17 Feb LRI-ja e Kavajës dhurojnë gjak në spitalin e qytetit
Posted at 22:54h
in Archived Articles
” LRI-ja e Kavajës dhurojnë gjak në spitalin e qytetit
LRI-ja e Kavajës dhurojnë gjak në spitalin e qytetit
Kjo nismë e forumit rinor të LSI-së është mbështetur nga efektivat e policisë së rrethit të Kavajës si edhe nga qytetarë të shumtë
Lëvizja Rinore për Integrim e Rrethit të Kavajës ka ndërmarrë një nismë për sensibilizimin e qytetarëve të qytetit të Kavajës për dhurimin e gjakut. Kjo nismë humanitare e Lëvizjes Rinore për Integrim është mbështetur menjëherë nga efektivat e policisë së rrethit të Kavajës si edhe nga qytetarë të shumtë. Mbi 50 të rinj të LRI-së së Kavajës kanë dhuruar gjak nismë kjo e cila është bërë traditë në Lëvizjen Rinore për Integrim në Kavajë.
I pranishëm në spitalin e Kavajës për dhurimin gjakut ishte edhe Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Tiranës njëkohësisht Sekretar i LRI-së së Tiranës Afrim Dervishi. Ndërkohë që në një prononcim për mediet kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kavajë i cili është edhe Drejtor i Spitalit të këtij qyteti Idajet Xeka falënderoi të gjithë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim për këtë nismë humanitare si dhe u shpreh i bindur se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi sipas tij tashmë dhurimi i gjakut në spitalin e Kavajës është një traditë.
“Siç e shikoni sot ne kemi seancën e radhës të dhurimit të gjakut pranë spitalit të Kavajës. Kjo është kthyer në një traditë. Është e disata herë që qytetarët e Kavajës na kanë mirëkuptuar. Dihet që qyteti i Kavajës është më i miri në Shqipëri për dhurimin e gjakut. E njëjta gjë është duke ndodhur edhe sot. Ishte një iniciativë dhe një nismë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila gjeti mbështetjen dhe u përkrah menjëherë nga efektivat e policisë së Rrethit të Kavajës si dhe nga qytetarë të tjerë të Kavajës. Siç e shikoni prezenca këtu është e madhe. Unë i falënderoj të gjithë dhe ju siguroj që kjo nismë do të jetë në vazhdimësi pasi është krijuar një traditë në qytetin tonë. I falënderoj dhe një herë të gjithë” tha ndër të tjera z. Xeka.
0x323031322d30392d3134 AKTIVITETE DSC_0002.jpg 14:40)”