15 Feb Lideri i LSI-së
Lideri i LSI-së z. Ilir Meta takime elektorale me qindra banorë të Vlorës Meta: “Plani ynë për Veprim” është plani që ndihmon gati 1 milion shqiptarë që të kapërcejnë njëherë e mirë pragun e varfërisë
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim mjaft entuziast me banorët e lagjes “Partizani” të qytetit të Vlorës. Në këtë takim Meta shoqërohej nga kandidatët për deputetë të LSI Shkëlqim Selami Besjan Pesha Besnik Elezi Harilla Thanasko etj.
Duke marrë mbështetjen maksimale të banorëve të Vlorës Meta u shpreh se “Plani për Veprim” është plani që e fut shoqërinë shqiptare në rrugën e qëndrueshme por edhe të solidaritetit social prandaj votoni Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe të gjithë kandidatët tanë për deputetë në qarkun e Vlorës. Gjithashtu lideri i LSI-së z. Meta u shpreh se fitorja e jonë është e sigurt sepse vetë sistemi proporcional e ka forcuar dhe faktorizuar Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi me këtë sistem proporcional është e qartë dhe e padiskutueshme se LSI është fituesja e këtyre zgjedhjeve sepse ajo vendos për qeverisjen e ardhshme ajo vendos prioritetet e “Planit për Veprim” në programin e qeverisë të 29 qershorit.
Duke marrë fjalën në këtë takim mjaft entuziast Meta u shpreh se “duke vizituar një komunitet që jeton nën kërcënimin e vdekjes vetëm pak qindra metra larg bregut të detit pranë fushës së aviacionit. Atje ku është mbushur në një nga zonat më të mira të Vlorës një mal i madh me plehra dhe që digjen ditën dhe natën dhe që rrezikojnë shëndetin e të gjithë atyre njerëzve dhe të gjithë atyre fëmijëve atje. Çudi si nuk kujtohet njeri nga deputetët çudi si nuk kujtohet njeri nga bashkia nga qeveria për ata njerëz që jetojnë atje rrezikun e vdekjes. Dhe ku ndodh kjo? Në Vlorë dhe ku ndodh kjo vetëm pak metra larg detit. Është turp të dëgjojmë pas 18 vjetësh që një pjesë e lagjes tuaj nuk ka ujë të pijshëm si do të bëhet Vlora turistike duke djegur plehrat në atë mënyrë atje buzë detit duke pasur zona të tëra ende pa ujë. Prandaj në 28 qershor në këto zgjedhje do t’ju ftoja të votoni për Lëvizjen Socialiste për Integrim të votoni për kandidatët tanë për deputetë.
Meta u shpreh se jam i bindur se “Plani ynë për Veprim” që zgjidh problemet tuaja të mëdha plani i LSI-së për veprim zgjidh problemet tuaja më jetike. Në radhë të parë është plani më realist më shkencor i cili garanton një program punësimi të qëndrueshëm për 100 mijë shqiptarë përgjatë katër viteve që vijnë sidomos në bujqësi në turizëm dhe në shërbime dhe të jeni të sigurt se ky plan në radhë të parë favorizon zona të tilla turistike sikurse është komuniteti juaj dhe zona e Vlorës. Së dyti plani ynë për veprim ndihmon komunitetin tuaj sepse me masa dhe politika konkrete ne ulim koston e jetesës për shtresat më të varfra të vendit që nga heqja e tatimit për të ardhurat dhe pagat e ulëta deri në 250 mijë lekë në muaj e deri me lehtësirat që bëhen për pagat nga 250 deri në 500 mijë lekë në muaj. Që nga ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë të shportës e deri tek përgjysmimi i TVSH-së për faturat e energjisë elektrike dhe çmimi i subvencionuar për 300 kv/orë në muaj për konsumatorët familjar. “Plani ynë për Veprim” përveç punësimit të qëndrueshëm garanton punësim jetik që do të thotë që për çdo familje të varfër shqiptare që jeton nën minimumin jetik ne do të ofrojmë të paktën një vend pune në mënyrë që çdo familje të ketë një bazë të qëndrueshme të ardhurash për të përballuar me dinjitet jetën dhe koston e jetesës. “Plani ynë për Veprim” është plani që ndihmon gati 1 milion shqiptarë që të kapërcejë njëherë e mirë pragun e varfërisë. Është plani që e fut shoqërinë shqiptare në rrugën e qëndrueshme por edhe të solidaritetit social prandaj votoni Lëvizjen Socialiste për Integrim. 0x323030392d30362d3131 AKTIVITETE Meta ne miting ne nje nga lagjet e Vlores.JPG 9:14)