Lideri i LSI z.Ilir Meta fton në takim ditën e hënë paradite të gjithë faktorët e të majtës

Lideri i LSI z.Ilir Meta fton në takim ditën e hënë paradite të gjithë faktorët e të majtës

” Lideri i LSI z.Ilir Meta fton në takim ditën e hënë paradite të gjithë faktorët e të majtës institucionalë dhe historikë të rinj dhe të vjetër Meta: Objektivi ynë i përbashkët largimi i Berishës mund të realizohet në mënyrë më të sigurt duke vendosur dhe forcuar përpjekjet e përbashkëta e të gjithë opozitës dhe të majtës progresiste

Zgjedhjet e 28 Qershorit janë vendimtare për të ardhmen dhe të sotmen e Shqipërisë. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është historike si në aspektin e plotësimit të standardeve si një vend i ri anëtar i NATO-s edhe për përcaktimin e standarteve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në ndërtimin e një qeverisje pas 28 Qershorit të aftë për të plotësuar të gjitha detyrimet ndaj integrimit evropian. Duke vlerësuar se qeverisja aktuale e z.Berisha nuk jep asnjë garanci as për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm as në suksesin e integrimit të Shqipërisë në BE;
Unë dhe LSI konsiderojmë se sfida dhe përgjegjësia e opozitës dhe të majtës progresiste është më historike se kurrë. Objektivi ynë i përbashkët largimi i Berishës mund të realizohet në mënyrë më të sigurt duke vendosur dhe forcuar përpjekjet e përbashkëta e të gjithë opozitës dhe të majtës progresiste. Prandaj duke ndjerë këtë përgjegjësi të veçantë dhe historike do të ftoj në një takim ditën e hënë të gjithë faktorët politikë institucionalë dhe historikë të rinj dhe të vjetër të të majtës me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi midis të gjithë partive të majta dhe progresiste. Në mënyrë të veçantë në ndikim të mbrojtjes së procesit zgjedhor në 28 Qershor nga çdo manipulim dhe presion i mundshëm në ndërprerjen e diversionit të forcave të majta dhe progresiste ndaj njëra-tjetrës si dhe në krijimin e një fryme të besimit dhe të fitores në të gjithë elektoratin e majtë dhe progresistë.
Unë mirëpres angazhimin e të gjithë kontributeve të faktorëve të majtë për arritjen e objektivit kryesor të këtyre zgjedhjeve largimin e Qeverisë Berisha dhe njëkohësisht shërimin e menjëhershëm të gjithë këtyre pasojave të mëdha sociale dhe ekonomike përmes krijimit të një Qeverie të qëndrueshme të majtë dhe progresiste duke nisur nga agimi i 29 Qershorit.

Z.Meta thirrja juaj për bashkim i drejtohet edhe ish-liderit të PS z.Nano dhe kryetarit aktual z.Rama?

Në radhë të parë thirrja ime i drejtohet Kryetarit të PS-së z.Rama si kryetari i forcës politike më tradicionale. Së dyti thirrja ime i drejtohet gjithë personaliteteve dhe figurave të tjera përfaqësuese institucionale por edhe tradicionale apo historike. Natyrisht thirrja ime i drejtohet edhe z.Nano ashtu siç i drejtohet edhe z.Meidani që është një figurë shumë e rëndësishme dhe faktorëve të tjerë se janë faktorë të paneglizueshëm ndikimi i të cilëve dhe kontributi i të cilëve do të ishte veçse pozitiv për të ecur në një drejtim të përbashkët. Ky drejtim ka për qëllim krijimin e një fryme bashkëpunuese sa më të gjerë për të mbrojtur procesin zgjedhor. Së dyti në krijimin e një fryme optimizmi sa më të fortë në elektoratin progresist në mënyrë që kjo të ndikojë në një fitore sa më bindëse të forcave të majta dhe progresiste në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe në krijimin e një Qeverie sa më të qëndrueshme për të shëruar të gjitha plagët që po lë pas qeveria e Berishës duke nisur nga agimi i 29 Qershorit. 0x323030392d30362d3230 Ftesa e Metes per Ramen.jpg 14:02)”