15 Feb Lideri i LSI
” Lideri i LSI z.Ilir Meta takime në Vlorë. Meta viziton një nga zonat më të ndotura të qytetit të Vlorës tepër shqetësuese për shëndetin e banorëve Meta: Qeveria jonë do të veprojë urgjent për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot gjithë ditën takime në qytetin e Vlorës. Fillimisht i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë Shkëlqim Selami dhe Besjan Pesha por edhe nga kandidatët e tjerë Meta inspektoi një nga zonat më të ndotura në qytetin e Vlorës e ndodhur pranë fushës së aviacionit të këtij qyteti ku përdite digjen plehra duke dëmtuar jo vetëm mjedisin por veçanërisht shëndetin e komunitetit. Shume banorë të kësaj zone gjatë takimit me kreun e LSI i shprehën atij shqetësimin e tyre për gjendjen ku jetojnë veçanërisht për faktin se janë harruar nga shteti dhe përfaqësuesi i tyre në parlament. Për këtë Meta shprehu angazhimin dhe vendosmërinë e LSI që menjëherë pas 28 Qershorit Qeveria e LSI-së do të veprojë urgjent për të zgjidhur këtë problem kaq shqetësues për shëndetin e banorëve të kesaj zone të cilët jetojnë vetëm 600 metra larg bregut te detit. Kreu i LSI u shpreh se “është e pabesueshme që pikërisht në qytetin e Vlorës ekziston një gjendje kaq katastrofike mjedisore që cënon në mënyrë të drejtëpërdrejtë shëndetin e komunitetit këtu shëndetin e fëmijëve në mënyre të veçante dhe për më tepër një gjendje e tillë është e papranueshme jo vetëm për shëndetin e banorëve këtu në qytetin e Vlorës por për më tepër kjo gjendje është e papranueshme kur të gjithë flasim dhe angazhohemi për një Vlorë turistike dhe për një Vlore europiane. Prandaj u shpreh Meta këtu ku jemi vetëm disa qindra metra larg bregut të detit dua të shpreh jo vetëm keqardhjen time por edhe distancimin tim dhe të LSI nga kjo gjendje skandaloze këtu dhe të shprehim angazhimin dhe vendosmërinë tonë që menjëherë pas 28 Qershorit Qeveria e re e LSI do të zgjidhë menjëherë këtë problem katastrofik për shëndetin e gjithë këtij komuniteti dhe do të hapim rrugën e zhvillimit urbanistik të gjithë kësaj zone në mënyrë që kjo të jetë pjesë e një Vlore të zhvilluar evropiane të një Vlore që ofron shanse dhe mundësi për një jetë më të mirë dhe jo që rrezikon shëndetin e komunitetit.
Më pas Meta tha se ”kjo do të jetë një nga sfidat tona të para përsa i takon qytetit të Vlorës komunitetit që jeton këtu pasi dihet dhe është mëse e qartë se mbrojtja e mjedisit është një nga çështjet më të mëdha që e dallon LSI në raport me forcat e tjera politike që në radhë të parë kujdeset që të mbrojë shëndetin e qytetarëve por njëkohesisht të dalë dhe në mbrojtje të perspektivës turistike të qytetit të Vlorës.
0x323030392d30362d3130 Meta tek nje nga zonat e ndotura ne Vlore.jpg 9:10)”