Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta flet për demagogjinë e programit elektoral të PD dhe premtimet e pambajtura të qeverisjes së PD

Meta flet dhe për raportin kritik të KE për liberalizimin e vizave. Meta: Mori goditje qeverisja klienteliste dhe e papërgjegjshme e Berishës


Meta: Brenda një viti ne do të plotësojmë të gjitha standartet për liberalizimin e plotë të vizave mes Shqipërisë dhe BE-së

Konventa elektorale e dy ditëve më parë të Partisë Demokratike nuk ishte gjë tjetër veçse një përsëritje identike e premtimeve mashtruese elektorale të vitit 2005 nga Partia Demokratike dhe Kryetari i saj z. Berisha. Ndryshimi vetëm këtë herë ishte rritja spekulative e përmasave  të këtyre premtimeve njësoj si interesat e piramidave mashtruese të vitit 96 – 97 të cilat sa më pranë falimentimit vinin aq dhe më marramendëse i kishin interesat e tyre në rritje.
Pra Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që 70 % e shqiptarëve kërkojnë më shumë punësim dhe të ardhura më të larta.
Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që varfëria e shqiptarëve është shtuar dhe se familjet shqiptare nuk mund të jetojnë më me 2 dollarë në ditë.
Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që vendi është në një situatë të egër dhe se duhen iniciativa fiskale për bizneset dhe sidomos për bizneset fason duke i ndihmuar ata për të përballuar sigurimet shoqërore apo për të përjashtuar nga fitimi bizneset në zonat e thella të vendit.
Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar se bujqësia dhe prodhimi bujqësor kanë nevojë për mbështetjen e shtetit dhe shumëfishimin e granteve.
Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar se arsimi dhe sidomos shëndetësia janë në krizë; se analfabetizmi po rritet dhe shërbimi shëndetësor është i sëmuri më i madh në këtë vend ku Kryeministri është mjek dhe ai jo vetëm që nuk premtoi dot ta shërojë por i vetmi premtim që bën është të sjellë kompaninë gjermane për këtë punë.
Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që taksa e tij e sheshtë ka rënduar mbi të gjithë ata që i kanë të ardhurat dhe rrogat e pakta.
Sali Berishës ju deshën katër vjet për të kuptuar që transparenca e tij në prokurimet publike prokurimin elektronik kthimin e pronave apo procesi i legalizimeve janë një dështim i plotë dhe tani del me teorinë në fund të mandatit që të japë shërbime me konçension ndoshta ndonjë kompanie të mikut të tij Fazlliç.
Sali Berisha nuk ka guxim të thotë sesa kilometra rrugë shtroi nga 4 mijë kilometra të premtuara por vazhdon të inagurojë për herë të tretë dhe të katërt disa rrugë fshatrash.
Të paktën një dështim e pranoi se ujin që do t’ua jepte shqiptarëve 24 orë në 2013 kishte premtuar se do ta zgjidhte dhe do tu jepte 24 orë ujë shqiptarëve brenda vitit 2007. A mund të besohet më një Kryeministër i tillë që ju premton shqiptarëve lëvizjen e lirë kur Bashkimi Europian na rendit si më të papërgatiturit në rajon për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.
Prandaj nuk kemi se si të vlerësojmë ndryshe një Qeveri të tillë e cila nuk është në gjendje as të plotësojë detyrimin më minimal për të garantuar prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Për të mos bërë përsëri bilancin e dështimeve të Sali Berishës edhe pas katër viteve të tjera është mëse e qartë se është detyra jonë dhe në radhë të parë e LSI-së për ta nxjerrë njëherë e mirë Sali Berishën në pension në 28 Qershor me votën e lirë të shumicës së qytetarëve shqiptarë. Nuk kemi më kohë për të analizuar dështimet skandaloze të qeverisjes Berisha dhe demagogjinë e tij skandaloze por tani është Koha për Veprim ndaj ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë i ftoj të gjithë demokratët e zhgënjyer të bashkojnë votën për të larguar njëherë e mirë keqqeverisjen e Berishës dhe të gjitha strategjitë që ajo po le pas me në krye tragjedinë e Gërdecit dhe njëkohësisht bashkë me to dhe varfërinë papunësinë dhe skamjen për shumicën e familjeve shqiptare.

Z. Meta si e shikoni qëndrimin mbi raportin e KE për liberalizimin e vizave?

Bashkimi Europian ka standarte të qarta. Edhe për çështjen e liberalizimit të vizave standartet që duhen plotësuar janë paralajmëruar me kohë. Nuk ka goditje më të qartë për mënyrën klienteliste sesi është mësuar të punojë Berisha sesa përgjigja e Bashkimit Europian që është çështje standartesh dhe jo çështje lobingjesh politike apo promovim interesash korruptive sikurse nuk kanë munguar rastet e tilla me elemenëtë edhe të komunitetit ndërkombëtar. Ne garantojmë që brenda një viti do të plotësojmë të gjitha standartet për liberalizimin e plotë të vizave mes Shqipërisë dhe BE-së dhe deri në fund të këtij viti do të heqim vizat me të gjitha vendet e rajonit.

 

0x323030392d30352d3236 08:39)