Lideri i LSI nderon familjen e deshmorit Indrit Cara

Lideri i LSI nderon familjen e deshmorit Indrit Cara

Lideri i LSI nderon familjen e deshmorit Indrit Cara i rene ne luften per çlirimin e Kosoves 8:46 Meta: Sakrifica sublime e Indritit nuk ka shkuar dëm sepse sot Kosova është e Lirë dhe është shtet i pavarur

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta i shoqëruar edhe nga Nënkryetari i LSI Sabit Brokaj dhe nga anëtari i Kryesisë deputeti Spartak Braho zhvilloi sot paradite një vizitë në familjen e dëshmorit Indrit Cara i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Në dhjetëvjetorin  e humbjes së jetës së “Ushtar Kavajës” Kryetari i LSI-së z.Meta u shpreh se vizitonte familjen Cara për t’i shprehur familjarëve të Indrit mirënjohjen dhe respektin për veprën e djalit të tyre i cili la Londrën ku jetonte për të dhënë jetën për një Kosovë të lirë. Humbja e djalit tuaj sigurisht që është një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit tuaj por njëkohësisht u shpreh Meta është dhe një krenari besoj sepse ai humbi jetën duke luftuar për lirine e vëllezërve të tij dhe tanëve. “Ne shohim sot se kjo sakrificë sublime nuk ka shkuar dëm sepse sot Kosova është e Lirë është shtet i pavarur dhe që sot Shqipëria dhe Kosova po afrohen gjithnje dhe me shume drejt bashkimit” u shpreh ai.
Më pas duke folur për heroizmin e “Ushtar Kavajës” Meta u shpreh se-  Ilir Cara është një figurë që nderohet dhe respektohet si në Shqipëri dhe në Kosovë për shkak të  kësaj sakrifice dhe besoj se për këtë ai duhet t’ju bëjë gjithnjë krenar për atë histori që ka shkruar me gjakun e tij. Sipas Metës ky është një rast që tregon se edhe shqiptarët kudo ku ishin dhanë kontributin e tyre derdhën gjakun për atë liri aq të shtrenjtë  dhe kjo nderon gjithë popullin e Kavajës dhe gjithë popullin e Shqipërisë. 0x323030392d30342d3031 Meta ne familjen e deshmorit Indrit Cara.JPG