Lideri i LSI takim me qindra të rinj durrsakë. Meta premton punësim për të rinjtë që mbarojnë shkollat

Lideri i LSI takim me qindra të rinj durrsakë. Meta premton punësim për të rinjtë që mbarojnë shkollat

Lideri i LSI takim me qindra të rinj durrsakë. Meta premton punësim për të rinjtë që mbarojnë shkollat

Meta: Pas anëtarësimit ne NATO Shqipëria ka nevojë që të luftojë varfërinë dhe papunësine

— 

Qindra të rinj durrsakë kanë pritur me entuziazëm dhe thirrje për fitore të LSI me 28 Qershor liderin e LSI Ilir Meta. Gjatë këtij takimi kreu i LSI z.Meta shoqërohej nga Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho dhe analisti i mirënjohur Artur Zheji si dhe drejtues të LSI në Durrës Lefter Koka dhe Iljaz Labi. 
 
Duke përshëndetur të rinjtë për pjesmarrjen dhe përqafimin e alternativës së LSI Meta theksoi se është Koha per Veprim pasi papunësia po vjen duke u rritur dhe veçanërisht papunësia për të rinjtë që mbarojnë shkollat dhe nuk dinë ku të shkojnë. Meta u shpreh se është Koha per Veprim pasi çmimet njëlloj si premtimet boshe te Qeverisë Berisha po vijnë gjithnjë në rritje.
Meta theksoi se pas anëtarësimit ne NATO Shqipëria ka nevojë që të luftojë varfërinë dhe papunësine.

Duke folur para të rinjve durrsakë lideri i LSI u shpreh se Koha për Veprim nuk do të kishte kuptim pa Rininë në Veprim.
Lideri i LSI ka ftuar te gjithë të rinjtë jo vetëm në Durrës por në të gjithë vendin që duke u bashkuar të mund të investojnë për punësimin e tyre do të mund të investojnë për të ardhmen dhe dinjitetin e tyre.
Të rinjtë në LRI nuk janë thjesht fasadë shtoi Meta por janë forca që na motivon jo vetëm për fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit por për ta kthyer në investim për të ardhmen jo vetëm ndaj të rinjve por edhe për zhvillimin e Shqiperisë.

Më tej Kreu i LSI shtoi se Durrësi është krenar jo vetëm për vlerat që mbart nga kultura që përfaqëson që nga lashtësia por edhe për rininë që përfaqësoni ju.
Shqipëria ka nevojë për ju dhe LSI është forca juaj që ju jep mundësine që të bëheni pjesë e vendimmarrjeve qeverisëse pas 28 Qershorit.
Lideri i LSI theksoi se eshte LSI që do të mund të ndryshojë për mirë jetën e shqiptarëve që do të mund te luftojë papunësinë dhe varfërinë.
Eshtë Koha për Veprim tha Meta për t’u ndarë jo vetëm nga njerëzit që e fusin dhe e rikthejnë vendin në krizë por për t’u ndare nga politika e 1 Prillit nga politika qe nuk do t’ja dijë për shqiptarët.

0x323030392d30342d3033 AKTIVITETE Lideri i LSI Meta takim me qindra të rinj durrsakë.JPG 21:49)