Lideri i LSI takim entuziast me qindra qytetarë në Njësinë nr.1 në Shkozë të Tiranës. Meta prezanton kandidatin për deputet në këtë njësi

Lideri i LSI takim entuziast me qindra qytetarë në Njësinë nr.1 në Shkozë të Tiranës. Meta prezanton kandidatin për deputet në këtë njësi

Lideri i LSI takim entuziast me qindra qytetarë në Njësinë nr.1 në Shkozë të Tiranës. Meta prezanton kandidatin për deputet në këtë njësi Ilir Dashi

Meta: Shqiptarët do të votojnë për LSI se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike  mund t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetëm Kryeministri në largim Sali Berisha

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim mjaft entuziast me qindra qytetarë në Njësinë nr.1 në Tiranë. Gjatë këtij takimi Meta prezantoi kandidatin për deputet në këtë njësi Kryetarin e LSI për Tiranën z.Ilir Dashi dhe u shpreh i sigurtë për fitoren e tij.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të qytetarëve të pranishëm Meta u shpreh se “LSI jo vetëm është sot alternativa që ju ofron shqiptarëve të thjeshtë programin më realist dhe më konkret që i nxjerr nga kriza dhe nga varfëria por është alternativa që e fut Shqipërinë në një rrugë të padiskutueshme të zhvillimit dhe integrimit”. Meta u shpreh se “LSI ndryshe nga partitë e vjetra vjen këtu dhe përveç programit të saj ju paraqet edhe deputetin e ardhshme të kësaj zone që do të mbulojë njësinë nr 1 dhe do të ngrejë me energji dhe vendosmëri problemet tuaja në Kuvendin e ri dhe në qeverisjen e re dhe që do të jetë 4 vjet me ju së bashku në këtë zonë si deputet për t’i zgjidhur këto probleme kryetarin e LSI të Tiranës z.Ilir Dashi”.
Kreu i LSI tha se në 28 Qershor shqiptarët do të votojnë për LSI se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike  mund t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetëm kryeministri në largim Sali Berisha. Shqiptarët do të votojnë për LSI se kërkesa më e madhe e shqiptarëve sot është për të punuar dhe programin më të mirë për punësimin e ka LSI.
Vendi ka nevojë për një lidership të provuar sepse po kalon një situatë krize ekonomike e cila mund të thellohet edhe më tej dhe unë jam i bindur se Tirana do të votojë për LSI dhe Ilir Metën sepse nuk mud t’i zgjidhin hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve të thjeshtë politikanë që janë mësuar vetëm të fitojnë nga politika duke e mbajtur një dorë në bakllava dhe një dorë ne revani por që nuk sakrifikojnë dot nuk rrezikojnë dot sepse nuk besojnë në radhë të parë tek sakrifica që kërkon politika në shërbim të njerëzve dhe tek sakrifica që kërkon politika për të qenë një mision jo për të qenë thjeshtë një instrument për pasurimin e një kaste që nuk do t’ia dijë për votën e qytetarëve.
Ndërsa ne tha Meta do të realizojmë të gjitha ato politika të cilat e kthejnë ekonominë tonë nga një ekonomi konsumatore në një ekonomi prodhuese në një ekonomi konkuruese në një ekonomi që punëson shqiptarët dhe u krijon mundësi që të mbajnë familjet e tyre dhe t’i rrisin fëmijët e tyre me dinjitet.

0x323030392d30362d3035 Meta takim me qytetare ne Shkoze.JPG 10:53)