bukur të Jonit.
Kampingu “LRI-Jalë 2012” i organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim përveç karakterit argëtues ka edhe shumë organizime politike. Personalitete të rëndësishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbajnë para të rinjve nga e gjithë Shqipëria fjalime mbi çështjet më të rëndësishme të politikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.
Kampingu “LRI Jalë 2012” u hap nga Zv.Kryetari i LSI-së z. Haxhinasto dhe nga Kryetari i LRI-së Endrit Braimllari. 
Zv.Kryetari i LSI-së z. Haxhinasto ka përgëzuar të gjithë të rinjtë e LRI-së për kontributin e tyre në rritjen elektorale dhe cilësore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Haxhinasto gjithashtu i falënderoi të rinjtë për energjinë pozitive që ata i japin çdo ditë LSI-së.
Lëvizja Socialiste për Integrim tha z. Haxhinasto sot është një forcë politike e cila ka kontribuar për të gjithë shqiptarët ka kontribuar për integrimin e tyre para së gjithash mes vetes. 
“Ne jemi partia e integrimit. Jemi partia e Evropës. Në vizionin tonë edhe në dokumentet tonë të cilët do të trajtohen edhe në Konventën e ardhshme ne do të mendojmë dhe do të paraqesim propozimet tona për Shqipërinë e së ardhmes për Shqipërinë e 2020 kur besojmë që do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian.” theksoi ai. 
Një çështje themelore për LSI-në Zv.Kryetari i LSI-së z. Haxhinasto ka prekur çështjen e punësimit dhe programit ekonomik. “Lëvizja Socialiste për Integrim do të përpunojë më tej në programin e saj për të ardhmen do të jetë zhvillimi dhe ekonomia për të cilin Shqipëria ka nevojë. Shqipëria është një vend në zhvillim. Potencialet e saj janë të jashtëzakonshme potenciale të cilat kanë nevojë të menaxhohen në mënyrë më të mirë në mënyrë më efikase në mënyrë më të integruar me qëllim që të garantohet një mirëqenie më e lartë për të gjithë qytetarët shqiptarë.” theksoi ai. 
Gjithashtu Lëvizja Socialiste për Integrim në të dy programet e saj edhe në programin e 2009 edhe në atë të ardhmin do të vendosë punësimin si lajtmotiv kryesor të saj tregon se ne kemi një raport shumë të drejtë me kontributet e çdo qytetari shqiptar.  Dëshiroj të theksoj një element dhe një shtyllë kryesore tjetër të programit që është shtylla e tretë; investimi në kapitalin njerëzor kryesisht investimi për rininë përfundoi fjalën e hapjesë në Kampingun “LRI-Jalë 2012” 
Në takimin e zhvilluar në bregdetin e Jalës Kryetari i LRI-së Endrit Braimllari ka folur dhe për organizimin e forumit rinor. Ai ka theksuar se pas rezultatit shumë pozitiv që u arriti forumi rinor në zgjedhjet e kaluara duhet të ketë investime për të pasur rezultate pozitive edhe në zgjedhjet e ardhshme. “Investojmë për ta shumëfishuar kontributin e LRI-së për të rritur përfaqësimin e LRI-së” u shpreh kreu i LRI-së. Ai përmendi këtu se se bilanci i përfaqësimit të LRI-së në Këshillat  Bashkiake në të gjthë vendin do të jetë një objektiv madhor për të dal më të suksesshëm në  zgjedhjet e vitit 2013 që rinia shqiptare të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me të njëjtin bilanc.
“Ne jemi të bindur që rinia është e ardhmja e vendit është shpresa e Shqipërisë ndaj unë shpreh bindjen time që të gjithë ju së bashku duke punuar fort do të arrijmë ngremë fort rolin e Lëvizjes Rinore për Integrim në çdo qark rreth qytet apo edhe  komunë të vendit tonë duke i shërbyer në radhë të parë jo Lëvizjes Rinore për Integrim por rinisë shqiptare” përfundoi Braimllari. 

0x323031322d30382d3231 LRI-Jale..jpg 15:16)”