15 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI z.Ilir Meta konferencë për shtyp për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit Meta: LSI denoncon shpërdorimin që Kryeministri Sali Berisha i ka bërë anëtarësimit në NATO për qëllime të ngushta elektorale dhe cënimit të imazhit të Shqipërisë tashmë si një vend anëtar i NATO
—
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të shpreh shqetësimin tonë të thellë për Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas këtij raporti vlerësohet se Shqipëria është rikthyer në një vendburimi për trafikimin e burrave të grave dhe të fëmijëve. Sipas këtij raporti vlerësohet se Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikut. Është vërtetë për t’u shqetësuar për këtë pamje dhe imazh që Qeveria e Sali Berishës po i jep botës në përgjithësi dhe sidomos aleatëve tanë më të fuqishëm që na mbështetën në mënyrë të jashtëzakonshme për t’u bërë vend anëtar i NATO-s. Rikthimi i vlerësimeve të tilla për vendin tonë edhe pas anëtarësimit në aleancën më të madhe të lirisë në NATO tregon qartë se Qeveria e Sali Berishës nuk e mori anëtarësimin në NATO si një nxitje për të arritur standardet të cilat nuk u plotësuan. Përkundrazi po e përdor vetëm për fushatë elektorale për llogari të ngushta partiake ndërkohë dhe ato pak standarde që ishin përmirësuar tashmë kanë marrë të tatëpjetën.
Ndaj LSI denoncon shpërdorimin që Kryeministri Sali Berisha i ka bërë anëtarësimit në NATO për qëllime të ngushta elektorale dhe cënimit të imazhit të Shqipërisë tashmë si një vend anëtar i NATO-s që ka probleme të tilla që janë tërësisht të patolerueshme. Këto shpjegojnë më së miri që përse kjo Qeveri po bëhet pengesë për liberalizimin e vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian sepse nuk është në gjendje të garantojë kontrollet e kufijve dhe nuk është në gjendje të plotësojë as standardet minimale në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Cili është mendimi juaj për rezultatet e sondazheve të ditëve të fundit?
Nuk ia vlen të merremi me sondazhet e porositura prej gati 6 muajsh pasi ashtu siç e thashë shqiptarët nuk mund të ndikohen më nga të tillë sondazhe me porosi. Unë dua t’ju siguroj me bindje të plotë se LSI sipas të gjitha sondazheve që ne kemi deri tani dhe që janë tepër profesionale tashmë i është afruar numrit të 30 deputetëve dhe pritet që gjatë këtyre pak ditëve deri në datën 28 Qershor të tejkalojë si koalizicon dhe si LSI atë objektiv minimal që unë kam shpallur prej gati 9 muajsh pra 35 deputetë. Dua t’ju siguroj se fatin e këtyre zgjedhjeve nuk
e orientojnë dot sondazhet absurde. Fati i këtyre zgjedhjeve do të jetë shumë i mbarë dhe shumë i mrekullueshëm në mënyrë të veçantë për LSI dhe ky është kontributi më i mirë që ne do të japim dhe për një të ardhme të sigurt demokratike të vendit tonë ku prioriteti i parë për ne dhe për mua do të jetë fillimi i punës që në agimin e 29 Qershorit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike.
Si i vlerësoni inaugurimet që po bëhen në këtë kohë fushate?
Të flasësh për inaugurimet e Qeverisë Berisha padyshim që nuk mund të mos qeshësh. Para pak ditësh isha në Gramsh dhe përpara se të hyja në qytet më treguan një shesh bosh ku nuk kishte asnjë makineri asnjë tullë asnjë lopatë me llaç të hedhur gjëkundi ku ishte bërë gjoja inaugurimi i punës për fillimin e një kompleksi të jashtëzakonshëm energjetik. Kudo në gjithë Shqipërinë njerëzit kanë filluar të qeshin dhe të gajasen me investimet imagjinare të Sali Berishës. Natyrisht ai ka filluar t’i besojë dhe vetë mitingjet që organizon duke marrë me dhunë gjithë administratën duke marrë me dhunë nxënësit dhe duke i detyruar të braktisin mësimin. Por të jeni të sigurtë që pas 28 Qershorit do të mbyllet në shtëpi nga zhgënjimi i thellë sikurse u mbyll edhe pas mitingjeve të mëdha që bënte për referendumin e vitit 1994. 0x323030392d30362d3136 Meta ne konference shtypi.JPG 14:12)