Lideri i LSI-së

Lideri i LSI-së

Lideri i LSI-së z. Ilir Meta zhvillon një takim me qindra banorë të Petrelës

Meta: Kemi programin më të qartë për punësimin dhe programin më të qartë për bujqësinë

Lideri i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi një takim me qindra banorë të Petrelës ku bëri të qartë se programi që ka LSI është programi më i besueshëm për punësimin dhe për bujqësinë. I shoqëruar nga sekretari i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin Prof.Edmond Panariti zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e zonës ku u theksua fakti se zona e Petrelës paralelisht me aktivitetin prodhues mundëson edhe aktivitete të tjera të cilat mund të jenë aktivitete zbavitëse që janë brenda pronës fermës dhe që në një farë mënyre kontribuojnë në shtimin e të ardhurave në rritjen e cilësisë dhe në rritjen e standarteve të jetesës.

Duke marrë fjalën në mes të entuziasmit të qindra të pranishmëve Meta ganantoi se LSI ka programin më të qartë për punësimin dhe për bujqësinë. Sepse punësimi është shqetësimi kryesor këtu në Shqipëri u shpreh ai duke shtuar se lajmet flasin çdo ditë për fabrika të bizneseve të fasonëve që prodhojnë veshje këpucë çanta etj që mbyllen dhe mijëra vetë mbesin pa punë.
Kreu i LSI u shpreh se “ne kemi disa muaj që i themi Qeverisë sill në parlament një plan për krizën si do të ndihmohet biznesi që t’jua lehtësojmë kreditë. Sepse është situatë e vështirë për popullin për biznesin dhe për të gjithë. Por paradoksalisht Berisha thotë që Shqipëria dhe Kina janë vendet më të zhvilluara në botë ndërsa vendi vazhdon të jetë në krizë.
Ne kemi kaq kohë që jemi shprehur dhe kemi vizituar nga afër disa fabrika të fasonëve dhe themi që duhet patjetër t’i mbështesë shteti t’u krijojë lehtësira sepse janë 100 mijë shqiptarë të punsuar dhe 90 për qind janë gra dhe vajza që punojnë atje. Shumica e eksportit të vendit tonë jashtë janë pikërisht nga këto lloj prodhimesh. Ndaj në qoftë se shteti nuk krijon lehtësira këto humbasin tregjet jashtë dhe njerëzit këtu ngelen pa punë duke shtuar ushtrinë e të papunëve në Shqipëri.
Ne e kemi bërë të qartë se prioriteti ynë është punësimi punësimi punësimi. Dhe për të realizuar këtë gjë do të marrim disa masa. Për bizneset e reja kemi thënë që për tre vjet nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitim vetëm që të hapin vende pune. Së dyti për çdo vend pune të ri që hap një biznes ekzistues ne do të bëjmë një zbritje nga tatimet çdo muaj deri në 50 mijë lekë të vjetra sepse i gjithë qëllimi është si të shtohen vende pune përderisa problemi kryesor është papunësia.
Ne jemi shprehur si ta nxjerrim bujqësinë nga kriza dhe bujqësia nga kriza nuk del me llafe bujqësia do mbështetje duhet vlerësuar kostoja e prodhimit duhet orientuar prodhimi që të grumbullohet më thjeshtë duhet krijuar industria përpunuese në mënyrë që të ketë ku ta dërgojë prodhimin se po nuk e çove në treg domaten do të kalbet apo jo? Dhe që të bëhet kjo duhet patjetër që ai personi që do ta marrë përsipër të marrë kredi lehtësuese do të thotë që shteti t’ia heqë tatim-fitimin për tre vjet por që të japë banka kredi për në fshat për një fabrikë vere apo vaj ulliri shteti vetë duhet të marrë përsipër që të çlirojë bankat nga pasiguria që ka për të dhënë kredi për zhvillimin e bujqësisë apo të agro-përpunimit. Shteti duhet të vendosë një fond garancie për bankat në mënyrë që ato të marrin guximin që të japin kredi për zhvillimin e bujqësisë dhe të fermave të ndryshme apo të bizneseve të ndryshme në bujqësi apo në agro-përpunim. Vetëm në këtë mënyrë duke dalë shteti garant me fonde konkrete bankat do të jenë më të çliruara dhe do të jenë më të siguruara por njëkohësisht këto kredi nuk do t’i ndjekë vetëm banka por do t’i ndjekë edhe shteti që nuk ka interes të humbasë fondet e tij.

 

0x323030392d30352d3034 Meta takim ne Petrele.JPG 14:12)