Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takon fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve

Meta: Do të garantojmë strehim arsimim dhe punësim për të gjithë fëmijët jetimë 

Lideri i LSI z.Ilir Meta takoi sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria të mbledhur në një festë të organizuar posaçërisht për to. Vetë Presidenti i Shoqatës së Jetimëve u shpreh se “LSI ishte e vetmja forcë politike që u kujtua për jetimët dhe Kryetari i kësaj force z.Meta i vetmi lider që iu përgjigj ftesës së Shoqatës së Jetimëve për të qenë i pranishëm në takimin me fëmijët jetimë nga e gjithë Shqipëria sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve”. Vetëm para pak javësh lideri i LSI vizitoi një familje jetimësh në periferinë e Tiranës që jetonin në kushte të vështira në varfëri pa strehim dhe punësim. Meta premtoi se pas fitores së LSI në 28 Qershor do të krijohen të gjitha mundësitë për t’u arsimuar dhe për t’u shkolluar në mënyrë të denjë dhe për të patur mundësi për t’u punësuar dhe njëkohësisht për strehim që ngelet një problem kyç i cili nuk mund të zgjidhet pa marrë përsipër shteti dhe qeveria kredi me interesa të ulta dhe afatgjata.   
Duke i përshëndetur sot fëmijët jetimë në Ditën Kombëtare të tyre Meta u shpreh se “në këtë ditë shumë të rëndësishme jo vetëm për ju por për të gjithë shoqërinë tonë e cila duhet të jetë shumë herë më e ndjeshme sesa sot jo vetëm për fatin tuaj por dhe për vetë perspektivën e një shoqërie e cila nuk  mundet të ecë përpara nëse nuk është njerëzore nëse nuk është sociale dhe nuk tregon vëmendje në radhë të parë ndaj fëmijëve jetim. Nuk ka gjë më të rëndë tha Meta sesa një fëmijë të rritet pa ngrohtësinë e prindit por nuk  ka gjë akoma më të rëndë që një shoqëri apo një shtet të mos jenë të ndjeshëm ndaj kësaj gjëje. Unë personalisht nuk është se vij këtu për arsye të karakterit politik unë kam qenë gjithnjë pranë jetimëve. Kur kam qenë Kryeministër tha Kreu i LSI asnjëherë nuk e kam bërë Vitin e Ri pa e festuar një herë me jetimët dhe kam qenë vazhdimisht në marrëdhënie të hapura dhe bashkëpunuese me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve por edhe me grupe fondacione dhe shoqata që kanë mbështetur jetimët. Unë vetë dhe familja ime përveçse kujdesemi për 3 fëmijët tanë kujdesemi edhe për shkollimin e 3 fëmijëve jetimë. Por sadoqë përpiqemi ne individualisht apo familjarisht sado që përpiqemi të jemi të ndjeshëm në shoqërinë tonë sado të kontribuojnë shoqatat që unë i falënderoj për përkrahjen që japin dhe shoqatën tuaj për fëmijët jetim në të gjithë vendin asgjë nuk mund të zëvendësojë dhe nuk duhet të zëvendësojë kontributin e shtetit nuk duhet të zëvendësojë kontributin dhe obligimin e Qeverisë për të bërë shumë më tepër.
Meta u shpreh se ne jemi të bindur dhe do të realizojmë që statusin e fëmijës jetim ta përfitojnë dhe ata që kanë vetëm një prind. Ne së bashku me Kryetarin e Shoqatës z.Aliaj kemi shkuar në një ambient të papërshtatshëm për të jetuar vetëm pak metra në një nga akset kryesore të Tiranës tek Shkolla Teknologjike ku vërtetë që ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe e papranueshme. Kemi takuar fëmijë jetim apo jetimë që ishin në moshë madhore pa punë asnjë mundësi për të përballuar jetën nuk kishin të ardhura as për të paguar faturën e energjisë elektrike. Unë dua të siguroj që do bëj gjithçka që është e mundur pasi mundësitë janë pafund kur ekziston vullneti i shtetit dhe i Qeverisë për të lehtësuar jetën tuaj për të krijuar gjitha mundësitë për t’u arsimuar dhe për t’u shkolluar në mënyrë të denjë për të patur mundësi për t’u punësuar dhe njëkohësisht për strehim që ngelet një problem kyç i cili nuk mund të zgjidhet pa marrë përsipër shteti dhe Qeveria kredi me interesa të ulëta dhe afatgjata në mënyrë që secili të ketë mundësi të krijojë familjen e  tij. Vetëm në këtë mënyrë theksoi kreu i LSI ne do të jemi të gjithë më të qetë dhe unë dhe ju do të jemi më të lumtur dhe më të sigurt për të ardhmen tuaj.

 

0x323030392d30352d3230 META ME FEMIJET JETIME – Kryetari i LSI Ilir Meta duke folur gjate nje aktiviteti te organizuar ne TOB me rastin e Dites Nderkombetare te Femijeve Jetime.jpg 19:28)