Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta prezanton Planin për Veprim në Vlorë. Meta jep garanci për zhvillim të turizmit

Karaburuni do të shëndërrrohet në perlën turistike të gjithë Mesdheut

META: Duke votuar për LSI dhe për Ilir Metën vlonjatët do të votojnë për një nga projektet më të bukura dhe më përrallore që Ilir Meta dhe LSI kanë për Vlorën dhe për bregdetin tonë që është pikërisht shndërrimi i një gadishulli jashtëzakonisht të bukur interesant dhe me potenciale të jashtëzakonshme turistike që është ai i Karaburunit nga një gadishull që sot shërben vetëm për kullota në një nga perlat e Mesdheut për të zhvilluar Turizmin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar Planin për Veprim në qytetin e Vlorës. Lideri i LSI-së Ilir Meta i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të kësaj partie në qarkun e Vlorës kanë zbuluar me detaje shtyllat e programit elektoral dhe qeverisës të LSI për 4 vitet e ardhshme. Meta garantoi të gjithë vlonjatët dhe shqiptarët se duke votuar për LSI do të votojmë për realizimin e projekteve më të bukura dhe më përrallore të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Një ndër këta projekte është edhe bërja e një master-plani për shndërrimin e një gadishulli jashtëzakonisht të bukur interesant dhe me potenciale të jashtëzakonshme turistike që është ai i Karaburunit nga një gadishull që sot shërben vetëm për kullota në një nga perlat e Mesdheut për të zhvilluar Turizmin.
Meta theksoi se Plani për Veprim i LSI synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët një dinamikë krejt ndryshe nga ajo aktualja për ndryshimin e vendit e cila nuk mund të vijë përmes fjalëve deklaratave përmes fjalimeve por vetëm përmes Kohës për Veprim. Ndaj dhe Plani ynë për Veprim fillon pikërisht me punësimin dhe jo më kot ne e theksojmë çështjen e punësimit si çështjen themelore që ka sot vendi që kanë sot shqiptarët dhe mbi të cilën do të ndërtohen të gjitha politikat shtetërore qeverisëse fiskale dhe arsimore. Sepse shqiptarët do të kenë mirëqenie vetëm duke u bazuar tek puna dhe tek djersa e tyre vetëm në këtë mënyrë do të kemi rritje të prodhimit do të kemi edhe rritje të ekonomisë dhe produkteve tona.
Meta tha se dy janë dhe objektivat tona për punësimin. Së pari për për hapjen e 100 mijë vendeve të qëndrueshme të punës gjatë 4 viteve të ardhshme dhe së dyti një program i veçantë për të ndihmuar çdo familje që jeton në varfëri kritike dhe që nuk ka asnjë të punësuar të paktën përmes programit të punësimit jetik për një periudhë afatshkurtër t’i garantohet një punësim i cili njëkohësisht do të japë mundësi për t’u kualifikuar për të hyrë në tregun e qëndrueshëm të punës në perspektivë.
Po kështu unë do t’ju them u shpreh kreu i LSI se kostoja e jetesës dhe lehtësimi i saj është prioritet themelor i LSI. Për këtë qëllim për të përballuar dhe zbutur efektet e krizës globale dhe taksës së sheshtë ne kemi një program të qartë i cili synon që të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha të ardhurat dhe pagat deri në 250 mijë lekë në muaj nga 100 mijë që është sot. Ndërsa për diferencën apo për taksën tjetër nga 250 mijë deri në 500 mijë lekë në muaj tatim-fitimi do të paguhet për diferencën mbi 250 mijë lekë. Kjo është një masë tjetër lehtësuese për të zbutur efektet negative të taksës së sheshtë mbi grupet sociale me të ardhura më të pakta. Njëkohësisht një masë tjetër lehtësuese të ndihmës ekonomike do të jetë edhe çmimi i subvencionuar i energjisë për konsumatorët familjarë deri në 300 kilovat orë në muaj e njëkohësisht përgjysmimi i TVSH-së për faturat e energjisë për konsumatorët familjarë nga 20 për qind në 10 për qind.

Programi i LSI synon krijimin e një sistemi të plotë agraro-industrial i cili do të bëjë të mundur që çdo gjë të funksionojë në mënyrë perfekte që mos të ketë asnjë pengesë asnjë ndërprerje pasi ne do të subvencionojmë nga 25-50 të imputeve në bujqësi do të subvencionojmë prodhimin deri në masën 30 për qind e njëkohësisht do të garantojmë krijimin e një industrie agropërpunuese që është një problem i madh sot në vend kur këto prodhime do të grumbullohen por edhe do të përpunohen.
Përsa i takon turizmit Meta tha Vlora është një kryeprioritet për LSI sepse Vlora përfaqëson bregdetin me interesant të vendit tonë bregdetin me atraktiv i cili ka nevojë për disa investime në mënyrë që të kthehet vërtetë në një nga qendrat me atraktive të të gjithë Mesdheut.
Për të rritur dhe zgjeruar kapacitetet e portit të Vlorës unë dëshiroj të theksoj angazhimin tonë për të realizuar të gjitha ato masterplane që zhbllokojnë zhvillim e turizmit në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin tonë. Së dyti unë dua t’u siguroj që duke votuar për LSI dhe duke votuar për Ilir Metën vlonjatët do të votojnë për një nga projektet më madhore më të bukura dhe më përrallore që Ilir Meta dhe LSI kanë për Vlorën dhe për bregdetin tonë që është pikërisht shndërrimi i një gadishulli jashtëzakonisht të bukur interesant dhe potencial të jashtëzakonshëm turistik që është ai i Karaburunit nga një gadishull që sot shërben vetëm për kullota në një nga perlat e Mesdheut për të zhvilluar Turizmin dhe brenda katër viteve të ardhshme unë dua t’ju siguroj ashtu sikurse kur isha Kryeministër premtova fillimin e ndërtimit të rrugës së bregdetit dhe e filluam në pjesën më të vështirë me rrugën e Llogarasë ku nuk kishte vënë dorë që nga pushtimi i Austro-Hungarezëve do të fillojmë dhe do të realizojmë rrugën nga Pashalimani deri në Palasë për ta kthyer gadishullin e Karaburunit më të bukurin dhe më tërheqësin në Europë.

0x323030392d30352d3136 Meta prezanton Planin per Veprim ne Vlore.JPG 14:32)