Lideri i LSI flet për papunësinë dhe varfërinë në rritje dhe për falimentimin e dhjetëra ndërmarrjeve fason. Meta evidenton planin e LSI për të ndihmuar këtë industri që punëson mijëra shqiptarë

Lideri i LSI flet për papunësinë dhe varfërinë në rritje dhe për falimentimin e dhjetëra ndërmarrjeve fason. Meta evidenton planin e LSI për të ndihmuar këtë industri që punëson mijëra shqiptarë

Lideri i LSI flet për papunësinë dhe varfërinë në rritje dhe për falimentimin e dhjetëra ndërmarrjeve fason. Meta evidenton planin e LSI për të ndihmuar këtë industri që punëson mijëra shqiptarë

Meta: Plani i LSI për të përkrahur biznesin e fasonëve konsiston në subvencionimin në masën 50 % të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit deri në dhjetor të vitit 2011 dhe njëkohësisht për heqjen e tatim-fitimit për këto biznese deri në dhjetor të vitit 2010

 

Në këtë 1 Maj si asnjë vit më parë po bien fort këmbanat e rritjes së papunësisë në vend si pasojë jo vetëm e krizës ekonomike globale por njëkohësisht edhe si rezultat i krizës ekonomike për shkak të keqqeverisjes aktuale dhe mungesës së marrjes së masave për të përballuar këtë krizë.
Vendi është në krizë papunësia po rritet sepse bizneset dhe  kompani të ndryshme po mbyllen dhe varfëria thellohet në familjet shqiptare dhe në shoqërinë tonë. Ende nuk ka asnjë plan qeveritar për të përballuar këtë krizë dhe për të ndihmuar bizneset që të mos falimentojnë apo të shkurtojnë vendet e punës edhe pse LSI prej 3 muajsh ka kërkuar nga Kryeministri aktual që të paraqesë një plan të tillë në parlament. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim duke shprehur shqetësimin e thellë pas lajmit të fundit të djeshëm se rreth 50 kompani që punojnë me material porositës të industrisë së fasonëve kanë ndërprerë aktivitetin e tyre deklaron edhe një herë tjetër vullnetin e saj për të ndihmuar biznesin e fasonëve i cili ka dhe numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat 80-100 mijë vetë për të përballuar këtë situatë krize. Kjo ka të bëjë jo vetëm me fatin e dhjetëra mijëra familjeve shqiptare por njëkohësisht kemi parasysh se fasonët përfaqësojnë sot shumicën e eksporteve jashtë vendit.
Plani i LSI për të përkrahur biznesin e fasonëve konsiston në subvencionimin në masën 50 % të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit deri në dhjetor të vitit 2011 dhe njëkohësisht për heqjen e tatim-fitimit për këto biznese deri në dhjetor të vitit 2010. Njëkohësisht ky plan konsiston në disa masa te tjera që kanë të bëjnë me rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së për këto lloj biznesesh pasi ato janë në vështirësi financiare dhe së dyti në ndërmjetësimin e Qeverisë me bankat për të ristrukturuar kreditë apo borxhet e tyre në mënyrë që këto aktivitete të funksionojnë që të ruhen nivelet aktuale të punësimit. Po në mes të këtyre lehtësirave të inkurajohet edhe zgjerimi i këtyre  aktiviteteve që në një kohë të shkurtër të punësojmë shumë më tepër shqiptarë e sidomos shqiptare pasi dihet numri më i madh i të punësuarve në këto lloj aktivitetesh janë vajza dhe gra.

Z.Meta si e shikoni vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë për të rikthyer dosjen “Basha”?

Ne gjithnjë kemi mbështetur dhe mbështesim pavarësinë e gjyqësorit. Pavarësia e gjyqësorit është kruçiale për të patur një shtet të së drejtës në mënyrë që të gjithë qytetarët pavarësisht nga ajo çka përfaqësojnë të përgjigjen njësoj përpara ligjit.

0x323030392d30352d3031 Ilir Meta.JPG 15:24)