Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta mitingje madhështore në Përrenjas dhe në Peqin të qarkut të Elbasanit. Meta garanton një zgjidhje të krizës së vendit pas 28 Qershorit

Meta: Sot disa parti po kujtohen gjoja për statusin e minatorit por dy vjet më parë ishte LSI ajo që paraqiti në parlament projektiligjin per statusin e minatorit dhe ata që kërkojne vota me statusin e minatorit e rrëzuan por ne do ta miratojmë këtë projekligj


Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një miting entuziast me qindra përkrahës të LSI në Përrenjas të Qarkut të Elbasanit. I shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë fillimisht kreu i LSI ka vizituar tregun ushqimor të Përrenjasit ku është takuar me shumë tregtarë të cilët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e një tregu të mirëfillte për të shitur prodhimet e tyre.
Më pas Meta është ndalur në mitingun e madh në Përrenjas ku ka prezantuar Planin për Veprim dhe kandidatët e LSI në këtë qark. 
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të pjesëmarrësve Meta u shpreh se ”është kënaqësi të jem sot këtu të kërkoj votën tuaj që të fillojmë së bashku me 29 Qershor të nxjerrim Përrenjasin dhe Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka futur keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i Kryeministrit në largim Sali Berisha në mënyre që me 29 Qershor të fillojme me Planin tonë për veprim për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të filluar programin tonë të punësimit për të miratuar statusin e minatorit. Më pas Meta u shpreh se sot po kujohen shumë parti për statusin e minatorit por dy vjet më parë ishte LSI ajo që paraqiti në parlament projektiligjin per statusin e minatorit. Ata që kërkojne vota me statusin e minatorit e rrëzuan por ne do ta miratojmë këtë projekligj pasi ka të bëjë me një kategori të devotshme të shoqërisë sonë që ka sakrifikuar dhe vuajtur shumë dhe nuk kane marrë vlerësimin dhe shpërblimin e merituar nga shoqëria dhe nga shteti.
Gjithashtu tha Meta ne do të miratojmë ligjin për moshën e tretë të cilin vërtet e rrëzoi parlamenti i Sali Berishës por do ta miratojë parlamenti i 28 Qershorit që do të krijoni ju dhe gjithë shqiptarët progresistë me votat tuaja. Eshtë një projektligj qe do të ndihmojë 350 mijë pensionistë në të gjithë vendin qe nga shërbimi shëndetësor falas rimbursimi i ilaçeve transporti falas vetëm me dokumentin e pensionistit.
Më pas Meta u shpreh se ne jemi një forcë politike e cila është e bindur që në programin e saj dhe me vullnetin e saj me 29 Qershor jo vetëm do të kontribuoje për krijimin e një mazhorance progresiste të një Qeverie të majtë dhe progresiste. Gjithashtu  LSI do të zgjidhë të gjitha problemet ekonomike dhe sociale problemet më jetike që ka Përrenjasi dhe gjithë shqiptaret përmes planit tonë për veprim.

LSI miting madhështor në Peqin

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një miting entuziast me mijëra përkrahës të LSI në sheshin kryesor të Peqinit. Në këtë miting madhështor Meta prezantoi Planin për Veprim të LSI që do të garantojë një zhvillim dhe integrim të vendit. Meta prezantoi njëkohësisht dhe kandidatët për deputetë të LSI të cilët punën e tyre e kanë përqendruar tërësisht për komunitetin e tyre. Lideri i LSI në mes entuziazmin dhe duartrokitjeve të simpatizantëve të LSI shprehu bindjen e tij se kandidatët e LSI janë ata që do të përfaqësojnë denjësisht shqiptarët dhe komunitetin e Peqinit në Kuvend pas 28 Qershorit. Duke folur për Planin për Veprim kreu i LSI u shpreh se në 28 Qershor shqiptarët do të votojnë për LSI si të vetmen forcë politike që do t’i sjellë mirëqenie dhe do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
Meta theksoi se kandidatët e LSI nuk do të jenë thjesht kukulla për kryetarët prandaj Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë politike që ka qenë kundër listave të mbyllura

0x323030392d30362d3134 Meta miting ne Perrenjas.jpg 19:30)