Lideri i LSI Meta dhe Kryetarja e LRI

Lideri i LSI Meta dhe Kryetarja e LRI

Lideri i LSI Meta dhe Kryetarja e LRI Erisa Xhixho bashkëbisedojnë me të rinjtë gjimnazistë për Maturën Shtetërore 20:38

Meta: LSI angazhohet për një rikonceptim të reformës së Maturës Shtetërore

Nën sloganin “Rinia në Veprim” Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot pasdite një takim me qindra të rinj gjimnazistë për të diskutuar lidhur me problemet e Maturës Shtetërore. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe kryetari i LSI z.Ilir Meta; Kryetarja e LRI Erisa Xhixho; Prof.Jetmir Aliçka dhe Edmond Hoxha që janë anëtarë të Komisionit të Arsimit në LSI.
Duke hapur takimin Kryetarja e LRI Erisa Xhixho theksoi se sot është “Koha për Veprim”. Duke shprehur mirëkuptimin për gjendjen në të cilën ndodhen gjimnazistët para provimeve të Maturës Shtetërore ajo njoftoi ngritjen e një Forumi Online për t’i ardhur në ndihmë problemeve të tyre në mënyrë që ata të informohen për çdo paqartësi që kanë. Ky forum tha Xhixho duhet të ishte bërë nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit por atë po e bën LRI e cila do të bëjë më shumë për të rinjtë pas 28 Qershorit.
Nga ana e tij Profesor Jetmir Aliçka foli për arsyet pse dështoi misioni i Maturës Shtetërore dhe paraqiti koceptin e LSI për reformën në Maturën Shtetërore.
Duke marrë fjalën kryetari i LSI Meta theksoi se reforma në Maturën Shtetërore është e dështuar dhe gjysmake e cila ndonëse u propagandua si një reformë e suksesshme nuk i arriti qëllimet e saj. Ndaj sipas Metës është domosdoshmëri rikonceptimi i reformës së Maturës Shtetërore gjë për të cilën do të angazhohet LSI. “LSI angazhohet për rikonceptimin e Maturës Shtetërore në përmbajtje në strukturë dhe në vlerësim në mënyrë që brenda pak viteve ne të arrijmë nga niveli aktual i realizimit të preferencave të lëndëve që është 30 për qind për të ndjekur degë të caktuara në Universitete në 60 për qind. Në këtë mënyrë Matura Shtetërore nuk do të jetë një stres nuk do të jetë një përllogaritje shumë e komplikuar për ju dhe për të gjithë ata që bëjnë vlerësimet por do të jetë vërtetë diçka shumë më e thjeshtë dhe që do t’i shërbejë realizimit të aspiratave tuaja për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për të shprehur talentin dhe aftësitë tuaja në fushat ku ju keni më shumë për zemër” u shpreh Meta. Kreut i LSI theksoi se kjo do të thotë një reformë e standardeve europiane. Duke shprehur besimin te aftësia dhe talenti i të rinjve kreu i LSI shprehu bindjen se zgjedhjet e 28 Qershorit do ti japin mundësi LRI që të ketë në Kuvendin e ri përfaqësuesit e saj në mënyrë që të jenë ata që do të ngrenë zërin për problemet e Maturës Shtetërore dhe problemet e të rinjve në përgjithësi. “Një nga këto padyshim që do të jetë kryetarja e LRI Erisa Xhixho e cila besoj që do të jetë një nga kandidatet kryesore të LSI në kryeqytet. Ne do të kemi dhe kandidatë të tjerë nga LRI edhe në Tiranë edhe në qarqe të tjera të vendit ashtu sikurse jam i bindur që të rinjtë do të kenë rolin e tyre në qeverisjen e ardhshme pas 28 Qershorit. Të jeni të sigurt se do të bëjmë shumë më tepër dhe për ta bërë sistemin arsimor më të thjeshtë dhe më ndihmues për ju dhe të ardhmen tuaj por do bëjmë shumë më tepër për të krijuar të gjithë ato terrene sportive që mungojnë sot për tju dhënë mundësi që të shpalosni talentin tuaj në të gjitha drejtimet jo vetëm në shkollë dhe në drejtim të arsimimit” tha Meta.

 

0x323030392d30342d3130 Meta takon gjimnazistet per maturen shteterore.JPG