15 Feb Lideri i LSI z.Ilir Meta prezanton “Planin për Veprim”. Meta prezanton gjithashtu Zëdhënësin e programit elektoral të LSI
Lideri i LSI z.Ilir Meta prezanton “Planin për Veprim”. Meta prezanton gjithashtu Zëdhënësin e programit elektoral të LSI z.Edmond Haxhinasto dhe Zëdhënësin e LSI z.Ralf Gjoni
Meta: Në themel të këtij “Plani për Veprim” qëndron pikërisht punësimi si shtylla kryesore dhe objektivi kryesor mbi të cilin do të ndërtohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë e atyre që janë pa punë
Meta: Në lidhje me çështjen e Gëdecit më duhet të them se në rast se e gjithë opozita do të ishte bashkuar me qëndrimet e qarta parimore dhe konseguente të LSI pas kësaj tragjedie z.Berisha nuk do të ishte sot kryeministër dhe drejtësia do të ishte krejtësisht e pavarur dhe e lirë për të hetuar në mënyrë të paanshme në këtë tragjedi
—
Paraqitja e programit tonë elektoral dhe qeverisës për 28 Qershorin hyn tashmë në një fazë të re duke nisur që nga dita e nesërme nga qyteti i Fierit dhe për të vazhduar deri në fund të këtij muaji në Konventën tonë elektorale. Si Kryetar i LSI-së së bashku dhe me disa nga drejtuesit më të spikatur të LSI-së por edhe nga specialistët më të aftë në LSI dhe rreth saj do të fillojmë paraqitjen dhe zbulimin e “Planit për Veprim” që është një përmbledhje e prioriteteve të programit elektoral dhe qeverisës të LSI-së që tregon shumë qartë se forca jonë politike dhe alternativa jonë në këto zgjedhje është më realistja më tokësorja dhe njëkohësisht më e përgatitura për të përballuar problemet më të rëndësishme që ndeshet sot vendi dhe qytetari shqiptar në radhë të parë problemet ekonomike dhe problemet sociale.
Në themel të këtij plani dhe në themel të këtij “Plani për Veprim” qëndron pikërisht punësimi si shtylla kryesore dhe objektivi kryesor mbi të cilin do të ndërtohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë e atyre që janë pa punë dhe e gjithë të tjerëve që sot përjetojnë pamundësinë në rritje për të shprehur aftësitë e tyre talentin e tyre njëkohësisht për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për veten e tyre dhe familjen e tyre pikërisht këtu në Shqipëri.
Të gjitha politikat tona qeverisëse zhvillimore dhe arsimore janë në funksion të punësimit të krijimit të vendeve të reja të punës dhe sikurse e kemi bërë të ditur prej kohësh Plani ynë për Veprim dhe programi ynë elektoral dhe qeverisës ka një synim tepër realist por edhe ambicioz për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të qëndrueshme të punës gjatë katër viteve të ardhshme.
Programi ynë është thellësisht social sepse Shqipëria ka nevojë për një harmoni sociale për të pasur një paqe sociale dhe një stabilitet social dhe politik afatgjatë por padyshim që programi dhe plani ynë nuk është i mbështetur vetëm mbi një politikë shpenzimesh por në radhë të parë është i mbështetur në një politikë të qartë të rritjes të qëndrueshme ekonomike dhe sidomos për nxitjen e rritjes së prodhimit vendas çka është shumë e rëndësishme për të pasur një ekonomi të qëndrueshme gjë e cila përkthehet në rritjen e qëndrueshme ekonomike për çdo qytetar të vendit tonë.
Jam i bindur se kjo do të jetë një periudhë tepër intensive dhe e suksesshme të komunikimit me faktorë shumë të rëndësishëm që janë të interesuar për t’u njohur me objektivat prioritetet dhe idetë e LSI-së në programin tonë dhe natyrisht kërkon një angazhim të të gjithë kapaciteteve tona në LSI por edhe të koalicionit tonë “Aleanca Socialiste për Integrim”.
Me këtë rast për të forcuar edhe komunikimin me mediat dua t’ju prezantoj se z.Edmond Haxhinasto Kryetar i KDK-së do të jetë njëkohësisht gjatë kësaj periudhe Zëdhënësi i LSI-së për programin elektoral dhe qeverisës.
Ndërkohë dua t’ju paraqes dhe z.Ralf Gjoni si Zëdhënës të LSI-së i cili do të jetë gjithmonë në komunikim me ju për çështje nga më të ndryshmet. Z.Gjoni ësht një intelektual i ri i cili ka studiuar dhe ka punuar në Britaninë e Madhe për disa vite është ndër ata që dëshirojnë të kontribuojnë për ndërtimin e një Shqipërie evropiane duke dhënë kontributin e tij konkret. Ndaj unë e falenderoj që është bashkuar me ekipin tonë si një ekip fitues por mbi të gjitha si një ekip me ide të qarta me vullnet të palëkundur dhe me një plan të qartë për arritjen e standardeve pikërisht këtu në Shqipërinë tonë të dashur.
Si e komentoni lidhjen e familjes kryeministrore me çështjen e Gërdecit?
Në lidhje me çështjen e Gëdecit më duhet të them se në rast se e gjithë opozita do të ishte bashkuar me qëndrimet e qarta parimore dhe konseguente të LSI pas kësaj tragjedie z.Berisha nuk do të ishte sot kryeministër dhe drejtësia do të ishte krejtësisht e pavarur dhe e lirë për të hetuar në mënyrë të paanshme në këtë tragjedi.
Ka pasur një konflikt midis Berishës dhe shefes së OHDIR. A mendoni se është e drejtë largimi i saj si kryetare e OHDIR?
Jemi njohur me faktin se kryeministri Berisha ka refuzuar përfaqësuesen e caktuar nga ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit me argumentin se zonja në fjalë paska qenë vëzhguese gjithashtu edhe në zgjedhjet e 26 Majit të vitit 1996. Në fakt ky është një kundërargument për z.Berisha dhe një përforcim i argumenteve se pse kjo zonjë duhet të jetë në krye të misionit të OHDIR sepse nuk e ka pasur fajin kjo zonjë në rast se kjo ka qenë vërtetë në ‘96 në ekipin e ODIHR për atë që ka ndodhur por përgjigjësia ka qenë nga fillimi deri në fund e Presidentit të asaj kohe z.Berisha dhe prandaj kemi nevojë që në krye të ODIHR të jenë persona të përgjegjshëm dhe të provuar në integritetin e tyre të cilët mbrojnë standartin e zgjedhjeve të 28 Qershorit që nuk janë të rëndësishme vetëm për Shqipërinë por janë të rëndësishme dhe për NATO se Shqipëria është tashmë anëtare e NATOS. Njëkohësisht janë të rëndësishme dhe për Ba
shkimin Europian se Shqipëria është në një nivel të ri të marrëdhënieve me Bashkimin Europian. Ndaj z.Berisha duhet të përqendrohet vetëm me arritjen e standarteve të zgjedhjeve dhe të heqë dorë nga çdo tentativë e mbrapshtë për të cënuar zgjedhjet në standartet e tyre me ndershmërinë dhe transparencën e këtij procesi pasi deri tani ka punuar jo pak pikërisht për të dëmtuar cilësinë e këtyre zgjedhjeve që janë përcaktuese për të ardhmen e shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Edmond haxhinasto Zëdhënës për programin elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Unë dëshiroj të shpreh kënaqësinë që mbas një procesi të gjatë intensiv ku unë kam pasur mundësinë të shërbej edhe si koordinator i përpjekjeve të gjithanshme të kapaciteteve më të mira që ka LSI-ja të ekspertëve kombëtarë dhe atyre ndërkombëtarë arrijmë në një moment të tillë që është kurorëzimi i përgatitjes së programit tonë i propozimit tonë për zgjedhjet e këtij viti që janë dhe gjithashtu dhe propozimet tona për qeverisjen 2009-2013. Jam shumë i kënaqur me produktin që kemi arritur është një produkt mbi të gjitha njerëzor social konkret i cili do të përçohet me shumë thjeshtësi dhe me shumë qartësi tek të gjithë qytetarët dhe sigurisht një rol të jashtëzakonshëm për ta realizuar këtë e keni dhe ju. Ne do të fillojmë siç tha dhe Kryetari një seri takimesh edhe nëpër qytetet e tjera nëpër rrethet e Shqipërisë dhe sigurisht edhe me ju dhe me kolegët tuaj do të paraqesim pikërisht këto prioritete që ne kemi me qëllim që konkurimi në këto zgjedhje të ardhshme të bëhet pikërisht mbi bazën e propozimeve që sjellin forcat politike dhe gjithashtu dhe të kredibilitetit të lidershipeve të partive përkatëse që i sjellin ato propozime. Unë ju falenderoj dhe uroj që të vazhdojmë një bashkpunim shumë të ngushtë dhe intensiv siç e kemi pasur deri tani.
Ralf Gjoni Zëdhënës i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Së pari dua të falenderoj zotin Meta për ftesën që më ofroi për t’ju bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kam kënaqësinë ta pranoj këtë ftesë dhe mendoj se po i bashkohem forcës më konstruktive e cila ka treguar një integritet politik që prej krijimit të saj. Përfitoj nga rasti gjithashtu para zgjedhjeve të cilave po i afrohemi që t’i bëj një ftesë të gjithë bashkëmoshatarëve të mi të rinjve intelektualë dhe kryesisht të rinjve që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 28 Qershorit për t’ju bashkuar alternativës sonë reale dhe shpirtit tonë konstruktiv për të arritur një ndryshim të vërtetë në 28 Qershor. Gjithashtu si z.Haxhinasto unë shpresoj që të kemi një marrëdhënie konstruktive së bashku me mediat gjatë javëve të ardhshme përballë fushatës.
Kush është Ralf Gjoni?
Ralf Gjoni vjen nga një experiencë e pasur profesionale në sektorin e ndihmave humanitare industrinë e mbrojtjes dhe marëdhëniet me publikun. Ralfi ka punuar për një sërë organizatash ndërkombëtare ne fillim-vitet '90 në Shqipëri dhe gjate 14 viteve te fundit ka jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe Francë dhe SHBA në fushën e marrëdhënieve me publikun. Vitet e fundit ka punuar si Konsulent në Public Affairs në grupin prestigjioz Amerikan Ëeber Shandëick duke përfaqësuar një bazë të gjerë klientele pranë institucioneve Britanike. Gjithashtu ai ka punuar si asistent special në Parlamentin Britanik dhe si Drejtues i Klubit Londinez të Lëvizjes MJAFT! (Çmimi i Kombeve të Bashkuara për Shoqërinë Civile në vitin 2004) duke lobuar për interesat mbarë-shqiptare pranë spektrumit politik dhe parlamentar britanik. Ai është diplomuar me Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare me gradën "Distinction" nga Departmenti i Studimeve të Luftës në King's College London në Londër. Ekspertiza e tij akademike shtrihet në fushat e marrëdhenieve ndërkombëtare në cështjet e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe në politiken ekonomike.
—
Mobile: +355 68 20 20 159
Email: ralf.gjoni@gmail.com
0x323030392d30352d3132 Meta me dy zedhenesat Ralf Gjoni dhe Edmond Haxhinasto.JPG