Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI takim me qindra përkrahës të LSI në Njësinë Bashkiake nr.2 në Tiranë

Meta prezanton kandidatin për deputet në këtë njësi ish-rektorin Prof.Shezai Rrokaj
Meta: Alternativa jonë është më realistja synon punësimin e 100 mijë shqiptarëve
— 
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi një takim mjaft entuziast me qindra përkrahës të LSI në Njësinë Bashkiake nr.2 në Tiranë. Në këtë takim Meta prezantoi si kandidat për deputet të LSI në njësinë nr. 2 ish-Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof.Shezai Rrokaj.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të qindra të pranishmëve lideri i LSI Meta u shpreh se “ne kemi një program shumë të qartë që e kemi bazuar nga fillimi deri në fund tek punësimi. Alternativa që vërtetë që jep siguri begati dhe integrim për shqiptarët është vetëm alternativa e punësimit e krijimit të mundësive për punësim për të gjithë që të ushtrojnë aftësitë dhe talentet e tyre në profesione të caktuara në sfera të caktuara sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë të jetojnë me dinjitet të mbajnë familjet e tyre me dinjitet dhe të rrisin fëmijët me dinjitet. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë vërtetë të jemi të qetë dhe të sigurt sepse është një shoqëri e cila po punon në strese të jashtëzakonshme sepse nuk ka asnjë politikë që t’i orientojë  njerëzit që t’i ndihmojë dhe t’i lehtësojë problemet e tyre.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “ju e shikoni se në çfarë gjendje është situata ekonomike në vend në çfarë gjendje është biznesi në përgjithësi dhe qeveria nuk do t’ia dijë fare nuk merr asnjë masë për këtë gjë. Do hapë 300 mijë vende pune thotë Sali Berisha për 4 vitet që vijnë ndërkohë që para disa ditësh u deklarua se u mbyllën 11 mijë vende pune nga industria e fasonëve e prodhimit të veshjeve me material porositës që është industria që ka numrin më të madh të të punësuarve rreth 100 mijë veta dhe janë kryesisht vajza dhe gra.
Kjo qeveri nuk do t’ia dijë që kur biznesi kërkon ndihmë i kthen kurrizin jo vetëm kaq por kur bën mbushjen e arkës së buxhetit të shtetit e mbush dhe në mënyrë arbitrare i merr edhe ato tatimet parapagim i vë dhe gjobat dhe kështu me rradhë. Këto nuk rëndojnë thjeshtë vetëm biznesmenin por rëndojë mbi aktivitetin dëmtojnë njerëzit që janë të punësuar. Ndaj kjo alternativë që ne kemi për këto zgjedhje besoj se është më realistja. Ajo synon të përgjysmojë numrin e të papunëve sot përsa i takon fuqisë aktive por jo vetëm kaq por dhe të zgjerojë aktivitetet prodhuese në vend dhe sidomos aktivitetet që mundësojnë një rritje të prodhimit vendas dhe uljen e ndjeshme të importeve gjë që do të reflektonte në një forcim të ekonomisë tonë kombëtare dhe do të sillte dhe një forcim dhe një mirëqenie të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Në të gjitha drejtimet politikat tona do të synojnë tek punësimi që nga  politikat fiskale dhe tatimore e deri tek politikat arsimore e kështu me rradhë. Ne jemi për një qeverisje praktike konkrete një qeverisje që nuk është peng i demagogjisë së saj dhe i frazave ta pakuptimtave. Prandaj dhe slogani Koha për Veprim është koha për të marrë vendim është koha për të sqaruar gjërat është koha për të vendosur prioritet dhe për të ecur me këto prioritete.

 

0x323030392d30352d3134 Meta takim te njesia 2 ne Tirane.JPG 10:13)