15 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI z.Ilir Meta takime me banorë të njësive bashkiake në Tiranë. Meta prezanton kandidatët e LSI për deputetë dhe Planin për Veprim të saj
Meta: Vendi ka nevojë për një lidership të provuar sepse po kalon një situatë krize ekonomike e cila mund të thellohet edhe më tej dhe unë jam i bindur se Tirana do të votojë për LSI dhe Ilir Metën
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi disa takime mjaft entuziaste me qindra qytetarë në njësitë bashkiake të Tiranës. Gjatë këtyre takimeve Meta prezantoi kandidatët për deputetë të LSI në Tiranë dhe Planin për Veprim të saj që do të nxjerrë vendin nga kriza duke e ndarë njëherë e mirë me varfërinë dhe papunësinë.
Duke marrë fjalën përmes entuziasmit të qytetarëve të pranishëm Meta u shpreh se “LSI jo vetëm është sot alternativa që ju ofron shqiptarëve të thjeshtë programin më realist dhe më konkret që i nxjerr nga kriza dhe nga varfëria por është alternativa që e fut Shqipërinë në një rrugë të padiskutueshme të zhvillimit dhe integrimit”.
Kreu i LSI tha se në 28 Qershor shqiptarët do të votojnë për LSI se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike mund t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetëm kryeministri në largim Sali Berisha. Shqiptarët do të votojnë për LSI se kërkesa më e madhe e shqiptarëve sot është për të punuar dhe programin më të mirë për punësimin e ka LSI.
Vendi ka nevojë për një lidership të provuar sepse po kalon një situatë krize ekonomike e cila mund të thellohet edhe më tej dhe unë jam i bindur se Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të votojë për LSI dhe Ilir Metën sepse nuk mund t’i zgjidhin hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve të thjeshtë politikanë që janë mësuar vetëm të fitojnë nga politika por që nuk sakrifikojnë dot nuk rrezikojnë dot sepse nuk besojnë në radhë të parë tek sakrifica që kërkon politika në shërbim të njerëzve dhe tek sakrifica që kërkon politika për të qenë një mision jo për të qenë thjeshtë një instrument për pasurimin e një kaste që nuk do t’ia dijë për votën e qytetarëve.
Ndërsa ne tha Meta do të realizojmë të gjitha ato politika të cilat e kthejnë ekonominë tonë nga një ekonomi konsumatore në një ekonomi prodhuese në një ekonomi konkuruese në një ekonomi që punëson shqiptarët dhe u krijon mundësi që të mbajnë familjet e tyre dhe t’i rrisin fëmijët e tyre me dinjitet.
Gjatë këtyre takimeve Meta siguroi dhe njëherë se 28 Qershori është dita që jo vetëm do të largojë nga pushteti Sali Berishën por 28 Qershori është një ditë shumë e rëndësishme sepse do të sjellim në pushtet një mazhorance të re progresiste dhe të majtë suksesin e së cilës do e garantojë LSI si forca më koherente dhe më e qartë për të zgjidhur problemet më të medha që ka vendi si forca e vetme që ka nje program të qartë për të nxjerrë gjithë qarkun e Lezhës nga kriza ekonomike si forca më e qartë që ka një program konkret për të punësuar 100 mijë shqiptarë.
0x323030392d30362d3132 Meta gjate takimeve me banore ne Tirane.JPG 14:05)