Lideri i LSI takim entuziast me qindra përkrahës të LSI

Lideri i LSI takim entuziast me qindra përkrahës të LSI

Lideri i LSI takim entuziast me qindra përkrahës të LSI banorë të Laprakës

Meta merr mbështetjen masive të tyre
Meta: Do të përjashtojmë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrimi Ilir Meta zhvilloi dje një takim mjaft entuziast me qindra banorë të komunitetit të Laprakës në Tiranë. Në këtë takim ku shoqërohej nga  krerët e LSI-së së Tiranës Meta ka shpalosur pjesë të rëndësishme të programit qeverisës të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke shprehur entuziazmin e tij në këtë takim Meta u shpreh i bindur për suksesin e LSI-së në zgjedhjet e 28 Qershorit  sepse sikurse u shpreh ai kjo bindje forcohet gjithnjë dhe më shumë kur shikon  në takimet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë dhe sidomos sot në Laprakë jo vetëm njerëz që e kanë mbështetur LSI-së që ditën e parë të krijimit por shikon çdo ditë dhe më tepër të rinj dhe të reja që afrohen gjithnjë dhe më shumë me këtë forcë politike. Dhe kjo ndodh natyrshëm u shpreh Meta sepse LSI-ja është një forcë politike integruese është një forcë politike e cila është pranë problemeve dhe shqetësimeve më të mëdha të komunitetit. Duke ju kthyer problemeve të këtij komuniteti ai tha se- unë e di shumë mirë që komuniteti i juaj ka probleme të shumta dhe të pazgjidhura prandaj edhe LSI-ja është e angazhuar për të zgjidhur problemet më të mëdha dhe më të prekshme që ka komuniteti këtu në Laprakë por gjithashtu ajo është e angazhuar për të zgjidhur çdo problem jo vetëm këtu në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. “Vendi është në një situatë krize e cila është e gjithanshme duke filluar që nga kriza energjitike dhe ku zhurmat e gjeneratorëve nuk rreshtin asnjë dite dhe përfunduar tek kriza më e fundit që është ajo e kartave të identitetit. Krizë që nga  rritja e çmimeve deri tek papunësia e cila vjen si rezultat i falimentimit të bizneseve” shtoi ai. Duke i qëndruar këtij argumenti Meta ka shtuar se këtë situatë kaq emergjente e ka deklaruar dhe një nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare sikurse është PNUD-i që mbi një milionë njerëz në Shqipëri jetojnë nënë minimumin jetik jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe nuk përballojnë dot jetesën e përditshme.  Ndaj dhe LSI-ja është e angazhuar në radhë të parë për të ndihmuar shtresat më të pambrojtura të shoqërisë sepse kjo është dhe detyra e një forcë të majtë dhe e një force progresiste. Ndaj ish-Kryeministri Meta u shpreh i bindur se -LSI-ja ka një plan të qartë për të përballuar këtë krizë në të cilën ndodhet vendi dhe për t’i ardhur në ndihmë shtresave me të ardhura më të pakta të shoqërisë sonë.  Ndër të tjera duke ju drejtuar qindra të pranishmëve në këtë takim Meta i garantoi ata se LSI-ja ndryshe nga partitë e tjera ka një program të qartë të cilin do e vërë në jetë pas 28 Qershorit. “Si ekonomist dhe si politikan unë dua t’ju siguroj që ne kemi një plan të qartë konkret dhe të efektshëm për ti ardhur në ndihmë kësaj kategorie. Në këtë drejtim ne do të rishikojmë politikën e taksave për të ardhurat e individit duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë të reja në muaj” premtoi Meta.  Më pas duke shpjeguar programin e LSI-së Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim shtoi se LSI-ja është e vendosur të ndjekë politika të tjera të cilat kanë të bëjnë me uljen e ndjeshme të TVSH-së sidomos për dymbëdhjetë produktet bazë të ushqimit gjë që do ndihmojë në uljen dhe në stabilizimin e çmimeve.
Por ajo që është më e rëndësishme për ish-Kryeministrin Meta janë politikat që LSI-ja do të ndjekë për të ulur varfërinë përmes politikave të punësimit. Kjo është sfida më e madhe u shpreh ai dhe kjo sfidë kërkon në radhë të parë gjallërimin e biznesit.
“Për çdo vend të ri pune që do të krijohet ne do të stimulojmë në mënyrë konkrete biznesin duke e lehtësuar nga taksat dhe tatimet. Për çdo vend të ri pune ne do të shprehim mirënjohjen tonë biznesit vendas apo të huaj jo me fjalë por me politika konkrete tatimore dhe fiskale. Pra për çdo biznes të ri që do punësojë më shumë sesa pesë veta ne do të heqim tatim -fitimin për tre vitet e para si një masë lehtësuese.
Ndaj ne jemi të sigurt se me politika konkrete dhe me vepra konkrete do të arrijmë që t’ju japim mundësi të gjithë shqiptarëve që sot janë të përjashtuar nga kjo e drejtë” garantoi Meta. Ndaj tha ai është koha për “bonus jetik” që është programi ynë kundër varfërisë në të gjitha drejtimet që nga dyfishimi i ndihmës ekonomike që nga miratimi i ligjit për moshën e tretë që nga transporti urban dhe ndërurban dhe deri tek rimbursimi i ilaçeve dhe shërbimeve të tjera.  Është Koha për Veprim ndaj votoni për LSI-në përfundoi fjalën e tij në mes të entuziazmit të pranishmëve lideri i LSI Meta.

 

0x323030392d30342d3231 19:01)