Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takime entuziaste me qindra perkrahes ne komunat e Postribes dhe Anes se Malit si dhe në lagjen Kiras te Shkodrës

Meta: Ne 28 Qershor ta largojmë këtë Qeveri dhe këtë Kryeministër të papërgjegjshëm

Lideri i LSI-së z.Ilir Meta zhilloi një tur takimesh entuziaste me qindra banorë te grupmoshave te ndryshme të rinj dhe të moshuar në Qarkun e Shkodrës. Meta u ndal kryesisht per te zhvilluar takime mjaft te ngrohta në komunat Ana e Malit dhe Postribë si dhe në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës ku prezantoi Planin për Veprim dhe objekivat kryesore që ka LSI për qarkun e Shkodrës dhe për të gjithë Shqipërinë. Gjate ketyre takimeve Meta u shoqerua nga kandidatet per deputete te qarkut te Shkodres Sokol Axhemi Sait Fishta Nora Malaj dhe Vjollca Vuçini. 
Gjatë takimit të fokusuar në komunën e Postribës z.Meta theksoi se populli i Postribës ka qenë gjithmonë në krye për liri pavaresi dhe per demokraci. Postriba për të gjithë historinë e saj e meriton titullin nderi i kombit. Më tej kreu i LSI-së z.Meta cilësoi se ajo që i bashkon LSI dhe Ilir Metën me Postribën është në radhë të parë patriotizmi dhe dashuaria për Shqipërinë. Populli i Malësisë së Madhe populli i Postribës i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë kanë nevojë për Planin për Veprim të LSI-së dhe Ilir Metës për të dale nga kriza.
Ky është plani i nxjerrjes nga kriza te bujqesise përmes subvencionimit dhe përmes uljes se kostos së prodhimit. Ky është plani u shpreh Meta që ul koston e jetesës ky është plani që me politika konkrete nxit dhe favorizon punësimin ky është plani i vetëm që ekziston sot në Shqipëri në këtë fushatë elektorale.
Ne takimet e tjera ne komunen e Anes se Malit por edhe ne lagjen Kiras te Shkodres Meta u shpreh se “më e rëndësishmja është që të kuptojmë se 28 Qershori nuk vjen çdo dite ndaj shyqyr që po vjen ta largojmë këtë Qeveri ta largojmë këtë Kryeministër të papërgjegjshëm ta largojmë këtë prapambetje në bujqësi pasi ju doni mbështetje për të zhvilluar bujqësinë ai thotë që do ta bëj Shqipërinë superfuqi energjitike ju doni subvencionim dhe mbështetje për të garantuar prodhimet tuaja ai thotë do të bëjme central bërthamor. Ne jemi në hall dhe në krizë ndërsa ai shkon në Kinë dhe thotë që vetëm dy vende nuk duan t’ja dinë për krizë janë vende të lumtura Shqipëria dhe Kina por gjithë bota po vuan.
Por ne përmes programit konkret që kemi tha Meta synojmë që deri në 2013 të importojme 400 milion euro pra gjysmën e asaj që importohet tani dhe 400 milion euro të jetë këtu prodhim vendas. Do të jetë punësim do të jetë qarkullim ekonomik do të jetë të  ardhura do të jetë zhvillim për të gjithë.

 

0x323030392d30362d3137 18:57)