Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI Meta së bashku me të rinjtë e LRI pastrojnë një kanal të ujërave të zeza në Kombinat. Eshtë Koha për Veprim Rinia në Veprim 16:6 Meta: Duam t’i bëjmë një apel pushtetit vendor Qeverisë dhe komunitetit për të bashkërenduar në mënyrë që kryeqyteti ynë të jetë vërtet i standarteve europiane

Eshtë Koha për Veprim dhe Rinia është në Veprim. Bazuar dhe në këtë slogan të fushatës së LSI dhe LRI Lideri i kësaj force politike z.Ilir Meta i shoqëruar nga dhjetëra të rinj së bashku dhe me Kryetaren e LRI Erisa Xhixho zhvilluan sot një aksion për pastrimin e një kanali të ujërave të zeza në periferi të zonës së Kombinatit. Prej vitesh ky kanal gjendet i mbushur plot me plehra duke vështirësuar së tepërmi jetesën e banorëve që jetojnë përreth këtij kanali. Vetë banorët kanë kërkuar ndihmë që të zgjidhet kjo situatë e rëndë për to por deri tani nuk janë akorduar fondet përkatëse për investimin dhe zgjidhjen e këtij problemi shqetësues. Meta së bashku me të rinjtë e LRI i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Minibashkisë së Kombinatit Luzhiana Abazi dha kontributin e tij për pastrimin e kanalit sepse është Koha për Veprim duke bërë dhe një apel për pushtetin vendor dhe Qeverinë që të gjenden zgjidhje për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave që jetojnë në kushte kaq të vështira duke ndjerë gjithë ditën erën e rëndë të ujërave të zeza.
Kryetarja e Minibashkisë së Kombinatit Luzhiana Abazi u shpreh se “ky kanal ka krijuar dhe përmbytjet e disa javëve më parë. Kjo është një nismë e ndërmarrë nga LRI në bashkëpunim me njësinë bashkiake për të bërë pastrimin e këtij kanali i cili shumë shpejt për vitin e ardhshëm është futur në projektbuxhet për t’u bërë ashtu siç po bëhet dhe kanali i Misto Mames”.
Ndërkaq Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Erisa Xhixho theksoi se “të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim janë sot këtu në vazhdën e iniciativave tona sociale në ndihmë të komunitetit. Sot mendoj se ka ardhur Koha për Veprim koha për aksione konkrete dhe jo për fjalë të shumta. Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim do të jenë në ndihmë të komunitetit të Kombinatit por dhe të gjithë Tiranës në mënyrë që me ato pak forca dhe me ato mundësi që kemi të bëjmë diçka sot për të bërë  akoma më shumë nesër.
Ndërkaq Lideri i LSI Ilir Meta falënderoi kryetaren e Njësisë bashkiake dhe kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integrim Luzhiana Abazi dhe Erisa Xhixho për këtë iniciativë të përbashkët. Në mënyrë të veçantë do të falënderoja të gjithë këto vajza dhe djem të rinj që iu përgjigjën kësaj thirrjeje kësaj iniciative pasi është vërtetë Koha për Veprim. Më pas Meta theksoi se “ky kanal këtu nuk është i vetmi janë shumë të tillë jo vetëm në Kombinat por në të gjithë kryeqytetin. Ju e shikoni se çfarë gjendje e rëndë është se çfarë problemi është për këta mijëra banorë që jetojnë këtu dhe kjo padyshim që na bën një thirrje për të vepruar jo vetëm neve me qëllim për të ndihmuar dhe për të dhënë një kontribut duke pastruar këtë kanal që kur të bien shirat të mos ketë përmbytje për komunitetin. Por njëkohësisht është edhe një apel drejtuar pushtetit vendor drejtuar qeverisë drejtuar edhe komunitetit për të bashkërenduar në mënyrë që kryeqyteti ynë të jetë vërtet një kryeqytet i standarteve europiane përsa i takon infrastrukturës. Të mos ketë rreziqe dhe shqetësime të tilla për banorët që vijnë nga përmbytjet që vijnë nga mospastrimi i këtyre kanaleve nga mosinvestimi në rregullimin e kësaj infrastrukture dhe padyshim që i bëjmë edhe një thirrje shpirtit rinor që kërkon një jetë më të mirë për të shpenzuar sa më shumë energji të jetë e mundur në aktivitete të tilla në ndërmarrje të tilla të cilat vërtet janë edhe të lodhshme edhe të mundimshme por që tregojnë sinjale të qarta se rinia shqiptare nuk mund të durojë atë situatë mjedisore atë standart të dobët në infrastrukturë. Por rinia shqiptare nuk mund të durojë as edhe atë indiferencë që vihet re sidomos për shumë zona periferike po të mos harrojmë se më shumë se gjysma e kryeqytetit jeton në zona të tilla. Ju e shikoni se çfarë ere bie këtu se çfarë situate kritike është këtu dhe se sa e vështirë është për t’i rritur fëmijët këtu u shpreh Kreu i LSI. 0x323030392d30342d3036 Meta dhe te rinjte e LRI duke pastruar kanalin ne Kombinat.JPG