15 Feb Lideri i LSI takim me përfaqësues të shoqatës së biznesit fason. Meta bashkëbisedon me to për kushtet e vështira që gjendet kjo industri dhe për masat lehtësuese që duhen ndërmarrë
Lideri i LSI takim me përfaqësues të shoqatës së biznesit fason. Meta bashkëbisedon me to për kushtet e vështira që gjendet kjo industri dhe për masat lehtësuese që duhen ndërmarrë 15:48
Meta: Propozimet tona kanë të bëjnë me heqjen e tatimit mbi fitimin deri në Dhjetor të vitit 2010 subvencionimin e sigurimeve shoqërore në masën 50 për qind deri në fund të vitit 2011 dhe subvencionimin 100 për qind të sigurimeve shoqërore për çdo vend të ri pune që do të krijohen në këtë periudhë krize
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqatës së biznesit fason. Ky takim vjen pas disa vizitash që lideri i LSI ka zhvilluar në disa fabrika të fasonëve (me material porositësi) biznese që kanë të punësuar më shumë se 100 mijë shqiptarë kryesisht gra dhe vajza. Lideri i LSI është shprehur në mënyrë koherente se këta biznese në kushtet aktuale të krizës kanë nevojë për lehtësira nga shteti që të mos falimentojnë.
Duke marrë fjalën në këtë takim Meta u shpreh se “është kënaqësi që të takohem me përfaqëuses të industrisë që punon me material porositës apo siç njihen ndryshe të “Fasonit”. Ky është biznesi që ka numrin më të madh të punësuarve sot në vendin tonë dhe që kryesisht janë vajza dhe gra. Është biznesi që përfaqëson volumin më të madh të eksporteve tona jashtë dhe natyrisht që është një biznes që është në vështirësi pasi tregjet e shitjes së tyre janë kryesisht jashtë vendit dhe duhet patur në konsideratë kriza ekonomike globale që ndjehet edhe ne Europë dhe në mënyrë të veçantë në Itali.
Ndaj jo sot që jemi në një situatë paraelektorale por prej muajsh përpara se kriza të përfshinte vendin tonë ne kemi qenë të shqetësuar dhe unë kam kërkuar vazhdimisht dhe forca politike që unë drejtoj dhe në parlament që Qeveria të paraqesë një plan për të përballuar efektet e kësaj krize në vendin tonë në mënyrë që të kishim një kosto sa më të limituar si për ekonominë kombëtare si për bizneset dhe për të gjithë qytetarët. Për fat të keq kjo gjë nuk ka ndodhur edhe pse ne e kemi zyrtarizuar kërkesën tonë për një debat të tillë konstruktiv në Kuvend dhe gjatë kësaj kohe ne kemi vënë re që bizneset janë vënë në shumë vështirësi dhe sidomos këto biznese që ju përfaqësoni.
Ndaj dhe unë kam qenë prezent vazhdimisht tha Meta jo vetëm në panairin tuaj që ishte mjaft interesant dhe që do të ishte mirë që të gjithë politikanët ta kishin ardhur për të kuptuar se çfarë prodhimesh cilësore dhe standarteve europiane realizohen në vendin tonë ashtu siç dhe për të kuptuar domosdoshmërinë e mbështetjes të këtij biznesi të kësaj industrie shumë të rëndësishme.
Kreu i LSI theksoi se “kam takuar shumë prej jush edhe individualisht kam diskutuar edhe me shumë punonjës të këtyre bizneseve që kanë atë shqetësim nëse kjo krizë dhe këto vështirësi do t’i detyrojnë që të qëndrojnë në shtëpi. Para pak ditësh u ndjeva shumë i shqetësuar si dhe shumë të tjerë për faktin që rreth 50 ndërmarrje të tilla pothuajse kishin ndërprerë aktivitetin e tyre dhe që gati 10 mijë apo 11 mijë të punësuar kanë qëndruar në shtëpi.
Ndaj ne kemi dalë prej kohësh me propozime konkrete për të lehtësuar vështirësitë financiare në të cilat ju ndodheni sot që të vijoni aktivitetin tuaj dhe që të ruani këto vende pune. Propozimet tona kanë të bëjnë me heqjen e tatimit mbi fitimin deri në Dhjetor të vitit 2010 që kanë të bëjnë me subvencionimin e sigurimeve shoqërore në masën 50 për qind deri në fund të vitit 2011 dhe njëkohësisht edhe të sigurimeve shëndetësore dhe njëkohësisht që kanë të bëjnë me subvencionimin 100 për qind të sigurimeve shoqërore për çdo vend të ri pune që do të krijohen në këtë periudhë krize. Njëkohësisht kemi theksuar edhe heqjen e TVSH-së së makinerive të pajisjeve për këtë lloj biznesi dhe aktiviteti në vendin tonë. Gjithashtu është e domosdoshme që të hiqen barrierat fiskale dhe administrative për thithjen e lëndës së parë direkt nga vendi i prodhimit të saj. Po kështu është e rëndësishme që Qeveria të luajë një rol ndërmjetësues me bankat në mënyrë që të diskutohet dhe të shikohet mundësia e ristrukturimit të kredive për këtë periudhë krize. Unë besoj shumë se kjo është një industri që duhet mbrojtur me çdo çmim por çmimi i gjithë këtyre masave që ne kemi propozuar është krejtësisht i papërfillshëm me rëndësinë e madhe sociale për shkak të numrit të punësuarëve që këto biznese kanë dhe është i papërfillshëm në raport edhe me vlerën e masës së eksporteve që këto biznese përfaqësojnë të cilat rrezikojnë të dëmtohen apo të humben për arsye të disa masave të domosdoshme nga qeveria dhe nga shteti.
Ndërkaq përfaqësues të shoqatës së fasonistëve u shprehën se nuk bëhet fjalë thjesht për të ndihmuar ca biznese sepse këtu nuk bëhet fjalë për lëmoshë por bëhet fjalë për një industri që mbulon mbi 70 % të bilancit të import- eksporteve për këtë industri. Bëhet fjalë për 500 milionë euro që sigurohen nga kjo industri të cilët nuk e dimë se nga ku do t’i marrin qeveritë shqiptare nëse kjo industri faliminton. Bëhet fjalë për mbi 100 mijë vende pune bëhet fjalë për të punësuar njerëzit që janë më të margjinalizuar të shoqërisë të cilët nuk mund të gjejnë asnjë lloj pune tjetër nëqoftë se ato nuk punojnë në atë sektor.
0x323030392d30352d3039 Meta ne takimin me perfaqesues te shoqates se fasoneve.JPG