Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI Ilir Meta takim me qindra qytetarë të njësisë nr.5 në Tiranë Meta: Saliu bëri aplikimin elektoral për në BE ne do të bëjmë nënshkrimin real të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
 

Lideri i LSI Ilir Meta zhvilloi një takim me qindra përkrahës të LSI në njësinë nr.5 në Tiranë tek rruga “Komuna e Parisit”. Në këtë takim Meta shoqërohej nga Zv.Kryetari i LSI Pëllumb Xhufi Nënkryetarja Erisa Xhixho dhe nga Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun Luan Rama. Meta u shpreh i sigurtë se LSI i njeh më mirë se të gjitha forcat e tjera problemet e kësaj zone të kryeqytetit ndaj dhe do të jetë garante për zgjidhjen e tyre për 28 Qershorit.
Gjatë këtij takimi Meta u shpreh se 28 Qershori është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik sepse shqiptarët kanë në dorë me votën e tyre fatin e tyre dhe të vendit tonë të përbashkët për  vitet që vijnë. Ndaj unë do t’ju ftoja të gjithëve që të angazhohemi fort gjatë këtyre pak javëve jo vetëm për tu pajisur të gjithë ata që s’kanë pasaporta me karta identiteti por mbi të gjitha për t’jua bërë të qartë të gjithë qytetarëve të kësaj zone dhe të gjithë Tiranës dhe Shqipërisë që nuk mund të vazhdohet më me një Kryeministër mashtrues si Sali Berisha. Nuk mund të vazhdohet më me një Kryeministër që premton se do të hapë 300 mijë vende pune kur vetëm para një jave përfaqësuesit e biznesit fason që kanë numrin më të madh të të punësuarve në vend  deklaruan se 50 ndërmarrje bllokuan aktivitetet e tyre dhe 11 mijë punonjës që kryesisht janë gra dhe vajza po qëndrojnë në shtëpi sepse Qeveria nuk i mirëkuptoi kërkesat e tyre nuk i vlerësoi shqetësimet e tyre dhe nuk i mbështeti.
Kur Qeveria nuk mbështet këtë lloj biznesi që punëson 100 mijë shqiptarë dhe që jep një kontribut shumë të madh edhe për punësimin edhe për të përballuar varfërinë në familjet e thjeshta shqiptare kur nuk po përkrah këtë biznes që prodhon gati 600 milionë euro eksporte atëherë çfarë garancie mund të japë kjo Qeveri se mund të zgjidhë problemet e papunësisë në të ardhmen.
Duke vazhduar më tej Meta shtroi pyetjen se si mund të besohet një kryeministër që krenohet se paska rritur pensionet kur ne e dimë shumë mirë se sa janë rritur çmimet se sa janë rritur faturat e shërbimeve që nga energjia elektrike e të gjitha me radhë dhe kur e dimë shumë mirë se shumica e pensionistëve shqiptarë nuk përballojnë dot as çmimet e ilaçeve për shëndetin e tyre. LSI paraqiti një projektligj për moshën e tretë në parlament për të zgjidhur disa nga nevojat më jetike të individëve të kësaj moshe dhe ky projektligj u rrëzua nga Qeveria aktuale. Sepse Sali Berisha nuk do t’ia dijë për pensionet qesharake përballë kostos në rritje te jetesës për pensionistët shqiptarë sepse Saliut pensionin ia garanton Fazlliçi.
Ne dëgjojmë Berishën që thotë se futëm Shqipërinë në NATO dhe tani jemi ndryshe. Ne e dimë shumë mirë tha Meta se futja në NATO ishte një vendim i SHBA dhe i vetë NATO për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan dhe populli shqiptar ka një meritë të madhe sepse është populli më pro NATO nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Por a ka ndryshuar gjë këtu në Tiranë të re ku mungon uji herë pas here a ka ndryshuar gjë në Laprakë ku rruga është për të qarë hallin apo që listat në dyqane janë zgjatuar shumë këto katër vite? A ka ndryshuar ndonjë gjë këtu? Standardet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian nuk kanë të bëjnë me propagandën dhe demagogjinë për qëllime elektorale. Por ju keni nevojë për një alternativë dhe për një Qeveri që të zgjidhë problemet me të cilat ju ndesheni çdo ditë dhe forca që i njeh më mirë këto probleme është Lëvizja Socialiste për Integrim theksoi Lideri i saj Meta.
Ju nuk do të zhgënjeheni nga votat që do të jepni për ne dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim sepse më 28 Qershor një gjë është fare e qartë dhe e kthjellët forca fituese do të jetë LSI sepse ajo është forca që do të ofrojë garancitë që qeverisja e ardhshme do të jetë vërtetë e majtë vërtetë sociale dhe vërtetë për të ndihmuar njerëzit dhe do të jetë një qeverisje progresiste që do ta çojë Shqipërinë përpara dhe do ta afrojë realisht me Bashkimin Evropian. Saliu bëri aplikimin elektoral për në Bashkimin Evropian unë dua t’ju siguroj se ne do të bëjmë nënshkrimin real të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 0x323030392d30352d3130 Meta takon qytetare te njesise nr.5 ne Tirane.JPG 20:07)