17 Feb lir Meta priti Ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë Sh.T.Z. Dimitar Arnaudov
Posted at 22:52h
in Archived Articles
” lir Meta priti Ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë Sh.T.Z. Dimitar Arnaudov
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë Ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë në Tiranë Sh.T.Z. Dimitar Arnaudov.
Z. Meta pasi i uroi Ambasadorit Arnaudov mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij të re në Tiranë shprehu vlerësimin e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera në vite mes dy vendeve dhe e siguroi atë për mbështetjen e plotë të LSI-së në avancimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare bilaterale.
Z. Meta gjithashtu shprehu vlerësimin për mbështetjen konstante që Bullgaria vazhdon t’i japë Shqipërisë në kuadër të integrimit të saj evropian si dhe për qëndrimin pozitiv mbështetës dhe nxitës që është mbajtur ndaj Republikës së Kosovës në proceset e njohjes së pavarësisë dhe forcimit të shtetit ligjor.
Ambasadori Arnaudov pasi shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e detyrës në Tiranë vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit si dhe rolin e saj pozitiv në rajon. Në këtë drejtim Ambasadori theksoi se vëmendja e politikës së jashtme bullgare do të përqendrohet në rajonin e Ballkanit me fokus të veçantë avancimin e axhendës së integrimit evropian të të gjitha vendeve të rajonit si rruga më e sigurt drejt prosperitetit sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Z. Meta dhe Ambasadori Arnaudov diskutuan gjithashtu edhe mbi mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe theksuan se më tepër duhet bërë në të ardhmen e afërt për zhvillimin e lidhjeve infrastrukturore moderne mes Tiranës dhe Sofjes si një nevojshmëri për shkurtimin e distancave dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe njerëzore.
0x323031322d30372d3035 Meta_Amb_Bullgar_Arnaudov.jpg 14:29)”