Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvillon një vizitë në një serë të kultivimit të domates në Krutje te Lushnjes. Meta bashkëbisedon me fermerin pronar të serës Meta: Programi konkret i LSI është subvencionimi nga 25 deri në 50 për qind të gjitha inputeve bujqësore që nga punimi i tokës plehrat kimike farërat fidanët deri në subvencionimin në masën 20 për qind të sasisë së prodhimit

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta ka vizituar një serë të ndërtuar nëpërmjet një teknologjie moderne për kultivimin e domates gjatë një vizite në Krutje I shoqëruar edhe nga deputeti Spartak Braho dhe anëtari i Kryesisë së LSI Prof. Tokli Thomai Meta bashkëbisedoi gjatë me fermerin pronar të serës z. Rako Kola i cili i shprehu Kreut të LSI vështirësitë dhe problemet që ndesh për mirëmbajtjen e kësaj sere e cila kultivon domatet nëpërmjet sistemit të ngohjes. Ai u shpreh se këtë serë e ka ndërtuar që në vitin 2000 dhe për shkak të vështirësive që has për shitjen e produktit të tij ka të punësuar vetëm 5 punonjës. Rako Kola pohoi se e vetmja rrugëzgjidhje për shitjen në treg të produkteve të tyre është ngritja e një qendre grumbullimi.
Para se të vizitonte serën e këtij fermeri i cili e ka ngritur falë investimeve individuale Kryetari i LSI Ilir Meta u ka shpërndarë punonjësve të serës programin elektoral të LSI.
Pasi ka vizituar edhe ambjentet e brendshme të serës Meta deklaroi se programi konkret i LSI është mbështetja dhe subvencionimi nga 25 për qind deri në 50 për qind nga ana e Qeverisë përmes buxhetit të shtetit të të gjitha inputeve bujqësore që nga punimi i tokës plehrat kimike farërave fidanëve deri në subvencionimin në masën 20 për qind të sasisë së prodhimit për të vijuar më tej me mbështetjen për ngritjen e qendrave të grumbullimit dhe tregtimit. Njëkohësisht programi parashikon ngritjen e gjithë asaj industrie agropërpunuese e cila është pothuajse e papërfillshme në këto momente në mënyre që të plotësohet i gjithë zinxhiri agroindustrial.
Ne jemi të kënaqur që vizituam sot një serë me ngrohje për kultivimin e domates u shpreh Meta e cila është vërtet një investim i mrekullueshëm një investim që për fat të keq janë të pakta në vendin tonë pasi kuptohet që këto janë iniciativa të mëdha që duan patjetër mbështetje të veçantë me një program special të Qeverisë dhe ministrisë së Bujqësise në mënyrë që të shumëfishohen aktivitete dhe iniciativa të tilla. Programi ynë  për bujqësinë do të ketë mbështetje më të veçantë duke patur parasysh edhe veçoritë dhe problemet e tyre më specifike ku një nga më kryesoret është subvencionimi i kostos së ngrohjes që zë një peshë të konsiderueshme por edhe probleme të tjera pasi ne kemi nevojë të rrisim prodhimin në vend.

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim entuziast me qindra të rinj në Pallatin e Sportit të Krutjes
Meta: Është Koha për Veprim sepse rinia kërkon mundësi më të mira për t’u shkolluar sepse sistemi ynë arsimor duhet reformuar dhe orientuar drejt tregut të punës

Lideri i LSI z.Ilir Meta është pritur me entuziazëm nga qindra të rinjë e të reja në një takim të organizuar në Pallatin e Sportit në Krutje. Në këtë takim me një pjesmarrje të gjerë të Lëvizjes Rinore për Integrim të Krutje Meta shoqërohej edhe nga deputeti Spartak Braho dhe nga anëtari i Kryesisë Prof.Tokli Thomai si dhe të tjerë drejtues te LSI. Pas përshëndetjeve të anëtarëve më të rinj të cilët i janë bashkuar LRI mori fjalën Kreu i LSI Ilir Meta.
Meta u shpreh se “LSI është padyshim forca politike që mendon dhe punon më shumë për të krijuar mundësi të pafundme për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Ndaj tha kreu i LSI “është Koha për Veprim sepse rinia kërkon mundësi më të mira për t’u shkolluar është Koha për Veprim sepse sistemi ynë arsimor duhet reformuar dhe orientuar drejt tregut të punës sistemi ynë i përgjithshëm duhet t’i lërë vend gjithnjë e më shumë arsimit profesional sepse kemi nevojë të zhvillojmë një sistem arsimor në funksion të punësimit në funksion  të realizimit të mundësive për të ndërtuar një jetë bazuar në punë e mbi të gjitha në një punë e cila gjithashtu bazohet në resurset e vendit.
Më tej Meta theksoi se “Krutja ka resurse të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësise dhe të turizmit ka resurse të jashtëzakonshme jo vetëm për punësimin e këtij komuniteti të mrekullueshëm dhe jo vetëm të krijojë mirëqenie për banorët e saj por njëkohësisht të kontribuojë më shumë për rritjen ekonomike për të nxjerrë bujqësinë nga kjo krizë e prodhimit dhe për të ndihmuar ekonomine tonë kombëtare që mos të varet në menyre aq inferiore nga importet sikurse ndodh sot edhe me importet bujqësore dhe ushqimore.
Dhe unë kam besim u shpreh Meta se programi i LSI për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza dhe për zhvillimin e turizmit dhe modernizmin e sektorit të shërbimeve është ai program që do të garantojë në katër vitet e ardhshme hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune që do të ndihmojë mijëra të rinj e të reja që të punësohen e që të shohin të ardhmen në Shqipërinë tonë europiane.
Unë ju ftoj te gjithëve që më 28 Qershor t’u themi të gjithë të rinjve të Shqipërisë se në radhë të parë Koha për Veprim do të thotë Koha për rininë është momenti që ajo të marrë një rol më të madh dhe vendimtar për ndërtimin e Shqipërisë europiane pikërisht këtu në Divjakë dhe në të gjithë Shqipërinë sepse vendi ynë i ka të gjitha mundësitë të jetë një vend europian që shqiptarët të punojnë tokat e tyre këtu dhe jo jashtë që shqiptarët të punojnë në bregdetin e tyre dhe jo në bregdetet e të tjerëve. Është Koha për Veprim është koha për rininë dhe është Koha për Shqipërinë përfundoi fjalën në mes entuziasmit të të rinjve të Divjakës lideri i LSI z.Meta. 0x323030392d30352d3039 Meta viziton nje s
ere domatesh ne Divjake…JPG