Lideri i LSI-së takim me strukturat e LSI-së në Berat. 400 anëtarësime të reja Ilir Meta: Integrimi është sfida e LSI-së në shërbim të qytetarit.

Lideri i LSI-së takim me strukturat e LSI-së në Berat. 400 anëtarësime të reja Ilir Meta: Integrimi është sfida e LSI-së në shërbim të qytetarit.

” Lideri i LSI-së takim me strukturat e LSI-së në Berat. 400 anëtarësime të reja Ilir Meta: Integrimi është sfida e LSI-së në shërbim të qytetarit.

Lideri i LSI-së takim me strukturat e LSI-së në Berat. 400 anëtarësime të reja
Ilir Meta: Integrimi është sfida e LSI-së në shërbim të qytetarit.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte ditën e sotme në një takim me strukturat e LSI-së në Berat. Gjatë këtij takimi janë anëtarësuar rishtas në LSI 400 anëtarë. Në fjalën e tij në takimin e Beratit z. Meta ka deklaruar se integrimi është sfida e LSI-së në shërbim të qytetarit. Ai u shpreh se është e domosdoshme që të votohen ligjet dhe reformat për shqiptarët dhe jo për partitë. Sipas kryetarit të LSI-së qytetarët kanë nevojë për frymën e solidaritetit dhe jo të konfliktit të kotë politik. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u shpreh se LSI ka luajtur një rol konstruktiv në Parlament për reformat integruese. Duke folur për gjendjen ekonomike ai u shpreh se duhet parë me realizëm gjendja ekonomike e vendit pasi i gjithë globi është në një gjendje të vështirë. Sipas tij duhen reforma ekonomike dhe financiare në dobi të biznesit dhe zhvillimit.

Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në takimin me LSI-në e Beratit
Anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim është kënaqësi e veçantë që jam këtu përsëri me ju. Jemi në një moment të rëndësishëm dhe mjaft pozitiv pas rekomandimit pozitiv që Komisioni Europian ka bërë për Shqipërinë për t’i dhënë statusin si vend kandidat për në Bashkimin Europian një sfidë për të cilën LSI është e angazhuar që në themelimin e saj një sfidë për të cilën ekziston Lëvizja Socialiste për Integrim një sfidë e cila do të meritojë gjithmonë angazhimin dhe përkushtimin tonë më të madh sepse është një sfidë me të cilën lidhet jo thjesht emri i kësaj force politike por është një sfidë me të cilën lidhet e ardhmja e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
 
Ndaj nga qyteti i Beratit unë dua të apeloj për të gjitha forcat politike sidomos për ato parlamentare për t’iu përgjigjur edhe ne pozitivisht përmes vullnetit tonë politik  në Parlament këtij inkurajimi pozitiv që ka bërë Komisioni Europian në mënyrë që t’i votojmë ato tre çështje kaq të rëndësishme që i janë kërkuar Shqipërisë në mënyrë që të gjitha vendet anëtare t’i thonë “po” Shqipërisë në dhjetor në mënyrë që të hapim një faqe të re në marrëdhëniet me Bashkimin Europian por edhe me Europën jo vetëm si institucion por edhe si koncept në mënyrë që t’i japim Shqipërisë një status tjetër po t’i japim edhe qytetarëve shqiptarë një status  tjetër më të avancuar dhe më të barabartë me atë të qytetarëve të Europës ashtu sikurse dy vjet më parë u dhamë shqiptarëve mundësinë për të udhëtuar pa viza në të gjithë zonën Shengen në kontinentin tonë. Ne jemi të bindur se duke qenë të bashkuar do të bëjmë më shumë Shqipërisë dhe për sfidat sikurse është kjo e integrimit evropian që i bashkoi të gjithë qytetarët shqiptarë pa dallim përkatësish partiake.
 
Duke qenë të bashkuar do të bëjmë më shumë edhe për Beratin për këtë qark shumë të rëndësishëm për këtë qark që ka ende mjaft sfida dhe mjaft probleme dhe ku duhet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve i të zgjedhurve vendorë i të zgjedhurve në Parlament angazhimi i madh i qeverisë qendrore një bashkëpunim i vetë forcave politike lokale një nxitje e sipërmarrësve të cilët bëjnë për Beratin. Nuk pata mundësinë të merrja pjesë në ceremoninë që u zhvillua me rastin e inaugurimit dhe përfundimit të  godinës së Universitetit të Beratit por do doja të bëja edhe një falënderim publik për zotin Astrit Veliaj  i cili ka bërë një investim të jashtëzakonshëm një investim që vështirë do t’i sjellë përfitime personale por ka treguar një zemërgjerësi dhe një përgjegjshmëri të madhe si qytetar i këtij qarku duke bërë një investim të mrekullueshëm që lehtëson shumë kostot e të rinjve dhe të rejave të qarkut tonë por edhe të familjeve të tyre për të arsimuar fëmijët e tyre. Jo vetëm kaq por e ka shndërruar Beratin në një qendër universitare dhe jam i sigurt që kjo do të pasohet edhe nga iniciativa të tjera.
 
E përmenda këtë rast sepse vërtet edhe unë si një i lindur në qarkun e Beratit ndjej detyrim ndaj këtij njeriu dhe ndjej detyrim ndaj cilitdo që jeton apo s’jeton në Berat në Skrapar në Kuçovë por që përpiqet të ndihmojë të kontribuojë për zhvillimin dhe prosperitetin e banorëve të këtyre zonave qoftë dhe duke hapur një vend pune qoftë dhe duke ndihmuar një të ri për një bursë qoftë dhe duke ndihmuar dikë për një problem shëndetësor. Të gjitha këto ndihma të vogla zhvillojnë një solidaritet të madh dhe japin një shenjë dhe një perspektivë të re të gjithë zonës por edhe për të gjithë banorët. Kjo është një frymë solidariteti që është dhe brenda LSI-së dhe kjo është një frymë solidariteti që duam ta fusim në të gjithë shoqërinë shqiptare përkundër frymës së konfliktualitetit të sherreve krejtësisht të panevojshme vazhdojmë të marrim ato energji që duhet të përqendrohet vetëm në drejtim të zhvillimit vetëm në drejtim të integrimit në drejtim të politikave sociale në drejtim të një klime më të mirë për zhvillimin e biznesit në drejtim të rritjes së punësimit.
 
Sa më shumë ta orientojmë politikën në mënyrë konstruktive dhe pozitive sa më shumë të përpiqemi t’i larg
ohemi politikës së konfliktit aq më e mirë dhe më e shpejtë do të jetë e ardhmja e të gjithë qytetarëve të Beratit e fëmijëve tuaj. Ndaj LSI-ja do të vazhdojë të kontribuojë për një zhvillim sa më konstruktiv të jetës parlamentare për miratimin e gjithë reformave që kërkon integrimi europian por edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit. Ne pavarësisht se jemi në qeveri pavarësisht se këto javët e fundit kemi qenë dhe në shumë inaugurime edhe në zona të Beratit edhe pak më parë ne ishim në Duhanas ku ka filluar një projekt i një rruge të standardeve europiane dhe urbane për në Rroshnik që ka qenë një ëndërr e barorëve të asaj zone. Ishim para pak javësh në Çorovodë ku tashmë ka nisur më në fund ndërtimi i rrugës së kanioneve që do të zhvillojë jo vetëm Skraparin por dhe gjithë turizmin në qarkun e Beratit. Situata nuk është e mrekullueshme dhe duhet të jemi dhe realist sepse nuk është një situatë më e mirë në vendet fqinje apo në Europë. Është një krizë e përgjithshme një krizë që po zgjat për vite të tëra. Natyrisht që është një krizë që ka impakt edhe në Shqipëri që ka impaktin e saj edhe në Berat e kështu me radhë sepse ritmet e rritjes ekonomike natyrisht që janë më të ulëta se sa duhet të ishin në kushte të tjera.
 
Megjithatë kjo situatë kërkon më shumë përgjegjshmëri kërkon që dhe politika më shumë se sa te çështjet e vogla dhe pretekset për sherre të përqendrohet te reformat ekonomike te reformat financiare te përmirësimi i klimës së biznesit te rritja e garancive për investitorët e huaj në mënyrë që të rritet punësimi dhe të përmirësohet mirëqenia e familjeve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Këto janë angazhimet tona dhe do të vazhdojnë në të ardhmen ashtu sikurse ka edhe mangësi sikurse ka edhe çështje të cilat ne do t’i ngremë më me forcë siç e ngriti edhe Nasipi rëndësinë që ka ndërtimi i rrugës Lushnjë-Berat madje me parametra të tjera nga ato që është parashikuar. Ky është një aks shumë i rëndësishëm jo vetëm për banorët e Beratit por është një aks shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjithë kësaj zone për ndërlidhjen e saj me zonat e tjera të vendit është një aks shumë i rëndësishëm për tua krijuar mundësinë të gjithë turistëve që të vizitojnë një nga qendrat më të kërkuara në të gjitha sajtet botërore. Ndaj ne do ta ngremë këtë çështje përsëri do ta ngremë edhe në Kuvend. Janë bërë shumë rrugë në Shqipëri dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe e mrekullueshme por ne nuk mund të pranojmë që rruga që lidh Shqipërinë dhe Lushnjën dhe Beratin të jetë jo në standardet që meriton zhvillimi dhe perspektiva e kësaj zone dhe e këtij qarku. Jemi në një proces zgjedhjesh në LSI.
 
Ju ftoj të gjithëve që të merrni pjesë më 20 tetor. Ne jemi një parti e hapur ndaj konkurrimit jemi parti e hapur ndaj debateve jemi një parti e hapur ndaj ndryshimit jemi parti e hapur ndaj të rinjve dhe të rejave jemi një parti e cila është gjithmonë në lëvizje. Ndaj kemi edhe anëtarësime të reja dhe gjatë gjithë ditës sot kemi pasur proces anëtarësimesh në Velabisht dhe Duhanas dhe tani në qytetin e Beratit. Unë i uroj mirëseardhjen të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të rinj dhe kam nderin dhe kënaqësinë që t’i ftoj këtu dhe tua jap dokumentin e LSI-së që të kenë mundësi të marrin pjesë më 20 tetor edhe në zgjedhjet për kryetarin e LSI-së. Unë shpreh bindjen time se LSI ecën drejt një suksesi të sigurt dhe të padiskutueshëm në vitin 2013 dhe suksesi i LSI-së është një garanci jo vetëm për anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së por për të gjithë qytetarët shqiptare se Shqipëria do të ketë një të ardhme edhe më të mirë dhe një qeverisje më të suksesshme. Suksese dhe mbarësi! Rroftë LSI-ja! Rroftë qyteti i Beratit!

0x323031322d31302d3136 AKTIVITETE Berati (4).jpg ”