Lideri i LSI takon qytetarë të shkarkuar nga puna për motive politike. Meta shpreh garancinë për kthimin në punë pas 28 Qershorit

Lideri i LSI takon qytetarë të shkarkuar nga puna për motive politike. Meta shpreh garancinë për kthimin në punë pas 28 Qershorit

Lideri i LSI takon qytetarë të shkarkuar nga puna për motive politike. Meta shpreh garancinë për kthimin në punë pas 28 Qershorit të gjithë atyre që kanë humbur për arsye politike vendet e punës dhe që i kanë rifituar ato përmes vendimeve gjyqësore Meta: Pagat e administratës do ti bëjmë konkuruese me sektorin privat

Meta: Kredi me interes të ulët për nëpunësit civilë

Meta: Eshtë Koha për Veprim t’i kthejmë nëpunësit të shtetit dinjitetin dhe sigurinë e punës

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me qytetarë të papunë të shkarkuar për motive politike nga administrata civile. Në këtë takim Meta ku merrnin pjesë qindra të shkarkuar politikisht nga pozicione të ndryshme të adminstratës civile gjatë 4 viteve të qeverisjes Berisha Meta shoqërohej nga drejtues të tjerë të LSI. Takimin e hapi Nënkryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra e cila u shpreh se “në këtë takim ndodhen shumë profesionistë të kualifikuar të arsimuar e të trajnuar të cilët qeverisja e Berishës i ka larguar nga vendi i punës për t’i zëvendësuar me militantë partiakë të cilët e katandisën shtetin në gjendjen e rëndë ku jemi sot”. Nënkryetarja Kodra theksoi faktin se lideri i LSI z.Meta ka qenë kryeministri që hartoi miratoi dhe zbatoi ligjin e statusit të nëpunësit civil”.
Ndërkaq duke shprehur kënaqësinë për takimin me të gjithë ata profesionistë në fusha të ndryshme që sot gjenden të papunë kreu i LSI Meta theksoi se “pjesa më e madhe e juaja e kanë fituar vendin e punës me konkurs jo thjeshtë me urdhra politik”.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “shumë nëpunës civilë janë larguar nga puna pavarësisht se kanë fituar edhe gjyqet sipas ligjit në fuqi dhe për fat të keq ne shohim se administrata politike është një nga dështimet më të mëdha të Qeverisë aktuale dhe ky është një nga shkaqet kryesore të dështimit të reformave në përgjithësi në vend. Por dhe një nga arsyet kryesore të shërbimeve gjithnjë e më të pakta dhe gjithnjë e më pak cilësore ndaj qytetarëve pothuajse në çdo zyrë të saj”.
Më tej Meta u shpreh se “padyshim që përgjegjësinë kryesore e ka politika në fuqi dhe Kryeministri Berisha për politizimin ekstrem të administratës dhe zëvendësimit të njerëzve të trajnuar të kualifikuar të shkolluar me militantë partie. Eshtë pikërisht kjo lloj politike që mban një përgjegjësi të madhe për dështimin e një reforme shumë të rëndësishme që nis në vitet 2000-2001 përmes miratimit së bashku dhe me faktorë ndërkombëtarë dhe sidomos me Bankën Botërore të ligjit për statusin e nëpunësit civil”.
Duke folur për qeverisjen e ardhshme të LSI pas 28 Qershorit ish-Kryeministri Meta u shpreh se “ne do të kemi prioritet zbatimin dhe respektimin e atij ligji i cili bazohej mbi vlerat dhe meritokracinë dhe mbi qëllimin e shtetit pavarësisht nga ndryshimet e partive që fitojnë apo humbasin zgjedhjet që të ketë një administratë të qendrueshme. Pavarësisht nga modelet apo politikat e ndryshme të çdo qeverie administrata do të jetë garante e zbatimit të tyre dhe sidomos të vazhdimësisë së tyre. Po kështu dua të siguroj se të gjithë ata që kanë humbur në mënyrë të padrejtë jo vetëm për arsye politike vendet e punës të cilët kanë fituar përsëri vendet e punës përmes ankimimeve të tyre dhe nuk janë zbatuar vendimet as të të Komisionit të Shërbimit Civil dhe as të gjykatave do t’i rifitojnë ato sepse ne do të respektojmë ligjin.
Po kështu do të shprehja garancinë se do të rrisim optimizmin e njerëzve më të përgatitur të këtij vendi për të shërbyer në administratën publike që do të thotë se ne do të synojmë që pagat në administratën publike të jenë plotësisht të konkurueshme me ato në sektorin privat. Së dyti për nëpunësit e administratës publike ne premtojmë garanci për të realizuar disa nga kërkesat jetike që do t’i motivojnë ata të punojnë në administratë publike sikurse do të jetë kreditimi në interesa shumë të favorshëm për problemin e strehimit. Është momenti që ne t’i kthejmë sytë nga administrata publike se ajo është një aset shumë i rëndësishëm kombëtar është një aset që mund të kontribuojë në mënyrë të jashtëzakonshme edhe në realizimin e reformave të dështuara në vend dhe të munguara deri tani. Kuptohet në Qeverinë e re që do të vijë nga votat e 28 qershorit”.

Takimi vazhdoi me diskutimet e disa qytetarëve të papunë që janë shkarkuar politikisht nga administrata civile të pranishëm më këtë takim. Ata treguan eksperiencat e tyre sesi ishin larguar nga puna vetëm për bindje politike. Ata të zhgënjyer fajësuan Kryeministrin Berisha që ka shkelur ligjin “Për shërbimin civil” duke i lënë pa punë vetëm për çështje politike dhe duke marrë nëpër sektorë të ndryshëm të administratës militantët e tij.
0x323030392d30332d3236 Meta me te shkarkuarit politikisht nga administrata.JPG 16:50)