Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta sot gjithë ditën në Kuçovë. Meta zhvillon takime me biznesmenë të vegjël dhe të mesëm në tregun e Kuçovës dhe në një biznes fason në këtë qytet

Meta pasdite takim entuziast edhe me qindra qytetarë kuçovarë

Meta: LSI me Planin për Veprim e përgatitur seriozisht për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për ta futur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta në vijim të turit elektoral i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të qarkut të Beratit ka zhvilluar sot një sërë takimesh në qytetin e Kuçovës ku është pritur me entuziasëm nga qindra përkrahës të LSI.
Fillimisht Lideri i LSI-së ka zhvilluar një takim me biznesmenë të vegjël dhe të mesëm në tregun e Kuçovës ku bashkëbisedoi jo vetëm me tregtarët por edhe me shumë qytetarë që ishin në treg për shqetësimet që kanë.
Duke u ndalur në çdo stendë dhe duke bashkëbiseduar nga afër me shumë prej biznesmenëve Meta u interesua për shqetësimet dhe problemet që ndeshen qytetarët dhe biznesi i vogël dhe i mesëm sot. Gjatë prononcimit të tij për mediat z.Meta i bëri apel Qeverisë dhe pushtetit vendor të Kuçovës për të riparë edhe njëherë taksat që paguajnë tregtarët. Meta u shpreh se gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve të mendimeve që kemi zhvilluar me biznesmenë të vegjël dhe të mesëm është mëse e qartë që gjendja e këtyre bizneseve është shumë e vështirë dhe po rëndohet nga dita në ditë jo vetëm për shkak të rënies ekonomike dhe fuqisë blerëse por njëkohësisht dhe për arsye të rritjes së taksave të ndryshme të cilat shpesh duken dhe pa kuptim. Ju vetë po e shikoni sot se këtu ka ambjente 5 apo 6 metra katrorë që paguajnë 140 mijë lekë taksë tabele dhe tabelë nuk ka asgjëkundi apo  që paguajnë 280 mijë lekë taksë gjelbërimi dhe gjelbërim nuk ka asnjë pëllëmbë tha kreu i LSI. Ndërkohë Meta shtoi se xhiroja e bizneseve bie çdo ditë fuqia blerëse bie dhe ndërkohë që shumë prej këtyre biznesmenëve apo tregtarëve nuk arrijnë dot as të dalin pa humbje.  Kreu i LSI theksoi se- problemi i ushqimeve në përgjithësi është një problem serioz në këto momente dhe kur bie dhe konsumi për ushqimet shtoi më tej ai  kjo do të thotë që varfëria ka trokitur thellë në familjet shqiptare.  Duke evidentuar disa nga pikat e programit të LSI ish-Kryeministri Meta nënvizoi se- ne jemi të vendosur për të përgjysmuar TVSH për 12 produkte bazë ushqimore me qëllim që të kontribuojmë për uljen e çmimit të ushqimeve dhe njëkohësisht për të ndihmuar sadopak familjet shqiptare të cilat kanë sot probleme edhe me ushqimin e fëmijëve të tyre duke pasur një kosto sa më të vogël të këtij komponenti jetik. Në këtë kuadër Lideri i LSI-së theksoi gjithashtu se LSI-ja është e bindur se duhet të krijohet një klimë tjetër për biznesin.
Më pas Kryetari i LSI-së i shoqëruar nga Kandidatët për deputetë inxhinieri Abdulla Xhemo dhe nga doktoresha Valbona Papa zhvilluan një takim në një prej bizneseve fason i cili përballet dita- ditës me probleme të mungesës së tregut. Pas bashkëbisedimit me punonjësit dhe njohjes nga afër me problemet që përballen sot të tilla ndërmarrje që punësojnë rreth 100 mijë shqiptarë  Meta u shpreh se LSI-ja është e vetmja parti që ka një program të qartë qeverisës për punësimin në vend. Kreu i LSI deklaroi edhe masat më të rëndësishme që LSI-ja ka parashikuar për të ndihmuar këto biznese që kanë të bëjnë me heqjen e tatim fitimit deri më 2010 dhe masa e dytë ka të bëjë me subvencionimin e sigurimeve shoqërore me 50 % deri në fund të vitit 2011. “Ne shprehim angazhimin tonë për t’i mbështetur me politika konkrete lehtësuese dhe favorizuese të gjitha këto biznese në vendin tonë së pari duke i përjashtuar nga tatim fitimi deri në fund të vitit 2010 dhe së dyti duke subvencionuar sigurimet shoqërore me 50 % deri në fund të vitit 2011” u shpreh Meta.  Lideri i LSI theksoi se këto  dy masa pa asnjë diskutim do të kontribuojnë që këto  aktivitete jo vetëm të mos bllokohen sikurse ka ndodhur deri tani ku prej disa ditësh rreth 50 ndërmarrje të tilla kanë falimentuar gjë që ka sjellë si pasojë largimin nga puna të rreth 11 mijë punonjësve shqiptarë. Gjithashtu Lideri i LSI-së z. Meta ka zhvilluar një takim mjaft entuziast me qytetart e Kuçovës i cili ka prezantuar "Planin e Veprimit" të LSI-së. Sikurse tha vetë ai partitë e tjera të papërgatitura fare për këtë fushatë po kopjojnë planin tonë të veprimit dhe pa bërë studime për nevojën e tregut bëjnë demagogji duke premtuar vende pune. Por LSI nëpërmjet ekspertëve vendas dhe të huaj ka arritur të finalizojë një plan të qartë jo vetëm për të siguruar fitoren e LSI-së në këto zgjedhje por mbi të gjitha për të nxjerrë vendin nga kriza në të cilën e ka zhytyr kjo Qeveri. Meta u shpreh se Plani për Veprim është përmbledhja e programit të plotë elektoral dhe qeverisës të LSI për zgjedhjet e 28 Qershorit për katër vitet që vijnë. Eshtë një plan konkret dhe realist është një plan i bazuar mbi mundësitë aktuale që ka vendi ynë dhe mbi prioritetet e zhvillimit të tij. Duke folur për punësimin Kreu i LSI u shpreh se “punësimi është çështja më e madhe që kanë të gjithë shqiptarët sot”. Në këtë drejtim ne kemi një politikë shumë konkrete. Ne do të mbështesim biznesin fason biznesin për prodhimin e veshjeve konfeksioneve me material porositës. Ky është biznesi që ka numrin më të madh të punëtorëve në Shqipëri 100 mijë dhe janë kryesisht gra dhe vajza. është biznesi që përfaqëson numrin më të madh të eksporteve drejt BE gati 800 milionë euro dhe ta lësh në mëshirë të fatit do të thotë të lësh dhjetëra mijëra njerëz pa punë. Para dy javësh 11 mijë gra dhe vajza dolën nga puna sepse 50 ndërmarrje mbyllën aktivitetin e tyre.Meta u shpreh se për bizneset e reja që do krijohen do të përjashtohen nga tatim fitimi në rastet kur punësojnë të paktën 5 punëtor&
euml; për tre vitet e ardhshme dhe do të kenë lehtësira të përshkallëzuara për numrin në rritje të atyre që do të punësojnë. Kostoja e jetesës është një nga problemet e mëdha sidomos për familjet me të ardhura më të pakta.Duke folur për koston e shtrenjtë të jetesës së shqiptarëve Meta theksoi se LSI do të marrë masa për lehtësimin e saj. Kështu ai u shpreh se “do të subvencionojmë energjinë për 300 kilovat/ orë në muaj për konsumatorët familiarë të varfër dhe do të përgjysmojmë TVSH nga 20% deri në 10% për produktet e shportës si vaji orizi makaronat etj.Duke  shpalosur disa nga shtyllat më të rëndësishme të programit elektoral ndër të tjera Meta ka premtuar se do të nxjerrë bujqësinë nga kriza duke subvencionuar deri në 25% përqind për inputet si farërat fidanët pesticidet plehrat kimike karburantin për punimet në bujqësi. Ndrësa përsa i takon subvencionimit të njësisë së prodhimit do të jetë deri në masën 20 %. Meta garantoi se përmes një politike të tillë mbështetëse dhe subvencionuese synohet që brenda 4 viteve gati 60-70 % e importeve të sotme të zëvendësohen me prodhim vendi. “Vetëm me këtë politikë në fushën e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese ne do të realizojmë punësimin e 100 mijë shqiptarëve si në fshat dhe në qytet” u shpreh Meta. Duke u ndalur tek kostoja e jetesës që është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve sidomos për familjet me të ardhura më të pakta Meta premtoi tatim 0 mbi të ardhurat për pagat deri 250 mijë lekë të vjetra. 

0x323030392d30362d3036 Meta ne tregun e Kuçoves.jpg