Lideri i LSI Meta merr mbeshtetjen e Presidentit te Grupit Socialist ne Parlamentin Evropian

Lideri i LSI Meta merr mbeshtetjen e Presidentit te Grupit Socialist ne Parlamentin Evropian

Lideri i LSI Meta merr mbeshtetjen e Presidentit te Grupit Socialist ne Parlamentin Evropian Martin Schultz per vendimin e koalicionit qeverises midis LSI dhe PD Schultz: Respektojme plotesisht vendimin e LSI per koalicionin dhe do te bashkepunojme me qeverine e re ku LSI do te jape nje kontribut te vecante per integrimin dhe reformat

Sot Lideri i LSI zoti Ilir Meta u takua ne Alsdorf te Gjermanise me zotin Martin Schultz President i Grupit Socialist ne Parlamentin Evropian. Zgjedhjet e 28 Qershorit dhe vendimi i LSI per te bashkeqeverisur me Partine Demokratike ishin ne qender te bisedes midis tyre. 
Meta e njohu drejtuesin e larte te socialiseve evropiane me zhvillimet politike ne Shqiperidhe veçanerisht per shkaqet qe çuan ne rezultatin zgjedhor. Ai gjithashtu parashtroi arsyet ne themel te vendimit per koalicionin e ri qeverises midis LSI dhe PD.
 “Ne respektojme plotesisht vendimin e LSI per koalicionin” – u shpreh Schultz ne takimin me kryetarin e LSI Meta. “Do te bashkepunojme me Qeverine e re ku jemi te bindur se LSI do te jape nje kontribut te vecante ne realizimin e reformave dhe ne integrimin evropian te Shqiperise” – vijoi ai. Ne kete funksion ne do te forcojme bashkepunimin me LSI dhe do ta mbeshtesim ne realizimin e objektivave te saj politike.
Schultz e ftoi kryetarin e LSI Meta per nje vizite ne Bruksel ne muajin shtator per t’u takuar me autoritetet e larta te BE dhe me perfaqesuesit me te larte te se majtes evropiane. 0x323030392d30372d3238 Meta ne takimin me Shultz.JPG 18:27)