Lideri i LSI zhvillon takime entuziaste me qindra banorë në Krumë të Hasit dhe Shishtavec të Kukësit

Lideri i LSI zhvillon takime entuziaste me qindra banorë në Krumë të Hasit dhe Shishtavec të Kukësit

Lideri i LSI zhvillon takime entuziaste me qindra banorë në Krumë të Hasit dhe Shishtavec të Kukësit

Meta: Pas 28 Qershorit dyert do jenë të hapura për të zgjidhur problemet tuaja

Lideri i LSI z. Ilir Meta ka zhvilluar takime mjaft entuziaste me qindra banorë në Krumë të Hasit dhe në Shishtavec të Kukësit. Meta së bashku me kandidatët për deputetë të këtij qarku Zef Çupi dhe Qemal Elezi takoi banorët e këtyre zonave dhe bisedoi për hallet dhe shqetësimet që ata përballen çdo ditë.

Meta u shpreh se zgjedhjet e 28 Qershorit do të sjellin një raport të ri midis forcave politike në parlamentin e ardhshëm pa diskutim në këto zgjedhje LSI do jetë nje nder tre faktorët politikë se bashku me PS dhe PD. Pas fitores së LSI në 28 Qershor dyert do jenë të hapura për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja për të marrë vendime në favor të zhvillimit të komuniteteve tuaja prandaj është e rëndësishme që vota juaj të shkojë për LSI dhe kandidatët e saj u shpreh Meta.

LSI do ta ketë si prioritet gjithë qarkun e Kukësit jo më kot isha disa muaj më parë për të vizituar rrugën e Kalimashit rrugën që lidh Shqipërinë dhe Kosovën për t’i dhënë mesazhin që ne jo vetëm që jemi për ndërtimin e rrugës se rruga ka filluar para se të vinte në pushtet Sali Berisha se ka filluar nga qeveritë e majta por ne jemi të vendosur edhe të inaugurojmë përfundimin e rrugës. Është një rrugë që do jetë në shërbim të mirëqenies së gjithë shqiptarëve. Por natyrisht që ju keni nevojë dhe për rrugë të tjera keni nevojë dhe për t’u lidhur me Tropojën dhe për t’u lidhur me pikat kufitare keni nevojë edhe për rrugë të brendshme që jeta juaj të bëhet më dinamike që të dilni më shpesh në tregje dhe të rrisnin shpejtësinë e integrimit edhe në Europë.

Lideri i LSI ftoi banorët e këtyre zonave që në zgjedhjet e 28 Qershorit të votojnë për LSI dhe për Zef Çupin dhe ne do jemi borxh tek ju që do t’iu shlyejmë me punë me shërbim me mirënjohje me investime dhe më zhvillime të mëtejshme për qarkun e Kukësit.

0x323030392d30352d3232 Meta takon banore ne Shishtavec te Kukesit.JPG 18:29)