15 Feb Lideri i LSI prezanton Planin për Veprim në Shkodër dhe në Pukë. Meta deklaron se LSI është gati për qeverisjen e vendit
Lideri i LSI prezanton Planin për Veprim në Shkodër dhe në Pukë. Meta deklaron se LSI është gati për qeverisjen e vendit
Meta: Do të subvencionojmë energjinë për 300 kilovat/ orë në muaj për konsumatorët familiarë të varfër dhe do të përgjysmojmë TVSH nga 20% deri në 10% për produktet e shportës si vaji orizi makaronat etj
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta prezantoi në Shkodër dhe në Pukë Planin për Veprim të LSI dhe kandidatët për deputetë të saj në qarkun e Shkodrës. I shoqëruar nga Nënkryetari i LSI Prof.Sokol Axhemi që udhëheq edhe listën e kandidatëve të LSI në qarkun e Shkodrës Meta garantoi se LSI ka plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza luftën kundër varfërisë duke hapur 100 mijë vende të reja pune dhe rritjen e mirëqenies.
Lideri i LSI-së ka shpalosur disa nga shtyllat më të rëndësishme të programit elektoral. Ndër të tjera Meta ka premtuar se do të nxjerrë bujqësinë nga kriza duke subvencionuar deri në 25% përqind për inputet si farërat fidanët pesticidet plehrat kimike karburantin për punimet në bujqësi. Ndrësa përsa i takon subvencionimit të njësisë së prodhimit do të jetë deri në masën 20 %. Meta garantoi se përmes një politike të tillë mbështetëse dhe subvencionuese synohet që brenda 4 viteve gati 60-70 % e importeve të sotme të zëvendësohen me prodhim vendi. “Vetëm me këtë politikë në fushën e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese ne do të realizojmë punësimin e 100 mijë shqiptarëve si në fshat dhe në qytet” u shpreh Meta. Duke u ndalur tek kostoja e jetesës që është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve sidomos për familjet me të ardhura më të pakta Meta premtoi tatim 0 mbi të ardhurat për pagat deri 250 mijë lekë të vjetra.
Meta u shpreh se Plani për Veprim është përmbledhja e programit të plotë elektoral dhe qeverisës të LSI për zgjedhjet e 28 Qershorit për katër vitet që vijnë. Është një plan konkret dhe realist është një plan i bazuar mbi mundësitë aktuale që ka vendi ynë dhe mbi prioritetet e zhvillimit të tij.
Duke folur për punësimin Kreu i LSI u shpreh se “punësimi është çështja më e madhe që kanë të gjithë shqiptarët sot”. Në këtë drejtim ne kemi një politikë shumë konkrete. Ne do të mbështesim biznesin fason biznesin për prodhimin e veshjeve konfeksioneve me material porositës. Ky është biznesi që ka numrin më të madh të punëtorëve në Shqipëri 100 mijë dhe janë kryesisht gra dhe vajza. Është biznesi që përfaqëson numrin më të madh të eksporteve drejt BE gati 800 milionë euro dhe ta lësh në mëshirë të fatit do të thotë të lësh dhjetëra mijëra njerëz pa punë. Para dy javësh 11 mijë gra dhe vajza dolën nga puna sepse 50 ndërmarrje mbyllën aktivitetin e tyre.
Meta u shpreh se për bizneset e reja që do krijohen do të përjashtohen nga tatim fitimi në rastet kur punësojnë të paktën 5 punëtorë për tre vitet e ardhshme dhe do të kenë lehtësira të përshkallëzuara për numrin në rritje të atyre që do të punësojnë. Kostoja e jetesës është një nga problemet e mëdha sidomos për familjet me të ardhura më të pakta.
Duke folur për koston e shtrenjtë të jetesës së shqiptarëve Meta theksoi se LSI do të marrë masa për lehtësimin e saj. Kështu ai u shpreh se “do të subvencionojmë energjinë për 300 kilovat/ orë në muaj për konsumatorët familiarë të varfër dhe do të përgjysmojmë TVSH nga 20% deri në 10% për produktet e shportës si vaji orizi makaronat etj.
Gjithashtu Meta u shpreh dhe për liberalizimin e vizave. Kreu i LSI theksoi se “për vizat ne kemi një program të qartë. Në fund të këtij viti hiqen vizat me gjithë vendet e rajonit tonë dhe brenda 1 viti me vendet e BE-së pasi ka një vullnet për të liberalizuar vizat me vendet e Ballkanit siç është edhe Shqipëria. Ne garantojmë që brenda 1 viti do të plotësojmë ato standarte konkrete që duhen për liberalizim të plotë të vizave.
0x323030392d30352d3231 AKTIVITETE Meta prezanton Planin per Veprim ne SHkoder.jpg 23:19)