Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta përshëndet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO Meta: Shqipëria në NATO është një përgjegjësi e madhe për politikën shqiptare për qeverinë por edhe për opozitën për të realizuar zgjedhje të ndershme dhe të lira

Duke përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO lideri i LSI z.Meta u shpreh se -“Shqipëria në NATO është një lajm i lumtur për të gjithë shqiptarët dhe populli ynë e meriton këtë vlerësim të Aleancës dhe të SHBA-së në radhë të parë”. Por Shqipëria në NATO është njëkohësisht një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për politikën shqiptare për Qeverinë por edhe për opozitën për të realizuar zgjedhje të ndershme dhe të lira si dhe për të zgjidhur çështjen e kartave të identitetit në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësinë për të votuar dhe për të shprehur vullnetin e tyre. Meta bëri apel që- Shqipëria në NATO është një përgjegjësi shumë e madhe për politikën shqiptare që ta kthejë këtë mesazh sigurie dhe lirie për kombin tonë në një avantazh për m të organizuar nga Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (LDLNJ)
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka përshëndetur sot “Konferencë e minoriteteve” të organizuar nga Partia  Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (LDLNJ). Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Kryetari i LDLNJ z.Ligoraq Karamelo Sekretari i përgjithshëm i LSI-së z.Petrit Vasili si dhe përfaqësues të minoriteteve në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi Meta shprehu shqetësimin e tij duke thënë se-është për të ardhur keq që kërkohet të arrihet një proces integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian kur ne brenda vendit kemi jo procese integruese por polarizuese nga pikëpamja sociale shoqërore ekonomike dhe padyshim këto pasoja i vuan sot vendi ynë në mënyrë të veçantë këto minoritete. Ndaj u shpreh kreu i LSI unë jam këtu sot për të dhënë një mesazh për një integrim brenda vendit brenda shoqërisë sonë sepse në fund të fundit  standardi i respektimit të pakicave është standard i demokracisë në vend.
Në këtë drejtim Meta shtoi se ne shohim që ka shumë fjalë por nuk ka veprim nuk ka vendime nuk ka projekte dhe nuk ka ndërgjegjësim real për të rritur kushtet e jetesës në këto pakica. Ndaj Kryetari i LSI-së shtoi se- ne kemi një program të veçantë sikurse është punësimi jetik për të ndihmuar shtresat më të prekura të shoqërisë sonë. Që do të thotë për çdo familje apo një pagë të qëndrueshme një prej anëtarëve të familjes do të punësohet nëpërmjet programeve që ne do të ndërmarrim për nxitjen e investimeve publike pranë komunitetit.
Gjithashtu Meta shtoi se- përveç këtij projekti që është një program shumë i shpejtë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë akute unë ju siguroj që në qeverisjen e ardhshme të gjitha vendimet do të merren në funksion të rritjes së punësimit. “Për çdo vend pune që do të shtohet në bizneset ekzistuese shteti dhe Qeveria do të krijojë lehtësira tatimore sidomos për çdo vend pune për gratë dhe sidomos për gratë kryefamiljare”.  0x323030392d30342d3035 Meta ne Konferencen e minoriteteve.JPG 16:55)