Lideri i LSI z.Ilir Meta komenton deklaratat e ish-kryetarit të PS

Lideri i LSI z.Ilir Meta komenton deklaratat e ish-kryetarit të PS

Lideri i LSI z.Ilir Meta komenton deklaratat e ish-kryetarit të PS z.Fatos Nano në emisionin “Opinion” Meta: Jam shumë i hapur të bashkëpunoj me të gjithë faktorët progresistë dhe opozitarë dhe padyshim që më duhet të theksoj se z.Nano është një faktor shumë i rëndësishëm në të majtën shqiptare për fitoren e së majtës dhe forcave progresiste dhe nxjerrjen në pension politik të Kryeministrit aktual z.Berisha
 

 
Lideri i LSI z.Ilir Meta pas vizitës së zhvilluar në një prej bizeseve fason në Tiranë u pyet nga gazetarët për komentin e tij për deklaratat e fundit të zotit Nano në emisionin “Opinion”. Meta u shprehj se “Nga qëndrimet e z.Nano unë do të doja të merrja thelbin e shqetësimit të tij. Atë çka do të vlerësoja si më racionalen nga shqetësimi i tij është pikërisht domosdoshmëria e një bashkëpunimi midis forcave të opozitës për të garantuar një fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit. Unë uroj që z.Nano pavarësisht nga moskandidimi për deputet në zgjedhjet e 28 Qershorit të ketë një rol aktiv për të ndihmuar në fitoren e opozitës dhe të majtës në zgjedhjet e 28 Qershorit pasi duhet thënë se ai përfaqëson një faktor shumë të rëndësishëm të së majtës dhe në këtë mënyrë është e domosdoshme që të gjithë këta faktorë të bashkërendojnë dhe të bashkëpunojnë me qëllimin kryesor fitoren e opozitës fitoren e së majtës dhe forcave progresiste dhe nxjerrjen në pension politik të Kryeministrit aktual z.Berisha. Besoj që pas 28 Qershorit projekti për bashkëpunimin e të majtës mbi principe shumë demokratike do të jetë i hapur”.
Ndërsa pyetjes se a do të bashkëpunonte me z.Nano kreu i LSI Meta iu përgjigj se “unë jam shumë i hapur të bashkëpunoj me të gjithë faktorët progresistë dhe opozitarë dhe padyshim që më duhet të theksoj se z.Nano është një faktor shumë i rëndësishëm në të majtën shqiptare për shkak të një roli të rëndësishëm dhe historik që ai ka patur. Ai përfaqëson një figurë tepër komplekse dhe njëkohësisht besoj se është një figurë ende shumë përfaqësuese dhe në këtë drejtim është i domosdoshëm bashkëpunimi me të dhe një rol i tij më aktiv në drejtim të fitores së përbashkët të së majtës dhe opozitës në zgjedhjet e 28 Qershorit”.
  0x323030392d30352d3236 15:38)