15 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI Ilir Meta takim madhështor me qindra përkrahës të LSI në Belsh
Meta: Pas 28 Qershorit nuk do të vijmë më si përfaqësues të opozites por do të vijmë në krye të Qeverisë së ardhshme
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim madhështor me qindra përkrahës të LSI në Belsh të Elbasanit. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i kandidatëve për deputetë dhe Planit për Veprim të LSI në Belsh.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se “ne kemi dy gara një gare e kemi në radhë të parë me Sali Berishën për zgjedhjet e 28 Qershorit dhe kjo është gara kryesore por edhe një garë të bukur me njëri -tjetrin që ndryshe nga partitë e tjera që rreshtojnë njerezit në liste si ushtarët ne kemi një marrëveshje dhe jemi në garë me njëri –tjetrin sipas së cilës ai që merr më shumë vota në zonën e tij ka si prioritet për të qenë deputet.
Meta u shpreh se “në 28 Qershor me votën tuaj dhe me votën e shumë e shumë shqiptarëve në të gjithë vendin LSI do të jetë forca kryesore dhe përcaktuese për mazhorancën e ardhshme dhe pas 28 Qershorit nuk do të vijmë më si përfaqësues të opozites por do të vijmë në krye të Qeverisë së ardhshme. Ndaj është Koha për Veprim për t’u ndarë nga qeveria e Berishës dhe për ta nxjerrë në pension politik por është koha për t’i dhënë mbështetje një programi politik që ndihmon mbi të paktën 1 milionë shqiptarë që të ndahen nga varferia dhe papaunesia.
Kreu i LSI theksoi se ajo që Dumreja kërkon nga ne është bujqësia dhe punësimi që të dyja këto janë të lidhura me njëra- tjetrën. E vetmja forcë politike që ka bërë të qartë qe tre prioritetet kryesore janë punësimi punësimi punësimi dhe ka treguar sesi mund te hapen 100 mijë vende pune të qëndrueshme në katër vitet që vijnë 50 mijë nga të cilat në bujqësi dhe agropërpunim është LSI. Dhe në rast se ndonjë komunitet tjetër përfiton më shumë nga ky program është pikërisht komuniteti i Dumresë. Prandaj duhet mbështetur LSI sepse ka një vizion të qartë për të nxjerrë bujqesine nga kriza ka një program të qartë për të fuqizuar rolin e shetit në programet për subvencionimin e prodhimit që nga imputet bujqësore dhe deri tek 20 përqind e masës së prodhimit. Ka një program të qartë për të krijuar industrine agroperpunuese.
Programi i LSI ka bere te qarte se prioriteti eshte punesimi dhe per kete qellim ne gjithe politikat fiskale dhe arsimore do t’i kemi në funksion te punesimit. Ne do të perjashtojme nga tatim fitimi për tre vitet e para çdo biznes që punëson të paktën pesë veta dhe në raport me numrin në rritje të të punësuarve. Ne do të bëjmë dhe lehtësi dhe favore nga ana e shtetit dhe e qeverisë. Për çdo të punesuar te ri ne biznese aktuale ne do te zbresim nga tatimet punedhenesin deri ne 5 mijë lekë të reja ne muaj. Njekohesisht ne kemi si qellim kryesor uljen e kostos se jeteses.
Meta u shpreh se i gjithë qëllimi ynë është që të ulim sa më shumë koston e jetesës sidomos në ndihmë të familjeve të varfëra dhe gjithshka në funksion të zhvillimit ekonomik te vendit duke u perqendruar tek bujqesia tek turizmi tek shërbimet dhe transportet sepse këto janë mundësitë e Shqipërisë.
0x323030392d30362d3133 AKTIVITETE Meta takim ne Belsh.jpg 19:20)