15 Feb Lideri i LSI
” Lideri i LSI z.Ilir Meta pret në selinë e LSI shefen e Misionit të ODIHR-it znj.Glover Meta: Shqiptarët po hasin vështirësi në procesin e pajisjes me karta identiteti
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një takim me Shefen e Misionit të ODIHR-it znj.Glover. Gjatë këtij takimi Meta dhe Glover diskutuan për problemet kryesore që hasen në realizimin e standarteve të zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Pas takimit lideri i LSI deklaroi se “me shefen e misionit të OSBE-ODIHR znj.Glover kemi diskutuar për zgjedhjet e 28 Qershorit. Kemi shkëmbyer mendime të ndryshme për problemet kryesore të standarteve të zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe natyrisht ne kemi shprehur përsëri shqetësimin tonë për vështirësitë e mëdha që po hasin shqiptarët për t’u pajisur me kartat e identitetit. Kemi kërkuar për të sçaruar këto proçedura kaq të ngarkuara dhe së dyti kemi kërkuar që Qeveria të tregojë një vullnet të sinqertë për të mbështetur nga pikpamja logjistike të gjithë procesin që të mos zvarritet deri tani se përndryshe kemi një ambjent kontestues të procesit të ardhshëm zgjedhor që nuk është në interes të vendit tonë. Gjithashtu kemi shprehur shqetësimin lidhur me transparencën e mediave dhe njëhkosisht
me përpjekjen artificiale të dy forcave politike për të prejashtuar nga debatet në radhë të parë Lëvizjen Socialiste për Integrim që tregon qartë një frikë nga mungesa e argumentave
për ballafaqimin për çështjet më të rëndësishme që ka vendi dhe që kanë qytetarët. Dhe së treti kemi kërkuar marrjen e masave për të patur të gjitha standartet e premtuara në Kodin elektoral lidhur me administrimin e procesit të dytë në zgjedhje pasi dita e zgjedhjeve është gjithashtu shumë e rëndësishme sesa vetë fushata zgjedhore dhe natyrisht kemi shprehur rezervat tona lidhur me vullnetin e deritanishëm në radhë të parë të qeverisjes dhe të mazhorancës për zgjedhje të lira dhe të ndershme me 28 Qershor në Shqipëri.
Meta u shpreh se njëkohësisht gjatë takimit kemi treguar disponibilitetin tonë më të madh për të bashkëpunuar me OSBE-ODIHR për të performuar me të gjithë faktorët e tjerë të cilët kanë një rol për të luajtur për mbarëvajtjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Shqipërinë por njëkohësisht do të thosha shumë të rëndësishëm edhe për NATO pasi Shqipëria është një vend i ri anëtar i NATO-s dhe këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë vetëm me krebilitetin e Shqipërisë por dhe me krebilitetin e kësaj aleance lirie dhe demokracie në radhë të parë dhe së dyti dhe për Bashkimin Europian pasi Shqipëria është një vend që aspiron të fitojë pak me vendin kandidat gjë që nuk mund të ndodhë pa realizuar një standart të ri me zgjedhje të lira dhe të ndershme me 28 Qershor.
0x323030392d30352d3134 Meta – Glover.jpg 8:54)”