13 Feb Lideri i LSI zhvillon tur takimesh në komuna të Korçës
Lideri i LSI zhvillon tur takimesh në komuna të Korçës
Meta garanton fermerët se LSI ka një plan për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza
Meta: Pas fitores së LSI me 28 Qershor Qeveria që do të vijë nuk do të lejojë që mundi dhe djersa e fermerëve të shkojnë dëm që prodhimet e tyre bujqësore të kalben nëpër magazina
Meta: LSI do të zbatojë politika mbështetëse dhe subvencionuese nga shteti që nga farërat plehrat kimike punimi i tokës investimet për makineri bujqësore subvencionimi për njësi prodhimi
—
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta në një tur takimesh të zhvilluara me banorë në disa komuna të Korçës ka bashkëbiseduar me fermerët për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza dhe krijimin e një industrie agro-përpunuese që do të garantojë hapjen e mijëra vendeve të punës për punësimin e shqiptarëve. Duke marrë shkas nga problemet me të cilat përballet fermeri sot kreu i LSI e konsideroi të patolerueshme këtë situatë ku shumë prodhime bujqësore kalben pasi nuk ekzistojnë mundësi dhe hapësira për përpunimin dhe eksportimin e tyre. Shteti dhe qeveria tha Meta kanë përgjegjësinë e tyre për këtë situatë. Ndaj theksoi ai pas fitores së LSI me 28 Qershor Qeveria që do të vijë nuk do të lejojë që mundi dhe djersa e fermerëve të shkojnë dëm që prodhimet e tyre bujqësore të kalben nëpër magazina. Sipas kreut të LSI shteti dhe Qeveria duhet të marrin përgjegjësitë përkatëse sepse është e patolerueshme që një vend ky gjysma e popullsisë jeton në zona rurale të mos ushqejë dot veten por të thellohet në borxhe për shkak të raportit midis produkteve ushqimore të importit dhe atyre të eksportit.
“Shumica e parave që vijnë nga emigrantët tanë kanë shkuar përsëri jashtë për të blerë ushqime dhe për t’i sjellë në Shqipëri ndërkohë që qepët patatet mollët kalben në magazinat tuaja. Pse po ndodh kjo? Sepse shteti dhe Qeveria e kanë braktisur bujqësinë” tha Meta. Në këtë situatë Meta tha se LSI është e vendosur për të shumëfishuar investimet në bujqësi deri në trefishimin e tyre në mënyrë që bujqësia të dalë nga kjo krizë. Këto investime do të përqendrohen në kanalet e kullimit dhe vaditjes në infrastrukturën e tokës etj. Gjithashtu Meta tha se LSI do të zbatojë politika mbështetëse dhe subvencionuese nga shteti që nga farërat plehrat kimike punimi i tokës investimet për makineri bujqësore subvencionimi për njësi prodhimi. Në vëmendjen e qeverisjes së LSI tha Meta do të jetë dhe garantimi i grumbullimit të prodhimit dhe përpunimi i tij sepse sot në Shqipëri vetëm 10 për qind e prodhimit bujqësor përpunohet në vend çka sipas tij përbën dhe një ndër arsyet e krizës së madhe në të cilën ndodhet Shqipëria.
“Duhet që shteti dhe Qeveria të marrin përgjegjësitë e saj si garantë të dalin garantë për prodhimin dhe të dalin garant për zhvillimin e kësaj industrie agropërpunuese. Të dalë garant për sipërmarrës që duan të ngrenë iniciativa të tilla të agropërpunimit por që nuk kanë mundësi financiare sepse duhet kredi. Kreditë i japin bankat dhe shteti t’u ofrojë garanci bankave. Shteti duhet të inkurajojë sipërmarrës të tillë. Duhet ndërhyrë që kreditë në këto fusha të jenë sa më afatgjata dhe me interesa sa më të favorshme. Shteti mund të heqë tatim fitim për çdo fabrikë të re të përpunimit për disa vite” deklaroi Meta.
Kreu i LSI nënvizoi se pa realizuar këtë sistem nuk mund të ketë rritje të prodhimit bujqësor nuk mund të ketë më shumë mirëqenie dhe përmirësim të ekonomisë sonë kombëtare që po dobësohet gjithnjë e më shumë sepse bujqësia gjendet në një situatë tepër kritike. “Shteti të japë garanci financiare dhe ekonomike që të ecet në drejtimin e duhur. Vetëm në këtë mënyrë bujqësia do dalë nga kriza. Është e domosdoshme që të merremi seriozisht dhe ne do të merremi seriozisht me bujqësinë. Prandaj duhet që shteti të marrë përgjegjësitë e veta. Tregu dhe Qeveria duhet të ecin paralel dhe të bashkojnë avantazhet në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Ne për këtë Qeveri kemi nevojë dhe për këtë shtet kemi nevojë. Sepse nuk kemi nevojë për një Qeveri e cila kur nuk do të marrë përgjegjësi thotë fajin e ka tregu. Unë besoj që jemi në rrugën e duhur. Besoj që të gjithë së bashku do të arrijmë në 28 Qershor të ndahemi nga politika e fjalëve boshe” tha Meta. Më tej në fjalën e tij kreu i LSI tha se është Koha për Veprim në mënyrë që të shpërblehet mundi dhe djersa e fermerëve shqiptarë jo me fjalë por me vepra. Meta theksoi se LSI ka një plan për të nxjerrë bujqësinë nga kjo krizë në mënyrë që prodhimet bujqësore të fermerëve të mos kalben. “Vetëm në këtë mënyrë ne do të bëjmë më të mirë jetën tuaj vetëm në këtë mënyrë ne do të bëjmë atë që të gjithë ta shohin të ardhmen në radhë të parë në vendin e tyre sepse i kemi dhe gjitha resurset dhe potencialet për të zhvilluar dhe jetuar në mirëqenie” tha ai.
Vendi është në krizë tha Meta dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për një Qeveri që harxhon energjitë e saj për demagogji dhe për të gënjyer popullin e saj por për një qeveri që vepron një qeveri që gjen zgjidhje për problemet e popopullit të saj një qeveri që garanton prodhimet bujqësore të fermerëve shqiptarë. “Kjo nuk është një sfidë e cila ka të bëjë vetëm interesin tuaj personal e familjar por është e rëndësishme për të krijuar ekonominë tonë kombëtare për ta bërë atë gjithnjë e më të qëndrueshme në mënyrë që ne të arrijmë standardet europiane jo me fjalë por me vepra. Këto standarde të mos ju çojnë më në Greqi as në Itali por duhet të jenë në Shqipëri dhe kjo bëhet vetëm me punë. Ndaj tani është Koha për Veprim dhe ne jemi gati të veprojnë dhe ne besojmë shumë në përkra
hjen dhe mbështetjen tuaj” u shpreh kreu i LSI.
0x323030392d30342d3133 AKTIVITETE