Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvillon një ndeshje futbolli me të rinjtë e LRI-së

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvillon një ndeshje futbolli me të rinjtë e LRI-së

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvillon një ndeshje futbolli me të rinjtë e LRI-së në kuadër të sloganit “Rinia në Veprim” Meta: LSI është e vendosur të ketë prioritet shumë të rëndësishëm zhvillimin e sportit duke nisur me mbrojtjen e terreneve aktuale sportive me investimin për të krijuar shumë terrene të tjera sportive si pranë shkollave 9-vjeçare të Mesme apo Universiteteve ashtu edhe nëpër lagje dhe në zona të ndryshme të qyteteve tona

————

 

Në kuadër të sloganit “Rinia në Veprim” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka zhvilluar një ndeshje futbolli me të rinjtë e LRI-së.  Duke marr shkas nga ky aktivitet rinor Lideri i LSI-së z. Meta gjeti mundësinë për t’i bërë apel të rinjve për t’u marrë sa më shumë me veprimtari sportive si dhe iu premtoi të rinjve se pas  fitores së LSI më 28 Qershor do të angazhohet për të krijuar  sa më shumë ambiente sportive për çdo të ri dhe te re që dëshiron të merret me sport.

Në këtë kuadër Meta u shpreh se- ne jemi sot këtu në ambientet e klubit të njohur Partizani pikërisht për të qenë pjesë e një aktiviteti sportiv të vajzave dhe djemve të Lëvizjes Rinore për Integrim për t’u takuar edhe me ekipet zinxhirë  të fëmijëve të cilët kërkojnë t’i shpenzojnë energjitë e tyre duke zhvilluar talentin dhe pasionin e tyre për futbollin. Ndaj tha Meta me këtë rast dua të siguroj të gjithë të rinjtë dhe fëmijët e Shqipërisë se LSI do të ndalë shkatërrimin e klubeve dhe ambjenteve sportive në të gjithë vendin. Sipas Metës LSI është e vendosur të ketë prioritet shumë të rëndësishëm zhvillimin e sportit duke nisur me mbrojtjen e terreneve aktuale sportive me investimin për të krijuar shumë terrene të tjera sportive si pranë shkollave 9-vjeçare të Mesme apo Universiteteve ashtu edhe nëpër lagje dhe në zona të ndryshme të qyteteve tona.  Eshtë e rëndësishme që rininë tonë ta mbajmë sa më larg  tymit të duhanit sa më larg drogës sa më larg një jete pasive dhe monotone. Energjitë e saj rinia t’i zhvillojë së bashku me talentin e saj. Padyshim që sporti është një aktivitet që i shkon më për shtat se kujtdo tjetër në rradhë të parë rinisë dhe fëmijëve. Me këtë rast dua të siguroj gjithë të rinjtë gjithë fëmijët por dhe prindërit e tyre që LSI do bëjë gjithçka për të rikthyer sa më pranë mundësive atë traditë të shkëlqyer që ka qenë në të kaluarën të shkollave sportive të cilat kanë patur atë traditë të shkëlqyer të ekipeve sportive pranë shkollave të ndryshme të cilat kanë qenë një bazë shumë e mirë për ekipet zinxhirë dhe për ekipet profesioniste” u shpreh Meta. Gjithashtu ai u shpreh i  bindur se-  ne do të mbështesim dhe do të financojmë përmes buxhetit të shtetit aktivitete midis shkollave midis ekipeve të ndryshme sportive të shkollave 9-vjeçare të shkollave të Mesme të Universiteteve dhe do të nxisim marrëveshje me klubet profesioniste jo vetëm në futboll por edhe në volejboll në basketboll dhe gjithë sportet e tjera në mënyrë që talentet të cilat do të zhvillohen dhe do të zbulohen  pranë Universiteteve të integrohen në ekipet profesioniste. Në përfundim z. Meta shtoi se- kjo është rruga më e mirë edhe për të rritur aktivitetin e pjesëmarrjes së rinisë në sport që është shumë e rëndësishme për shëndetin  e rinisë por edhe për të forcuar karakterin e saj njëkohësisht edhe për të rritur cilësinë sportive. Do të bëjmë shumë gjëra të mira për të zhvilluar sportin dhe për ta mbajtur rininë të lidhur me sportin sepse është Koha për Veprim. 0x323030392d30342d3131 Meta – Rinia ne Veprim.JPG