15 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI Ilir Meta takime me qindra banorë në njësinë 58 dhe 3 në Tiranë. Meta prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët për deputetë
Meta: Programi i LSI është i vetmi program shkencor realist dhe konkret që zgjidh problemet e punësimit. LSI ka programin më të qartë për uljen e kostos së jetesës
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi disa takime mjaft entuziaste në njësinë nr.5 në njësinë nr.8 dhe në njësinë nr. 3 të kryeqytetit. Mes qindra banorëve që mbështesin LSI z.Meta prezantoi Planin për Veprim dhe kandidatët e LSI për deputetë në këta njësi minibashkiake të cilët punën e tyre e kanë përqendruar në këto zona.
Lideri i LSI në mes entuziazmit dhe duartrokitjeve të qindra përkrahësve dhe mbështetësve të LSI shprehu bindjen e tij se kandidatët e LSI janë ata që do të përfaqësojnë denjësisht shqiptarët në Kuvendin e ardhshëm.
Duke folur për Planin për Veprim Meta u shpreh se ajo që presin shqiptarët nga ne “është punësimi dhe ulja e kostos së jetesës”.
“Programi i LSI është i vetmi program shkencor realist dhe konkret që zgjidh problemet e punësimit. LSI ka programin më të qartë për uljen e kostos së jetesës” – u shpreh Meta.
Banorët e këtyre zonave shprehën bindjen se shqiptarët në 28 Qershor do të votojnë për LSI si të vetmen forcë politike që do të largojë varfërinë do të sjellë mirëqenie dhe do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
0x323030392d30362d3133 Meta takime ne Tirane.JPG 19:18)