Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI Meta takim me të rinjtë në Vaun e Dejës dhe takim me qindra banorë në komunën Hajmel të Shkodrës

Meta: Shqipëria ka mundësi të mëdha për t’u zhvilluar por nuk do të zhvillohet me përralla si puna e centraleve bërthamore apo atyre termocentraleve që do Saliu të na i ndërtojë në Durrës dhe në vende të tjera turistike të vendit

Lideri i LSI-së z. Ilir Meta ka vijuar turin e takimeve me qytetarët për prezantimin e “Planit për Veprim” dhe kandidatëve për deputetë edhe në qarkun e Shkodrës. Meta ka zhvilluar një takim mjaft entuziast me qindra banorë në komunën e Hajmelit të Shkodrës ku ka prezantuar Planin për Veprim të LSI që ka një program mjaft të detajuar sesi të nxjerrë bujqësinë nga kriza të nxisë prodhimin e vendit dhe të hapë 50 mijë vende të reja pune duke krijuar dhe promovuar një industri agropërpunuese.
Më pas Lideri i LSI është pritur me mjaft entuziazëm nga qindra të rinj në Vaun e Dejës. Kreu i LSI-së ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të qarkut të Shkodrës Prof. Sokol Axhemi Seit Fishta dhe Nora Malaj.
Gjatë takimit Meta u shpreh se me këtë sistem zgjedhor zgjedhjet i fiton LSI-ja sepse LSI-ja është forca vendimtare përcaktuese për mazhorancën e ardhshme dhe për qeverinë e re kështu që kjo është një garanci shumë e mirë që ne të realizojmë premtimet tona kryesore dhe angazhimet tona kryesore janë me rininë. Ne të rinjtë nuk i përdorim  si dekor apo si fasadë por ne të rinjtë dhe të rejat i vlerësojmë dhe iu kemi dhënë prioritetet më të favorshme.
Meta u shpreh se ne vijmë me një program shumë të qartë për të gjithë Shqipërinë për të garantuar 100 mijë vende të reja të qëndrueshme pune për katër vitet që vijnë. Është një program shkencor dhe realist konkret për të gjallëruar ekonominë për të gjallëruar bizneset për të futur njerëzit në punë dhe kjo në radhë të parë do të thotë të futen të rinjtë në punë. Ne synojmë për të bërë atë reformë në arsim që ndihmon të gjithë që të punësohen më shpejt si ata që nuk do të ndjekin studimet e larta por edhe ata që ndjekin shkollën e lartë. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se Shqipëria ka mundësi të mëdha për t’u zhvilluar por nuk do të zhvillohet me përralla si puna e centraleve bërthamore apo atyre termocentraleve që do Saliu të na i ndërtojë në Durrës si diçka të madhe. Ne nuk kemi nevojë për këta gjëra ne kemi nevojë për të bërë ato hidrocentrale që Shqipëria e ka mundësinë dhe janë me leverdi shumë të madhe. Ne kemi nevojë për të zhvilluar bujqësinë dhe kemi programin më të mirë sesi do të punësohen 50 mijë veta në bujqësi dhe në agro-përpunim si në fshat ashtu dhe në zonat e qytetit gjatë katër viteve që vijnë. Kemi nevojë të zhvillojmë turizmin se këtu janë mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shërbimet transportet transitet dhe kështu me radhë. Por mbi të gjitha kemi nevojë të krijojmë një raport të ri edhe të atyre raporteve që ngrihet me qytetarët dhe komunitetin.
Duke folur më pas për sistemin zgjedhor Meta u shpreh se edhe pse ne jemi kundër një sistemi të listave të mbyllura zgjedhjet i fiton LSI-ja sepse LSI-ja është forca vendimtare përcaktuese për mazhorancën e ardhshme dhe për Qeverinë e re kështu që kjo është një garanci shumë e mirë që ne të realizojmë premtimet tona kryesore dhe angazhimet tona kryesore janë me rininë. Ne të rinjtë nuk i përdorim si dekore si fasadë ne të rinjtë dhe të rejat i vlerësojmë dhe iu kemi dhënë prioritet.

 

0x323030392d30362d3132 Meta takim me te rinje ne Vau te Dejes.JPG 19:24)