Lideri i LSI vizitë në një ndër ndërmarrjet e industrisë fason

Lideri i LSI vizitë në një ndër ndërmarrjet e industrisë fason

Lideri i LSI vizitë në një ndër ndërmarrjet e industrisë fason që punëson në Shqipëri rreth 100 mijë vetë

Meta garanton se pas 28 Qershorit programi qeverisës i LSI do të krijojë shumë lehtësira për këta biznese
Meta:  Do të përjashtojmë nga tatim fitimi deri në vitin 2010 bizneset fason.  Do të subvencionojmë  në masën 50 për qind sigurimet shoqërore deri në vitin 2011

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka zhvilluar  sot një vizitë në nga nga industritë e prodhimit të veshjeve me material porositësi apo sikurse njihen ndryshe “industria e fasonëve”.  Pas bashkëbisedimit me punonjësit dhe njohjes nga afër me problemet që përballen sot të tilla ndërmarrje që punësojnë rreth 100 mijë shqiptarë  Meta u shpreh se LSI-ja është e vetmja parti që ka një program të qartë qeverisës për punësimin në vend. 
Kreu i LSI deklaroi edhe masat më të rëndësishme që LSI-ja ka parashikuar për të ndihmuar këto biznese që kanë të bëjnë me heqjen e tatim fitimit deri më 2010 dhe masa e dytë ka të bëjë me subvencionimin e sigurimeve shoqërore me 50 % deri në fund të vitit 2011. “Ne shprehim angazhimin tonë për t’i mbështetur me politika konkrete lehtësuese dhe favorizuese të gjitha këto biznese në vendin tonë së pari duke i përjashtuar nga tatim fitimi deri në fund të vitit 2010 dhe së dyti duke subvencionuar sigurimet shoqërore me 50 % deri në fund të vitit 2011” u shpreh Meta.  Lideri i LSI theksoi se këto  dy masa pa asnjë diskutim do të kontribuojnë që këto  aktivitete jo vetëm të mos bllokohen sikurse ka ndodhur deri tani ku prej disa ditësh rreth 50 ndërmarrje të tilla kanë falimentuar gjë që ka sjellë si pasojë largimin nga puna të rreth 11 mijë punonjësve shqiptarë.
Me këtë rast Meta shprehu shqetësimin e tij dhe të forcës politike që ai drejton për mungesën e politikave lehtësuese nga ana e Qeverisë për të ndihmuar këtë industri tepër të rëndësishme sipas Metës për ekonominë e vendit tonë. Ne  jemi këtu shtoi ai  për të shprehur angazhimin tonë shumë të qartë programor dhe qeverisës për të mbështetur në këtë kohë krize tepër kritike për tregjet evropiane ku këto prodhime shkojnë dhe janë të garantuara për t’u shitur pasi tani dimë që po bie kërkesa për këtë lloj prodhimi.  Por njëkohësisht kjo do të krijonte një garanci për të ruajtur këto tregje që ne sot i kemi jashtë në Evropë por njëkohësisht dhe mund të nxisim dhe sipërmarrës të tjerë shqiptarë apo evropianë  dhe sidomos ata italianë që të transferonin aktivitetet e tyre në vendit tonë gjë që do të sillte rritjen e të punësuarve në vend. Në përfundim ish-Kryeministri Meta u shpreh i bindur se këto dy masa kryesore që do të ndërmarrë LSI-ja pas 28 Qershorit do të garantojnë mbrojtjen e vendeve të punës dhe bizneseve sot dhe së dyti do të bëjnë të mundur ruajtjen e këtyre tregjeve sepse bëhet fjalë për investime afatgjata.

 

0x323030392d30352d3036 Meta takon punetore ne nje biznes fason.JPG 18:18)