Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim me qindra të rinj të LRI në Shkodër 19:54 Në takim Meta shoqërohej nga kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër
 
Meta: Eshtë koha për veprim për t’i ofruar Shkodrës dhe krejt Shqipërisë një alternativë që ndihmon për të krijuar një të ardhme të sigurt për të gjithë dhe në mënyrë të veçantë për ata të cilat ndeshen çdo ditë me varfërinë me papunësinë dhe me mundësitë e kufizuara për të shkolluar fëmijët e tyre
 

 
 
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim me qindra të rinj të LRI në Shkodër. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI në Shkodër Prof.Sokol Axhemi Seit Fishta Nora Malaj Vjollca Vuçini dhe Ylljon Hasanaj Meta shprehu besimin në një fitore të sigurtë të LSI në Shkodër pasi “gjithë këta të rinj energjikë që mbështesin pa rezerva LSI e garantojnë këtë”.
Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se “është një kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu mes kësaj rinie të mrekullueshme por edhe në mes të këtyre kandidatëve dhe kandidateve të mrekullueshëm që ka LSI në Shkodër”. Lideri i LSI theksoi se “ne do të arrijmë vlerat më të mira të popullit të qytetit të Shkodrës dhe të gjithë qarkut të Shkodrës. Unë e dua Shkodrën sepse e dua Shqipërinë dhe Shkodra do të thotë shumë për historinë e Shqipërisë do të thotë shumë për kulturën e Shqipërisë dhe mbi të gjitha se Shkodra do të thotë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.
Ndaj është koha për veprim tha Meta për t’i ofruar Shkodrës një alternativë e cila ndihmon për të krijuar një të ardhme të sigurt për të gjitha familjet shkodrane dhe në mënyrë të veçantë për ata të cilat ndeshen çdo ditë me varfërinë që ndeshen çdo ditë me papunësinë me mundësitë e kufizuara për të shkolluar fëmijët e tyre. Më pas Meta i uroi suksese kandidatëve të LSI në këtë fushatë interesante ku Lëvizja Socialiste për Integrim udhëheq gjithmonë me ide dhe me një frymëzim konstruktiv që sjell shpresë që sjell mbarësi dhe padiskutim sjell fitoren në radhë të parë për të rinjtë shqiptarë.
Ndërsa Nënkryetari i LSI Prof. Sokol Axhemi u shpreh se “do të jetë rinia shkodrane ajo që do t’i japë fitoren me 28 Qershor LSI”.
Axhemi theksoi gjithashtu se “po të bëhen votimet sot në Shkodër të jeni të bindur që forca politike më e organizuar është Lëvizja Socialiste për Integrim. Ajo do të ndryshojë shqipërinë me Ilir Metën ajo do të ndryshojë Shkodrën me deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
  0x323030392d30352d3037