Lideri i LSI viziton ambjentet e metalurgjikut të Elbasanit

Lideri i LSI viziton ambjentet e metalurgjikut të Elbasanit

Lideri i LSI viziton ambjentet e metalurgjikut të Elbasanit 18:00 Meta bashkëbisedon me disa punëtorë për shqetësimet e tyre
Meta: LSI ka bërë të qartë një program për të stimuluar biznesin duke zbritur nga tatimet një shumë të caktuar për çdo vend të ri pune që hapet nga bizneset ekzistuese dhe për të përjashtuar nga tatim përfitimi për tre vitet e ardhshme çdo biznes të ri do të krijohet dhe në varësi me numrin e punëtorëve që do të ketë ne do të krijojmë lehtësira në mënyrë progresive
—-
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Bujar Kllogjeri Pjerin Xhuvani si dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në qytetin e Elbasanit zhvilloi sot një bashkëbisedim me punonjësit e Metalurgjikut të Elbasanit. Duke shprehur  keqardhje për gjendjen e tanishme të ambjenteve të Metalurgjikut dhe për kapacitetin e ulët të prodhimit z. Meta u shpreh se – dikur Kombinati i Metalurgjikut ka qenë një nga kombinatet me të cilin ne krenoheshim ndërsa sot është një gërmadhë. Dikur këtu tha Meta kanë punuar 12 mijë qytetarë ndërsa sot është për të ardhur keq sepse nuk punojnë as disa qindra sepse dhe kompania aktuale që e ka sot ndjen shqetësimet e krizës ekonomike. Por Meta garantoi punonjësit e metalurgjikut duke thënë se LSI-ja ka gjithë vullnetin e duhur dhe dëshirën për ta kthyer këtë zonë në një nga zonat industriale më të rëndësishme jo vetëm të Elbasanit por edhe të Shqipërisë.
“Ne sot shohim që këtu janë të gjitha mundësitë që për një kohë shumë të shkurtër këto ambjente përsëri të kthehen në qendra pune në qendra punësimi. Nuk e kam fjalën për të rindërtuar një kombinat nga e para sepse nuk ka asnjë sens por këto janë mundësi të jashtëzakonshme për të tërhequr një investitor të huaj dhe për të nxitur dhe sipërmarrës vendas në mënyrë që këtë zonë që dikur ishte si qytet më vete përsëri ne të kemi ambjente të reja ku njerëzit të punojnë” u shpreh Kreu i LSI. Sipas Metës për këtë qëllim LSI-ja ka bërë të qartë një program për të stimuluar biznesin duke zbritur nga tatimet një shumë të caktuar për çdo vend të ri pune që hapet nga bizneset ekzistuese dhe për të përjashtuar nga tatim përfitimi për tre vitet e ardhshme çdo biznes të ri do të krijohet dhe në varësi me numrin e punëtorëve që do të ketë ne do të krijojmë lehtësira në mënyrë progresive. Sipas Metës- LSI-ja ka një program të qartë për punësimin e qytetarëve të Elbasanit dhe qytetarët e gjithë Shqipërisë sepse nuk mundet të dilet nga varfëria nuk mund të përballohet kjo kosto e lartë e jetesës pa hapur vende të reja pune pa krijuar mundësira të reja për zhvillimin e biznesit për aktiviteteve të ndryshme dhe në radhë të parë të atyre aktiviteteve prodhuese. Ne besojmë u shpreh Meta  se dhe me mbështetjen e shtetit dhe në një klimë të re që do të krijohet për biznesin mund të kemi në një kohë të shkurtër një fillim të shumë aktiviteteve në këtë zonë të cilën me të drejtë ne e konsiderojmë si një zonë të mundshme industriale. Pra si një zonë ku do të krijohen lehtësira të veçanta në mënyrë që të kemi një përqendrim biznesesh por dhe të krijojmë një infrastrukturë të përbashkët për të gjithë bizneset një infrastrukturë që sot këtyre bizneseve i mungon. Duke u ndalur në disa nga pikat e programit qeverisës të LSI-së pas zgjedhjeve të 28 Qershorit Meta tha se ne gjithashtu kemi program të qartë dhe për  industrinë dhe biznesin e fasonëve pra për prodhimin e veshjeve çantave apo produkte të tjera me material porositës që eksportohen jashtë që është sektori privat që ka numrin më të madh të punësuarve në vend pra ku janë punësuar rreth 100 mijë shqiptarë. Ne kemi ndërmarrë një program shumë të qartë në mënyrë që këto ndërmarrje ta vazhdojnë aktivitetin e tyre privat si dhe të ruajnë të gjithë parametrat e konkurueshmërisë në tregjet jashtë sepse eksportojmë gati mbi 500 milionë euro në vit kemi parashikuar të heqim tatim-fitimin për këto biznese deri në Dhjetor të vitit 2010 dhe njëkohësisht të subvencionojmë 50% të sigurimeve shoqërore për çdo të punësuar deri në vitin 2011. Ky program tha ish-Kryeministri Meta është tërësisht nxitës promovues  jo vetëm që ata të vazhdojnë të qetë aktivitetin dhe punën e tyre sepse janë 100 mijë të punësuar por njëkohësisht të nxisim zgjerimin e këtyre aktiviteteve ne vend njëkohësisht të nxisim sa më shumë investitorët e huaj.
“Kështu që ky do të jetë një prioritet i veçantë i yni ashtu sikurse ne e dimë që këtu ka ende probleme me ndotjen. Dhe LSI-ja ka një program të veçantë për mbrojtjen e mjedisit  ku Elbasani hyn në një nga vendet që do të ketë prioritet të veçantë. Ndaj nuk është zgjidhja të mbyllin aktivitetet ekzistuese që kanë probleme të tilla por zgjidhja është që këto kompani që punojnë me teknologji të vjetër ta zëvendësojnë këtë teknologji me teknologji të reja që janë miqësore me mjedisin. Dhe për këtë padyshim duhet dhe mbështetja ndihma dhe kontributi i shtetit ndaj ky është dhe programi ynë për këtë çështje” shtoj ai. 0x323030392d30342d3330 Meta me punonjes te metalurgjikut.JPG