15 Feb LRI ftesë të rinjve që të aplikojnë për t’u pajisur me kartat e identitetit
LRI ftesë të rinjve që të aplikojnë për t’u pajisur me kartat e identitetit Xhixho: Rinia nuk duhet të humbë shansin që i jep demokracia që nëpërmjet votës t’i japë drejtimin që ajo dëshiron vendit
—
Lëvizja Rinore për Integrim bëri sot një apel për të gjithë maturantët dhe studentët që të shkojnë të aplikojnë për t’u pajisur me Karta Identiteti. Vetëm në një ditë në Tiranë kanë aplikuar për Karta Identiteti 127 maturantë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ky shembull duhet të ndiqet nga të rinjtë qofshin ata që votojnë për herë të parë qofshin studentë apo të punësuar. Kryetarja e LRI Erisa Xhixho e shoqëruar nga kryetari i LRI për Tiranën Endrit Braimllari ishin të pranishëm në njësinë nr.6 ku po aplikonin për Karta Identiteti me dhjetëra të rinj. Xhixho duke i vlerësuar zgjedhjet e 28 Qershorit me një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen Europiane të vendit tonë u shpreh:
“Ne si LRI mendojmë se pajisja me Karta Identitetit është një domosdoshmëri për çdo qytetar shqiptar dhe në radhë të parë për zgjedhjet e 28 Qershorit”. Kryetarja e LRI dhe nënkryetarja e LSI Xhixho pajisjen me Karta Identiteti e cilësoi si një rast që rinia të marrë pjesë masivisht në vendimmarrjen politike që me votën e saj të bëjë të mundur që përfundimisht Shqipëria të dalë nga tranzicioni i gjatë 19-vjeçar.
Me këtë rast – u shpreh ajo – unë i bëj thirrje gjithë të rinjve që të mos humbin këtë moment për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.
“Rinia nuk duhet të humbë shansin që i jep demokracia që nëpërmjet votës t’i japë drejtimin që ajo dëshiron. Vetëm pjesëmarrja në votime është shansi më i mirë që rinia me votën e saj të bëjë realitet ëndrrat e saj. Prandaj asnjë i ri nuk duhet të mbetet indiferent ndaj procesit zgjedhor” – tha në ndër të tjera Xhixho ku ftoi dhe një herë të rinjtë të aplikojnë për Kartat e Identitetit dhe të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. 0x323030392d30352d3037 Erisa Xhixho ftese rinise per tu pajisur me karte identiteti.JPG 19:53)