Lideri i LSI. Z.Ilir Meta vizitoi një vreshtari në Komunën e Kasharit dhe bisedoi me banorët për problemet dhe shqetësimet që kanë

Lideri i LSI. Z.Ilir Meta vizitoi një vreshtari në Komunën e Kasharit dhe bisedoi me banorët për problemet dhe shqetësimet që kanë

Lideri i LSI. Z.Ilir Meta vizitoi një vreshtari në Komunën e Kasharit dhe bisedoi me banorët për problemet dhe shqetësimet që kanë 16:12 Meta: Në buxhetin e vitit të ardhshëm që do të miratohet në vitin 2010 do të planifikohet dyfishimi i investimeve për bujqësinë

Lideri i LSI z.Ilir Meta bëri një vizitë në Komunën e Kasharit në një vreshtari sipërmarrje private e një fermeri. Meta shoqërohej nga drejtues të tjerë të LSI specialistë të bujqësisë si Prof.Edmond Panariti Prof. Hasan Hoxha Sekretari i Përgjithshëm i LSI së Tiranës Elez Gjoza dhe anëtari i Kryesisë së LSI Roland Çelmeta.  
Kreu i LSI zhvilloi një bisedë me fermerët që punonin në vreshta dhe dëgjoi problemet që banorët e Kasharit kishin për të kultivuar vreshtarinë dhe prodhimet e tjera bujqësore. Gjatë bisedës me pronarin e vreshtarisë me këshilltarin e Komunës Kashar Alfred Bakallin me ekonomistin Ndoc Bushgjoka Meta dëgjoi ankesat e tyre për pamundësinë e fermerëve për të blerë pesticide pamundësinë për ta vaditur mjaftueshëm vreshtin për asnjë mbështetje që nuk kanë për naftë me çmim më të ulët dhe pamundësinë për të nxjerrë produktet e tyre në treg.
Fermerët përmendën faktin se problemi kryesor është pamundësia financiare për shërbimet. Ujitja është një problem esencial plehrat kimike lënë për të dëshiruar pesticidet nuk janë efektive.
Nga ana e tij Lideri i LSI Meta u shpreh se ju mundoheni shumë për të realizuar diçka dhe sfida për të ecur përpara në bujqësi vreshtari nuk është një sfidë vetëm
e juaja individuale por është një sfidë për të gjithë vendin. Është një sfidë e shtetit e gjithë shoqërisë se nga kjo varet  shumë dhe fuqia e ekonomisë tonë kombëtare e cila është në një gjendje katastrofike në veçanti për shkak të prodhimit tepër të ulët bujqësor në vend. Ne importojmë në mënyrë të jashtëzakonshme nga jashtë tha Meta. Më pas Kreu i LSI bëri të ditur planin e LSI për të nxjerrë bujqësinë nga kriza përmes një mbështetjeje të fuqishme nga Qeveria që do të vijë pas fitores së LSI në zgjedhjet e 28 Qershorit.
“Ne kemi një plan për të mbështetur fuqishëm bujqësinë agropërpunimin vreshtarinë pemëtarinë të gjithë ato element të domosdoshëm që do të bëjnë të mundur të rritet më shpejt prodhimi bujqësor në vend t’i sigurohet dhe t’i garantohet shitja e tij dhe të rritet në mënyrë të shpejt dhe kapaciteti agropërpunues në vend. Duke ditur dhe shqetësimet e fshatarëve  lideri i LSI tha:
“Ne kemi një plan të qartë për të subvencionuar 25-50 për qind të çmimit të farërave të plehrave kimike dhe pesticideve të mekanikës dhe të përpunimit të tokës. Së dyti për të subvencionuar 20 për qind të prodhimit dhe kjo është e rëndësishme për të lehtësuar kostot dhe shpenzimet tuaja dhe për të mbështetur në mënyrë të veçantë përpunimin e këtyre produkteve bujqësore dhe blegtorale në vend duke realizuar dy mbështetje të rëndësishme. Ne jemi të vendosur të krijojmë një fond shtetëror në bashkëpunim me bankat për kreditimin e bujqësisë dhe veçanërisht në agropërpunim.
Së dyti jemi të vendosur për të krijuar një fond për të mbështetur investimet përsa i takon qendrave të grumbullimit qendrave të agropërpunimit dhe gjithë infrastrukturës së domosdoshme që të krijohet ai zinxhiri i domosdoshëm agraro- industrial. Ne mendojmë se Qeveria jonë jo me fjalë por duke financuar do të ndërhyjë në këto elemente të rëndësishme duke filluar që nga subvencionimi i farërave i pesticideve të plehrave të punimit të tokës përmes karburantit dhe mekanikës.

Plani i LSI tha Meta është një plan që mbështetet në treguesit ekonomikë të vendit dhe që në buxhetin për vitin e ardhshëm që do të miratohet në vitin 2010 do të jetë planifikuar dyfishimi i investimeve për bujqësinë.
Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për të përmirësuar jetën tuaj por për të përmirësuar atë bilanc eksport-import që sot ka vendi që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në dekurajimin e njerëzve për të punuar dhe investuar tha Meta. 0x323030392d30342d3237 Meta vizite ne Vreshtari ne Kashar.JPG