15 Feb Lideri i LSI vizitoi një minimarket ushqimor në Tiranë
Lideri i LSI vizitoi një minimarket ushqimor në Tiranë ku bashkëbisedoi me qytetarët dhe pronarët e minimarketit Meta: Jemi të vendosur për të përgjysmuar nga 20 % në 10 % TVSH-në për ushqimet bazë të shportës që do të thotë çmime më të lira dhe më të pranueshme në treg
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në një minimarket ushqimor në Tiranë. Meta takoi mjaft qytetarë që blinin ushqimet e përditshme të cilët ankoheshin për rritjen e çmimeve rrogat që nuk i përballojnë dot këto çmime të larta dhe rritjen e kostos së jetesës në përgjithësi. Ndërkaq edhe pronarët e minimarketit u shprehën të shqetësuar për rënien e xhiros gjë që tregon rënien e fuqisë blerëse në përgjithësi. Gjatë kësaj vizite Meta shoqërohej me kandidatin e LSI për deputet ish-rektorin Shezai Rrokaj si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI së Tiranës z.Elez Gjoza.
Pas bashkëbisedimit me qytetarët dhe pronarët e minimarketit Meta u shpreh se “kudo ndihet një shqetësim për rënien e fuqisë blerëse edhe në drejtim të prodhimeve produkteve ushqimore dhe padyshim që ne kemi një plan shumë konkret jo vetëm për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të krijuar atë industri agropërpunuese e cila do të bëjë të mundur si punësimin e mijëra shqiptarëve në bujqësi dhe në agropërpunim ashtu edhe zëvendësimin në një masë të madhe të importeve të sotme bujqësore dhe ushqimore me prodhimin vendas që do të thotë më shumë mirëqenie për fermerët shqiptarë për qytetarët shqiptarë por njëkohësisht një ekonomi më e fortë kombëtare.
Meta u shpreh se duke vënë re një krizë në rritje përsa i takon problemeve të përballimit të kostove të jetesës nga familjet shqiptare dhe sidomos nga ato më të varfërat dhe me ato me të ardhura më të pakta duke qenë të bindur se në këto familje një peshë shumë të madhe të kostos së jetesës e zë pikërisht përballimi i ushqimit të ditës ne jemi të vendosur për të përgjysmuar nga 20 % në 10 % TVSH-në për ushqimet bazë të shportës që do të thotë çmime më të lira dhe më të pranueshme në treg. Gjithashtu kjo do të thotë një kontribut dhe një ndihmë për këto familje për të përballuar më me lehtësi këtë çështje të rëndësishme të ditës që është jetike për familjet shqiptare. Por në një plan më afatmesëm dhe afatgjatë është programi ynë për Bujqësinë dhe për ciklin e prodhimit vendas ai që do të sjellë një përmirësim të mirëqenies për të gjithë shqiptarët si të atyre që banojnë në fshat dhe atyre që banojnë në qytet. 0x323030392d30352d3139 Meta ne nje minimarket ushqimor ne Tirane.JPG 20:40)