15 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI z.Ilir Meta i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kryetarit të koalicionit fitues z.Berisha për të filluar negociatat transparente për realizimin e programit të Qeverisë së Integrimit Europian
Deklaratë e Liderit të LSI z.Ilir Meta
Duke marrë në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve të 28 Qershorit; duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që po kalon vendi; duke vlerësuar rëndësinë e stabilitetit politik institucional dhe qeverisës; duke vlerësuar domosdoshmërinë e një qeverisje më efiçente dhe përfaqësuese; pasi jam konsultuar edhe me aktorë të rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e stabilitetit në vend dhe përshpejtimin e reformave me përgjegjësi historike dhe atdhetare; e pranoj ftesën e Kryetarit të koalicionit fiues z.Berisha për të filluar negociatat paraprake dhe për të realizuar me transparencë të plotë programin e Qeverisë së integrimit europian.
Z.Meta jo më larg se dy javë më parë ju jeni shprehur se nuk do të bëni koalicion me z.Berisha. Si mendoni sot që ju i thoni pro ofertës së z.Berisha?
E shikoni që nuk jam i lumtur për këtë deklaratë dhe për këtë qëndrim ashtu sikurse unë kam bërë të gjithë përpjekjet për të larguar nga qeverisja z.Berisha sikurse kam bërë të gjitha përpjekjet për të realizuar bashkëpunimin e këputur midis PS-së dhe LSI-së për shkak të bashkëpunimit të vendosur mes Ramës dhe Berishës që nga ndryshimet kushtetuese te Kodi Zgjedhor si dhe ndryshime të tjera. Gjithashtu përpjekjet e mia si publike dhe konfidenciale kanë qenë të pandërprera për të realizuar dhe një kolicion të vetëm me PS-në. Janë kërkuar takime por atje ka munguar kryetari i PS-së njëkohësisht dua t’ju them para zgjedhjeve i kam dërguar Kryetarit të PS-së Sekretarin e LSI-së dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj ku i kam kërkuar një koalicion të vetëm si opozitë për të mos humbur asnjë votë por me kushtin që ne të kishim një nga komisionerët e PS-së që sipas Kodit ne s’mund të kishim vëzhgues. Ka patur edhe kërkesa të tjera sikurse ka qenë edhe kërkesa më e fundit për z.Rama i cili ka qenë i ftuar për të parandaluar cënimin e standarteve që ndodhi në 28 Qershor jo vetëm për shkak të mazhorancës por edhe për shkak të sjelljes së lidershipit të PS-së ndaj votave të LSI-së.
Atëherë më thoni ju se çfarë rruge mund të ndjekë pas gjithë këtyre përpjekjeve dhe të pandërprera që unë kam bërë për më shumë se 1 vit për të parandaluar këtë që ndodhi se ç’mund të bëj sot LSI pas 28 Qershorit me rezultatet paraprake të cilat nuk kanë shumë rëndësi nëse janë një deputet më shumë apo më pak? Të kontribuojë për të zhytur vendin më tej në krizë dhe në mosqeverisje apo të kontribuojë si një faktor stabilizues i Qeverisë dhe garantues në maksimumin e mundshëm për një Qeveri që do ti shërbejë interesave shumë më të gjera sesa koalicioni fitues.
Kjo është zgjedhja më e vështirë që më duhet të bëj si politikan dhe si lider. Në gati 2 dekada kam qenë shumë i qeshur kur kam ikur nga detyra e Kryeministrit për të ndihmuar zgjidhjen e kizave të asaj kohe që nuk ishin për shkakun tim. Kam qenë shumë i qetë kur jam larguar nga Qeveria nga detyrat e Zv.Kryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm jam i vendosur sepse ky është një vendim që i intereson vendit dhe Shqipërisë.
Nuk ka rrugë tjetër sepse unë do të isha i gatshëm të qëndroja në opozitë por me këtë sakatim që ka ardhë nga Kodi dhe nga shumë veprime të tjera a mundet të qëndrojë LSI e vetme në një opozitë ndaj një mazhorance PD-PS apo Berisha – Rama dhe a do të ishte efektive për vendin dhe për kontrollin e Qeverisë një opozitë me 4 deputetë pavarësisht se një nga këta deputetë del me 20 mijë vota ashtu sikurse edhe në 2005 ndërsa të tjerët kanë një deputet me 400 vota. Asgjë nuk ndryshon tek Ilir Meta dhe te LSI. Unë do të jem socialist por para se të jem socialist jam shqiptar dhe kam përgjegjësi në këto momente për të marrë përgjegjesitë për të ardhmen.
Marrëveshja Rama- Meta është e pamundur dhe prodhon vetëm krizë asgjë tjetër. Unë s’mund të kontribuoj për të gjitha arsyet që përmenda në deklaratën time dhe që janë të konsultuar shumë mirë krizë të mëtejshme për Shqipërinë dhe në kuadër të krizës ekonomike globale kur të gjithë kërkojnë mesazhe stabilitei për të ardhmen.
Marrëveshja dhe bashkëpunimi Rama – Berisha u provua dhe Meta ishte i vetmi në opozitë bashkë me fatorë të jerë të shoqërisë civile dhe u provua që nuk solli stabilitet por krizë soli ndryshimet në Kushtetutë solli ndryshime me gjyqësorin solli Kodin i cili ka pjellë këtë rezultat skandaloz për të majtën sepse e majta është në shumicë. Atëherë jemi të detyruar të ecim drejt një marrëveshje që ti shërbejë Shqipërisë shqiptarëve dhe që i shërben integrimit europian të vendit. Shqipëria ka paraqitur një kërkesë për anëtarësim dhe ne do të bëjmë çdo gjë që ky proces të ecë përpara dhe të mos mbetet pezull.
Z. Meta çfarë postesh keni negociuar deri tani me z.Berisha?
Nuk ka asnjë diskutim për histori karrigesh dhe ndarje përgjegjësish në planin e funksionimit të këtij koalicioni të mundshëm të cilit unë i thashë një Po në parim si të vetmen rrugë për stabilitetin e vendit. Çdo gjë do të jetë mjaft transparente në radhë të parë përsa i takon programit thelbi i të cilit emblema e të cilit është integrimi europian i Shqipërisë dhe pa asnjë diskutim tashmë çdo gjë do të jetë transparente dhe në funksion të stabilitetit të vendit.
Z. Meta a ka ndonjë kusht që i keni vënë z. Berisha?
Nuk jemi këtu për të paraqitur kushte apo për të zhvilluar negociata sepse negociatat nuk zhvillohen këtu. Çdo gjë do të vendoset në vijim. Kushti i vetëm është që Kryetari i koalicionit fitues z.Berisha t’i përmbahet atyre angazhimeve të shprehura deri më sot pikërisht që ky koalicion t’i shërbej&eu
ml; integrimit europian të Shqipërisë. Këtu besoj se ju kuptoni që përfshin një sërë reformash të domosdoshme të munguara të cilat kërkojnë një ritëm tjetër të cilat kërkojnë një energji tjetër.
Z.Meta meqenëse jemi tek integrimi a mendoni se LSI-ja si pjesë e këtij koalicioni do t’i sigurojë shqiptarët të lëvizin pa viza brenda këtij viti?
Unë jam i bindur se programi i kësaj mazhorance të re edhe të djathtë edhe të majtë do të garantojë gjithë ato prioritete që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë dhe pa asnjë diskutim me afatin më të shpejtë të liberalizimit të vizave për të gjithë shqiptarët.
Ndërsa për të majtën mendoj që vetë ky rezultat pavarësisht nga të gjitha arsyet përse jemi tek ky rezultat ka dy rrugë një rrugë përmes LSI-së për të kontribuar në qeverisjen e vendit që të jetë një qeverisje në shërbim të interesave të vendit dhe gjithë shqiptarëve. Dhe natyrisht një rrugë tjetër ajo e një opozite sa më aktive sa më të fuqishme që unë uroj ta zhvillojë Partia Socialiste ku dhe ne do të bahkëpunojmë me të dhe në këtë plan sepse pa dyshim të gjitha reformat kërkojnë bashkëpunimin e opozitës.
Z. Meta a mund të jetë një nga kushtet tuaja dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor?
Marrëveshja do të jetë transparente dhe çdo gjë do të diskutohet. Unë dëgjova një ftesë publike dhe pa asnjë diskutim që dhashë një përgjigje publike. Në ditët e ardhshme për çdo hap që do të merret ju do të jeni shumë të informuar. Marrëveshja Berisha-Meta do të jetë shumë transparente nuk do të jetë si marrëveshja e Natës së 21 Prillit.
0x323030392d30372d3034