Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI Ilir Meta takim entuziast me qindra banorë të Bathores në Kamzë. Meta garanton nxjerrjen nga varfëria të kësaj zone dhe gjithë Shqipërisë përmes Planit për Veprim

Meta: Jam i bindur se do kem mundësinë me votën tuaj për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e legalizimeve

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim mjaft entuziast me qindra banorë të Bathores në Kamzë. Gjatë këtij takimi Meta mori mbështetjen e banorëve të Bathores për alternativën e LSI e cila do të nxjerrë jo vetëm këtë zonë nga varfëria e thellë por do të nxjerrë vendin nga kriza dhe përmes Planit për Veprim do të garantojë zhvillim dhe integrim për shqiptarët. 
Në këtë takim Meta shoqërohej nga kandidati për deputet i LSI Luan Rama. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se “vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 28 Qershorit një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë që është pikërisht ndarja me keqqeverisjen që rrit varfërinë dhe pasigurinë për jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj që është vota për LSI si alternativa që mendon për shqiptarët që zgjidh problemet e tyre më jetike me një program tepër konkret dhe të qartë. Meta tha se “LSI si asnjë alternativë tjetër i bashkon të gjtihë shqiptarët sepse LSI ka programin më të qartë dhe më konkret për atë që kërkojnë më shumë shqiptarët sot që është punësimi i qëndrueshëm garancia për të ndërtuar një jetë me dinjitet për familjet shqiptare dhe për fëmijët tuaj. Këtë garanci e jep Plani i Veprimit të LSI dhe Ilir Meta i cili ka bërë së bashku me një ekip të mrekullueshëm një program tërësisht të realizuaeshëm që për 4 vjet do të ndryshojë tërësisht jetën tuaj. Ilir Meta dhe LSI nuk premtojnë ndërtimin e centraleve bërthamore që nuk ju duhen Shqipërisë nuk premtojnë ndërtimin e termocentaleve që helmojnë Shqipërinë turizmin dhe shëndetin e qytetarëve tanë por Ilir Meta dhe LSI kanë programin më të qartë më konkret dhe më të tjeshtë që i fut shqiptarët në punë gjatë 4 viteve që vijnë.
Duke folur për problemin e mprehtë social të legalizimeve lideri i LSI u shpreh se “është koha për të zgjidhur problemin e legalizimeve. Unë kam qenë i pari në detyrën e Kryeministrit që kam hedhur si të domosdoshme alternativën e legalizimeve që në vitin 2001 dhe jam i bindur se do kem mundësinë me votën tuaj për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e legalizimeve si një çështje shumë të rëndësishme sociale por edhe ekonomike jo vetëm për ju por për të gjithë vendin tonë.

Meta u shpreh se ne nuk vijmë pranë jush me lista të mbyllura siç vijnë partitë e vjetra të cilat duan t’i kthejnë deputetët jo në përfaqësues të popullit por në ushtarë të kryetarëve. Ne vijmë me kandidatë për deputetë të cilët kanë emra të cilët kanë një biografi të cilët kanë se ç’të thonë përpara jush dhe çfarë të marrin përsipër.

0x323030392d30362d3039 Meta ne Bathore 1.JPG 15:05)