15 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI z.Meta zhvillon takime me banorë në Zharrëz dhe Portëz të Fierit. Meta shoqërohet nga Nënkryetari i LSI dhe kandidati që udhëheq listën e Fierit për LSI Dritan Prifti dhe kandidatët e tjerë të LSI në Fier
Meta premton statusin e naftëtarit hapjen e 6 mijë vendeve të reja të punës në sektorin e naftës duke mbrojtur dhe mjedisin për të mos dëmtuar banorët e kësaj zone
Meta: LSI garanton një rritje shumë më të madhe ekonomike dhe të qëndrueshme që të kthehet në dobi për shqiptaret dhe jo një rritje ekonomike që të shkojë në favor të Fazlliçit apo miqve të tjerë të Berishës
—
Lideri i LSI Ilir Meta i shoqëruar nga Nënkryetari dhe kandidati që udhëheq listën e kandidatëve të LSI në Fier Dritan Prifti si dhe nga kandidatët e tjerë të këtij qarku zhvilluan takime në Zharrë dhe në Portëz të rrethit të Fierit.
Gjatë vizitës në Zharrë Meta dhe Prifti vizituan zonën e puseve e cila është krejtësisht e ndotur nga puset e naftes që vazhdojnë të funksionojnë nëpërmjet teknologjive të vjetra dhe të konsumuara. Kreu i LSI garantoi se me ardhjen në pushtet pas 28 Qeroshorut LSI do të investojë jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e banorëve të cilët jetojnë në këto zona por edhe për të bërë të mundur hapjen e 6 mijë vendeve të reja pune në sektorin e naftës.
Gjatë takimit me banorët e Zharrës Meta theksoi se dua të shpreh mirëkuptimin më të plotë për këtë problem dhe vështirësi që ka komuniteti juaj dhe është për të ardhur keq që nuk investohet për të mbrojtur shëndetin e banorëve të Zharrës dhe gjithë këtyre komuniteteve ku ekzistojnë puse të tilla me teknologji të vjetër. Kreu i LSI u shpreh se është për të ardhur keq që këto mbetje nuk përpunohen por përkundrazi shkojnë edhe në Seman shkojnë edhe në det dhe dëmtojnë në këtë mënyrë mjedisin dhe turizmin në gjithë këtë zonë.
Më pas duke folur për bujqësinë Meta theksoi se ne i kuptojmë edhe problemet tuaja që keni edhe për zhvillimin e bujqësisë por nuk mund të kuptojmë absurditetin më të madh që një pjesë e banorëve këtu ndjehen të përjashtuar nga punësimi në sektorin e industrisë së përpunimit të naftës. Ndaj ne jemi të vendosur që të shumëfishojmë kapacitetet prodhuese të naftës në vendin tonë sepse jetojmë mbi një pasuri e cila nuk po shfrytëzohet dhe synojmë që brenda katër viteve të hapim 6 mijë vende të reja pune në industrinë e naftës dhe ju siguroj se në radhë të parë do të punësohen banorët e këtyre zonave naftëmbajtëse sepse pasojat për shëndetin në radhë të parë janë të këtyre dhe se largimi nga puna është një pasojë që e vuajnë banorët e këtyre zonave. Dhe ajo që është më e rëndësishmja u shpreh lideri i LSI ne do të garantojmë investime të cilat kanë një tekonologji të përparuar dhe që shoqërohen me zgjidhjen e pasojave për ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e komunitetit tuaj. Ne kemi një program të qartë dhe jemi të vendosur që të ecim përpara në këtë drejtim sepse kjo është një pasuri kombëtare e cila duhet të kthehet në një burim mirëqenie për gjithë vendin por në radhë të parë për ata që jetojnë mbi këtë pasuri.
Nga ana e tij Nënkryetari i LSI dhe kandidati që udhëheq listën e kandidatëve për deputetë të LSI për Fierin Dritan Prifti u shpreh se për sektorin e energjitikës dhe sektorin e naftës jemi konsultuar me profesorët më të mirë të fakultetit gjeologjik shkencëtarët e institutit të naftës për të bërë një program qeverisës për këtë sector që të jetë sa më rezultativ që të jetë sa më në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. Pas 28 Qershorit nuk do të lejohen më këto lloj ndotjesh të ambjentit nuk do të lejohet më që gazi dhe nafta të shkojnë për të dëmtuar shëndetin e qytetarëve tanë nuk do të lejohet më të largohen nga puna 1000 apo 1500 naftëtarë për interesat e ngushta të një kompanie private nuk do të lejohen më që këta naftëtarë të këtyre zonave të mos përfitojnë punësim nga kjo lloj industrie.
Meta prezanton Planin për Veprim në komunën Portëz të Fierit
Gjatë prezantimit të Planit për Veprim në komunën Portëz të Fierit Meta u shpreh se “nuk ka program më të qartë se ai i LSI për të nxjerrë vendin nga kriza për të nxjerrë bujqësinë dhe zonat rurale nga kjo krizë e thellë. Kjo Qeveri nuk ka patur një program të qartë për të mbështetur fermerin shqiptar dhe bujqësinë për të dalë nga kjo krize. Kurse ne tha Meta kemi një program shumë të qartë për subvencionimin në masën 20-25 për qind për të gjitha inputet bujqësore dhe për të vazhduar me subvencionimin me 20 për qind të sasisë së prdhimit por njëkohësisht kemi edhe një politikë shumë të qartë për krijimin e qendrave agropërpunuese që mungojnë sot ku ky prodhim do të grumbullohet.
Më pas Kreu i LSI u shpreh se ne kemi një plan shumë të qartë për punësimin që do të thotë që për çdo vend të ri pune që krijohet sot në bizneset aktuale shteti do të pakësojë deri në 5 mijë lekë të reja tatimet për çdo punëdhënës që do të thotë që për çdo biznes të ri që do të krijohet që do të punësojë të paktën 5 veta për tre vitet e para do të përjashtohet nga tatim- fitimi. Për biznesin fason që punëson më shumë vajza dhe gra dhe që eksporton mbi 600 milionë euro nga Shqipëria për në Evropë në vit ne kemi masa konkrete të cilat e shpëtojnë nga bllokimi dhe falimentimi i tij por dhe që zgjeron aktivitetin për hapjen e sa më shumë vendeve pune. Prandaj kemi dhe një masë të caktuar që për çdo vend të ri pune shteti do të paguajë 100 për qind të sigurimeve shoqërore. I gjithë programi ynë mbështetet mbi logjikën ekonomike por dhe mbi dimensionin social sepse jemi forcë e majtë progresiste jemi forcë e cila garanton një rritje shumë më të madhe ekonomike dhe të q&e
uml;ndrueshme e cila kthehet në dobi tek të gjithë shqiptaret dhe jo një rritje ekonomike që të shkoje në favor të Fazlliçit apo miqve të tjerë të Berishës por një rritje ekonomike që të shkojë tek njerëzit që kanë më shumë probleme.
0x323030392d30352d3233 Meta ne Zharre tek nje pus nafte.jpg 18:54)